Episodi (10)
Tema e katërt:
Lloji i lëngut (farës së) mashkullit dhe atij të gruas, sqarimi i ndikimit që ata kanë në krijimin e fetusit dhe ngjashmëria që vjen prej tyre: burrave dhe grave. (4)
5 - Hadithi i Ibn Umerit. Atë e ka transmetuar Ahmedi(1) dhe Ebu Ja’la(2), dhe të dy e kanë marrë nga rruga e transmetimit të Ebu Abdurrahmanit: Abdullah bin Jezid el-Makrij, nga Abdul Xhabar el- Ejlij, nga Jezid bin Ebu Semije, prej tij, në formë të shkurtuar.
* Ndërsa për Jezid bin Ebu Semijen, Hafidhi ka thënë se është “mekbul - i pranueshëm”(3), dhe nuk e ka ndjekur (pararendësin), kështu që është i “lejin – i butë ”.
Ndërsa Abdul-Xhabari është Ibn Umer el-Eljlij, i cili konsiderohet “daif - i dobët”(4), kështu që edhe “isnadi – vargu i transmetimit” është i “daif-dobët”.
Mirëpo Hafidhi e ka përmendur në “El-Fet’h” hadithin e Ibn Umerit, duke thënë: "Në të vërtetë, Ibn Umeri e ka marrë atë nga Ummu Selimi, apo të tjerë"(5).
6 - Ndërsa sa i përket hadithit të Khaula bint Hakimit: Atë e ka transmetuar Nesaiu(6), Ahmedi(7), Daremiu(8), Ibn Ebu Asim(9), Taberaniu(10), dhe të gjithë e kanë transmetuar nëpërmjet rrugës së Shu’bes, ky nga Ata’a el-Khurasani, nga Seid bin Musejib, nga ajo, e cila ka thënë: “E pyeta të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – për një grua e cila shikon ëndërr erotike në gjumë, dhe tha:« إذا رأت الماء فلتغتسل» «Nëse ajo shikon se i ka dalë lëng,duhet që të marrë gusul (lahet tërësisht)». Edhe shprehja është e Nesaiut.
Të njëjtën e ka transmetuar edhe Ibn Ebu Asimi,(11) gjithashtu dhe Taberaniu,(12) nëpërmjet rrugës së Ismail bin Ajashit, e ky nga Ata’a el-Khurasani bashkë me të.
* Ata’a el-Khurasani është Ibn Ebu Muslim, për të cilin Hafidhi ka thënë se është “saduk” – i besueshëm, i duket sikur ka dëgjuar shpesh, shkëputet dhe manipulon(13), por mund të jetë i pranueshëm nëse ka dëgjuar prej Daremiut, duke lënë shkëputjet (irsal) dhe manipulimet ( tedlis) prej tij.
Prej tij ka marrë edhe Alij bin Zejd bin Xhed’an, nga Seid bin Musejibi, bashkë me të, duke pakësuar kështu “uehmi- iluzionet” e tij në lidhje me këtë hadith, In’shaAllah – Në dashtë Allahu. Allahu e di më mirë.
Vetëm se ai vjen me shprehjen:« ليس عليها غسل حتى تنزل، كما أنه ليس على الرجل غسل حتى ينزل » Kuptimi: «Ajo (gruaja) nuk e ka për detyrë larjen derisa asaj t’i rrjedhin ato, ashtu siç edhe burrat nuk e kanë obligim që të lahen (nëse nuk ejakulon)».
Kjo është transmetuar nga Ibn Maxheh(14) dhe Ibn Ebu Asim(15) nga Ibn Ebu Shejbe - e që është në “Musanefin” e tij(16) - dhe Ahmedi(17), Taberaniu(18), dhe të gjithë e kanë transmetuar nga rruga e Sufjanit, ky nga Ali Ibn Jezid bin Xhed’an, bashkë me të.
* Dhe se Ibn Xhed’an konsiderohet daif- i dobët(19), por nuk ka problem nëse është në renditje pas të tjerëve.
Në hadith ka edhe “sheuahid -dëshmi gjithashtu, ashtu siç edhe parapriu, kështu që ai konsiderohet Hasen- i mirë.
