Episodi i katërt ( 4 )
Gruaja dhe dija (4)
Gratë janë të një gjaku me burrat në kërkimin e dijes:
“Gruaja është gjysma e shoqërisë, madje ajo e lind gjysmën tjetër të saj, ajo është shoqëria në vetëvete. Dhe se heronjt edukoheshin pikërisht në prehrin e saj, ndërsa dijetarëtrriteshin pikërisht me përkujdesjen e dashurisë së tyre, sikurse të devotshmit përfitonin prej përvojave të saj dhe praktikave të saj. E kur dija ishte shembull që tregonte vlerën e dijetarëve si ndërtues të shoqërisë Islame, Islami nuk i mohoi mbi gruan të drejtat e saj për të mësuar, apo që t’a konsideronte të mësuarit e saj si një çështje dytësore, por përkundrazi e konsideroi të mësuarit e saj një çështje të domosdoshme.
Por vallë cila është ajo dije që kihet për qëllim nga Islami?! Ajo është dije e cila përputhet me natyrën e femrës dhe obligimet e saj përgjatë jetës, e që përputhet me natyrshmërinë e saj dhe specifikat e saj me të cilat Allahu i pajisi me to. Kështu që femra mësonte prej çështjeve të akides (kredos) së fesë së saj, adhurimeve të saj, moraleve të saj, dhe gjithçka që kërkohet prej saj për përkujdesjen ndaj bashkëshortit të saj, familjes së saj dhe edukimit të fëmijëve të saj, dije e cila e ndihmon atë të kuptojë realitetin e saj dhe mënyrën e bashkëjetesës me të.
Gruaja në shekujt e nderuar, mësonte Kur’anin Fisnik, dhe të mësuarit e saj nga i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i ndriçuan mendjen e ia kthjelluan zemrën e saj, e si jo, kur ajo lexonte fjalën e të Lartësuarit: {ولهن مثل الذي عليهن بالمعروف} - {…dhe se për to (gratë) ka (të drejta)ashtu siçka ndaj tyre (përgjegjësi), sipas arsyes…}
Apo thënia e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
«إنما النساء شقائق الرجال» - « Gratë janë të një gjaku (përgjegjësie) me burrat».
Madje gjejmë se librat e historisë shënuan fillesat e para të zbritjes së shpalljes, dhe se si u trondit me të shtëpia pejgamberike, dhe se ajo ishte besimtarja e parë që besoi, ishte shijuesja dhe lexuesja e parë e shpalljes qiellore, kontribuesja e parë në rrugë të davetit (thirrjes) Islame prej vetes dhe pasurisë së vet, gruaja besnike Hatixhe bint Khuwejlid (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), e ku pastaj vazhdoi shpallja e mesazhit hyjnor në shtëpitë e nënave të besimtarëve, dhe do ishte Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) që do e merrte lartësinë në nderë e angazhim ndaj sunnetit të Pejgamberit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) duke u bërë myfteshë (që jep fetva – vendime Islame), mësuese dhe drejtuese për në dyert e hajrit dhe mirësisë.” (Marrë nga: “Roli i gruas në shërbim të hadithit, gjatë tre shekujve të parë” i autores Amel el-Huseijn)
Transmetohen në disa tregime se Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) zotëronte gjysmën e dijes, prandaj ajo ishtereferenca e shumë fukahave (kuptuesve të fesë) prej Sahabëve (shokëve të Profetit)kur ajo i këshillonte për disa çështje që kishin lidhje me dijen dhe me kuptueshmërinë, veçanërisht për çështje që kishin lidhje me jetën e të Dërguarit të Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të), ku Aisheja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj) i nxiste pyetësit e tyre që të mos kishin turp në shfaqjen e problemeve të tij, duke i thënë: “ Pyet se unë jam nëna jote.” Aq sa prej sajë morën dije rreth 299 prej Sahabëve (shokëve të Profetit) dhe Tabi’inëve (shokëve të Sahabëve) ku prej tyre ishin rreth 67 gra.