7 - Sa i përket hadithit nga Enesi: Abdullah bin Selami e ka pyetur të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahu qofshin mbi të – duke i thënë: “Nëpërmjet çfarë gjëje mundet që fëmija t’i përngjajë babait të vet?! Si arrin t’i përngjajë fëmija dajallarëve të tij?!” Ai i iu përgjigj:
»وأما الشبه في الولد، فإن الرجل إذا غشي المرأة، فسبقها ماؤه، كان الشبه له، وإذا سبقت كان الشبه لها«
«Sa i përket ngjashmërisë që ai ia kalon fëmijës, kur burri e mbështjell gruan (në intimitet) dhe lëngu (fara) i tij ia kalon lëngut (farës) të saj, përngjasimi do të jetë në avantazhin e tij, por nëse ajo i paraprin,(20) atëherë përngjasimi do të jetë në avantazhin e saj»(*).
Këtë e ka transmetuar Buhariu(21) - duke qenë i vetmi nga gjashtë seleksionuesit - Ahmedi(22), Nesaiu - në “El-Kubra”-(23), Ebu Ja’la(24), Bejhekiu - në “Ed-Dealail”-(25). Të gjithë prej tyre e kanë marrë nga rruga e Hamid et-Tauijlit, ky nga Enesi, i cili ka thënë: “Sapo e mori vesh Abdullah bin Selami se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – se ka ardhur në Medine, shkoi menjëherë tek ai dhe i tha: “Unë dua të të pyes vetëm për tre gjëra, përgjigjet e të cilave nuk i di askush përveç atij që është Profet!” Pastaj i tha: - “Cilat janë shenjat e para të Kijametit? - Cili është ushqimi i parë që do të hanë banorët e Xhennetit? Si dhe, nëpërmjet ç’gjëje fëmija e merr përngjasimin prej babait të vet?!” ...siç është hadithi.
Këtë transmeton Ahmedi(26), Ebu Ja’la (27), Ibn Hibani(28), Taberaniu - në “el-Ehadijthut-Tiual”(29), Ebu Naim(30). Të gjithë e kanë marrë nga rruga e Hamidit, i përafruar me Thabit el-Bananij, ky nga Enesi.
8 – Është edhehadithi nga Theubani, ku përmenden përgjigjet e Pejgamberit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – në lidhje me pyetjet që ia drejtoi njëri prej ahbarëve (mësuesve të Ligjit) hebrenj, kur i tha: “Kam ardhur të të pyes në lidhje djalin (se si mund të ngjizet djalë)” Pejgamberi – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – i tha: «ماء الرجل أبيض، وماء المرأة أصفر، فإذا اجتمعا، فعلا مني الرجل مني المرأة؛ أذكرا بإذن الله، وإذا علا مني المرأة مني الرجل؛ آنثا، بإذن الله» Kuptimi: « Lëngu i(fara) burrit është i bardhë, ndërsa lëngu i (fara) gruas është e verdhë. Nëse ato dyja bashkohen, dhe fara e mashkullit e dominon farën e gruas, atëherë do të lindë djalë, me lejen e Allahut, por nëse fara e gruas e dominon atë të mashkullit, do jetë vajzë me lejen e Allahut»(*).
Kë ka sjellë Muslimi (31) - duke qenë i vetmi në mesin e gjashtëshes - Nesaiu(32), Ibn Khuzejme(33), Ebu Auana(34), Tahauij(35), Ibn Hibani(36), Taberaniu(37), Ibn Manda(38), Hakimi(39), Ebu Naim(40), Bejhekiu(41). Të gjithë këta e kanë marrë nga rruga e Muavijes Ibn Selamit, ky nga vëllai i tij Zejd, i cili thotë se ai e ka dëgjuar Ebu Selamin duke thënë: “Më ka thënë Ebu Esma’e Rahabi se Theubani, i dashuri i të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – , ka thënë: “Isha duke qëndruar me të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – kur erdhi një ahbar (njohës i Ligjit) prej mësuesve të hebrenjve...- dhe i tha: “Kam ardhur që të pyes për diçka të cilën nuk e di askush prej njerëzve në faqen e tokës, përveç atij që është profet, një apo dy burrave.” Pastaj i tha:« ينفعك إن حدثتك» «A ka për të ndryshuar kjo diçka për mirë tek ti?!» Ai i tha: “ Dua ta dëgjoj me veshët e mi.” Pastaj tha: “Kam ardhur që të pyes për djalin (se si mund të ngjizet djalë)” Atëherë, Profeti (a.s.) i tha:« ماء الرجل أبيض» « (fara) Lëngu i burrit është ibardhë....» Pastaj hebreu tha: “Unë të besoj vërtet që ti je profet”, pastaj u largua.
Pas kësaj i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – tha :« لقد سألني عن هذا الذي سألني عنه، ومالي علم بشيء منه حتى أتاني الله به» «Ky më pyeti për ato që më pyeti, por unë nuk dija asgjë rreth tyre, derisa m’i solli përgjigjet Allahu ».
*Shprehja e tij duke thënë: «do jetë djalë» dhe «do jetë femër», është shprehje e kuptimit të parë nga vetë Muavije bin Selam tek Muslimi. Ajo është shprehje edhe e Ibn Khuzejmes, Tahauijes, Ibn Hibanit, Ebu Naimit dhe Bejhekiut.
*Ka thënë Neveviu: “Sa i përket thënies së tij: «do të jetë femër» është pikërisht termi që është përdorur(42).
* Ndërsa Muslimi ka thënë: - në një këndvështrim tjetër me atë të Muavije bin Selamit - ato shprehje janë gati të njëjta me këndvështrimin e parë, vetëm se ai ka thënë: « shndërrohet në djalë » dhe «shndërrohet në femër», e nuk ka thënë: «do të jetë djalë» dhe «do të jetë vajzë» .
Kjo shprehje është e shprehje e Nesaiut, Ebu Auanas, Ibn Mandas dhe Hakimit.
Sa i përket Taberaniut, shprehja e tij është me fjalët: «mashkull» dhe «femër» .
________________________________________
(1) Në Musned (2/90 ).
(2) Në Musnedin e Ebu Ja’las (10/132 H 5759 ).
(3) Në “Tekrijbu-Tehdhijb” fq. (332 ).
(4) Burimi i mëparshëm fq. (601 ).
(5) Shiko “Fet’hul-Barij”(1/388 ).
(6) Në Sunenin e Nesaiut - Libri i pastërtisë- kapitulli: “Larja e gruas e cila shikon në gjumë atë që e shikon një burrë.”(1/115 had.198).
(7) Në Musned (6/409).
(8) Në Sunenin e Daremiut (1/195 ).
(9) Në “el-Ehad dhe el-Methenij” (6/58 had. 3264 ).
(10) Në “Mu’xhemul-Kebir”(24/240 had. 610 ).
(11) Në “el-Ehad dhe el-Methenij”(6/58 had. 3265 ).
(12) Në “Mu’xhemul-Kebir”(24/240 had. 611).
(13) Në “Tekrijbu-Tehdhijb” fq. (392).
(14) Në Sunenin e Ibn Maxhes- Libri i pastërtisë- kapitulli: “Gruaja e cila shikon në gjumë atë që e shikon një burrë.” (1/197 had. 602).
(15) Në “El-Ehad dhe el-Methenij”(6/59 had. 3266).
(16) Në Musanef të Ibn Ebu Shejbes (1/80-81).
(17) Në Musned (6/409 ).
(18) Në “Mu’xhemul-Kebir”(24/240 , 241 had. 612) dhe (had. 613) nga rruga e transmetimit të Ibn Ebu Shejbes.
(19) Në “Tekrijbu-Tehdhijb” fq. (401).
(20) Shprehja e Buharit “e nëse paraprinë uji (fara) e saj".
(*) Në “Khalkul-Insan bejne Tibi uel-Kur’an” (Krijimi i njeriut mes mjekësisë dhe Kur’anit)fq.(391 ).
(21) Në Sahihun e Buhariut - Libri i haditheve rreth profetëve – kapitulli: Krijimi i Ademi dhe i pasardhësve të tij (6/362 had. 3329), dhe shprehja është po në këtë formë, si dhe: Libri i virtyteve të Ensarëve - kapitulli 51- (7/272 had. 2938), Libri i Tefsirit – kapitulli: Thënia e Allahut të Lartësuar:﴾ Kush është armik i Xhibrilit﴿[ el-Bekare:97] (8/165 had. 4480).