Dhe se ishte, nëna e besimtarëve, ajo që solli shembujt më të mrekullueshëm në lidhje me të mësuarit dhe mësimdhënien, derisa u bë një buqetë me gra që Zoti u kishte dhuruar kuptueshmëri në fé dhe transmetuese hadithesh, e ndoshta më të spikatura se burrat në çështje saqë zgjidhja e tyre ishte tek dija e grave, e për këtë nuk është çudi dhe se Allahut i përket merita e tyre.
- Gjithashtu në historinë Islame u gjendën një mori shembujsh të grave në fushën e arteve dhe dijeve, u gjendën prej tyre me dhuntinë e kuptueshmërisë së fesë( në fikh), komentatore të Kur’anit (tefsir), letrare në fushën e letërsisë, poete, dhe referuese në shumë fusha të dijeve fetare dhe gjuhësore.
- Dhe se nuk ia mohuan librat e rënditjes së përshkrimit jetësorë (të dijetarëve) gruas muslimane veçanërisht ato të fushës së transmetimeve (të haditheve), kështu që ne gjejmë në librin “et-Tabekat el-Kubra(Rënditjet e mëdha)” i Ibn Sead-it i cili ka përmendur në të shumë prej Sahabijeve dhe Tabi’ineve gra të cilat ishin transmetuese. Gjithashtu edhe Ibn Ethir-i specifikoi një pjesë të plotë për gratë në librin e tij “ Esed el-Gabeh (Luanët e pyllit)” dhe në “ Tekrib et-Tekrib” të Ibn Haxher el- Askalani, i cili përmendi në të rreth 824 gra të cilat janë njohur për transmetime deri në fund të shekullit të tretë hixhrij.
- Po ashtu es-Sekhawij solli në enciklopedinë e tij madhështore “Ed-Dau’u el-Lami’u liehl el-Karn et-Tesi’u(Drita ndriçuese e brezit të shekullit të nëntë” me përshkrimin e jetës së mbi 1070 grave të cilat bënë të njohura në atë shekull, ku shumica e tyre ishin muhadithe (transmetuese hadithesh) dhe fekihe (me kuptueshmëri fetare).
- Gruaja muslimane kishte prezencë specifike në shoqërinë e dijes Islame, e cila jo vetëm që jepte mësim por edhe mësonte, që dilte në kërkimin e dijes, eqë atyre u drejtoheshin kërkuesit e dijes për të përfituar prej tyre dije prej tyre, e cila shkruante libra, e jepte fetva (vendime Islame), e që merrte vendime madje edhe në çështje të përgjithshme shoqërore.
- Dalja në pah e dijetareve muslimane nga lidhja me mexhliset e dijes prej Xhamiave më të mëdha (njohura) Islame.
- Aq sa arriti një kohëku nuk përgatitej për nuse përveç nëse me të kishte disa libra islamë të dobishëm. Tregon Imam edh-Dhehebij se beqarja kishte në sundukun e vet gjatë dasmës një kopje të librit “Mukhtesar el-Muznij(Përmbledhje qiellore)”. Marrë nga “es-Sijer(Historitë)” 14/233.
- “Ndërsa në Kordobë (Andaluzi, Spanjën e sotme) dhe kufinjt e saj ishte një dyqan, i vetmi në llojin e tij, për kopjimin e librave (me anë të shkrimit), i cili përdorte njëqind e shtatëdhjetë vajza për kopjimin e botimeve, për kërkuesit e librave të rrallë” (Marrë nga: Etheru el-Arab fij Hadarati el-Urubijeh(Ndikimi arab në qytetërimin europian)” i Abas el-Akad (faq.115)
Comments
[url="https://brainycoursework.com"]coursework research
coursework history
[url="https://buytopessays.com"]essay writer website
legitimate essay writing services
[url="https://buy-eessay-online.com"]custom law essay
application essay writing service
[url="https://buyacademicessay.com"]online essay writer
best writing services
[url="https://bestsessays.org"]customer service essay
essay about service
[url="https://bestessaysden.com"]custom essay cheap
custom writing essays
[url="https://bestessayreviews.net"]admission essay service
help on essay writing
[url="https://besteasyessays.org"]help with college essays
cheapest essay writing service
[url="https://bestcampusessays.com"]custom essay writing online
homework essay help
[url="https://au-bestessays.org"]best custom essay writers
english essay writing service