(22) - Në Musned (3/108-189 ).
(23) Në “Sunen el-Kubra”- Dhjetë gratë - fq. (167-168 had. 189), dhe në “et-Tefsijr” (1 / 173-175 had. 12 ).
(24) Në Musnedin e Ebu Ja’las (6/458, 459 had. 3856).
(25) Në “Delail en-Nubuve”(6/260 , 261 ).
(26) Në Musned (3/271 ).
(27) Në Musnedin e Ebu Ja’las (6 / 138-140 had. 3413 ).
(28) Në “El-Ihsan” (9/255 , 256 had. 7380 ).
(29) Në “El-Ehadith et-Taual” (Hadithet e gjata) – arritje në fund të “Mu’xhemul-Kebir”(25/205 had. 7 ).
(30) Në “Delail en-Nubuve” fq. (300-301).
(*) Në “Tibun-Nebeuij uel-Ilmul-Hadith”(Mjekësi profetike dhe shkenca e hadithit) (3/326), me disa ndryshime në formulim duke ia përshtatur vendit.
(31) Në Sahihun e Muslimit - Libri i menstruacioneve – kapitulli: “Përshkrimi i farës së burrit dhe farës së gruas e fëmia krijohet nga të dyja (1/252- 253 had. 315).
(32) Në “Sunen el-Kubra”- Dhjetë gratë fq. (165 had. 188 ).
(33) Në Sahihun e Ibn Khuzejmes (1/116 had. 232).
(34) Në Musnedin e Ebu Auanas (1/293).
(35) Në “Mushkilel-Ether” (Problemi i gojëdhënave) (3/275-276).
(36) Në “El-Ihsan” (9/254-255 had. 7379).
(37) Në “Mu’xhemul-Kebir”(2/93 had. 1414)
(38) Në “Teuhid”(1/227-228 had. 86).
(39) Në Mustedrek (3/481 ).
(40) Në “Marifetu-Sahabeh” (Njohja e Sahabëve) (3/283-284 had.1384).
(41) Në “Sunen el-Kubra”(1/169) , dhe “Delailun-Nubueh” (6/263).
(42) Në “Sherhul-Muslim” (3/228).
Comments
content everyday along with a mug of coffee.
Also visit my page: cena triamcinolone na receptę w Krakowie: http://youyanggse.co.kr/board/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=428932
My site ... Natural
Remedies to Help During Divorce: https://wecandoitforyou.blogspot.com/2023/04/natural-remedies-to-help-with-anxiety.html
health blog sponsorships and collaborations
Best supplements affiliate programs registration
affiliate marketing for health bloggers
Here is my web-site earn from home with natural supplements
affiliate marketing: https://www.cambio.se/innovationsforum/profile/harveyalberts2/
coming over again to read other news.
Here is my page AI-powered personal shopping assistants: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/ai-powered-personal-shopping-assistants.html
this blog, this weblog is truly remarkable.
Also visit my web page - improved patient outcomes with
ai: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/improved-patient-outcomes-how-ai.html
however this post is actually a good piece of writing, keep it up.
my page - Preventing diabetic retinopathy: https://healthyhabits-daily.blogspot.com/2023/03/how-to-prevent-diabetic-retinopathy.html
I've book marked it for later!
My blog - Seborrheic dermatitis symptoms: https://healthyhabits-daily.blogspot.com/2023/02/overcoming-seborrheic-dermatitis-and.html
be having web browser compatibility problems. Whenever I look at your blog in Safari, it looks fine however when opening
in I.E., it's got some overlapping issues. I just wanted to provide you with
a quick heads up! Besides that, wonderful site!
My web site - gpt cash machine reviews: https://aiinsides.blogspot.com/2023/03/gpt-cash-machine-ultimate-content_7.html
regarding this piece of writing, in my view
its really awesome in support of me.
Feel free to surf to my page :: hair care: https://healthy-lifestylehub.blogspot.com/
Stop by my site ... australian online gambling: https://www.easkme.com/2022/12/australia-outdoor-adventures-tourists.html