Episodi i dytë ( 2 )

Kuptueshmëria e Sunnetit

( Fikhu-Sunneh ) 

Hadithi i tretë

Prej etikës së pastërtisë

Nga "Ebu Hurejra" - Allahu qoftë i kënaqur me të – transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

»إذا توضأ أحدكم فليجعل في أنفه ماءً، ثم ليستنثر، ومن استجمر فليوتر، وإذا استيقظ أحدكم من نومه فليغسل يديه قبل أن يدخلهما في الإناء ثلاثاً، فإن أحدكم لا يدري أين باتت يده«

«Nëse merr abdes ndonjëri nga ju, le të fusë në hundën e tijujë, pastaj le t’a ndjerrë (fryjë) atë. E kush kërkon të pastrohet me gurë (nga jashqitja)le t’a bëjë(duke qenë i fundit) tek. E nëse zgjohet ndonjëri prej jush prej gjumit të tij, le t’i lajë duart e tij tre herë para se t’i fusë në enë, pasi ndonjëri prej jush nuk e di se ku i ka qenë dora e tij.».

Ndërsa në transmetimin e Muslimit vjen:«فليستنشق بمنخريه من الماء»-« le të përthithë mehundëte tij prej ujit », dhe në një shrehje tjetër:

«من توضأ فليستنشق»-«kush merr abdes le t’apërthithë ujinme hundë».

* * *

Ky hadith madhështor, përmban në vetvete dobi solemne, të cilat do i paraqesim si në qëndrimet e mëposhtme:

Qëndrimi i parë:Thënia e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «إذا توضأ»-«Nëse merr abdes…» pra, nëse dëshiron që tëmarrë abdes. "Ibn Haxheri" ka thënë - Allahu e mëshiroftë -: “Nëse fillon në marrjen e abdesit”. 

Qëndrimi idytë:Thënia e tij:«فليجعل في أنفه ماءً، ثم ليستنثر»-«…le të fusë në hundën e tij ujë, pastaj le t’a nxjerrë (fryjë)…»në disa transmetime nuk përmendet fjala “ujë”pasi kjo nënkuptohet, prandaj kanë thënë disa prej dijetarëve: “Është e lejueshmeqë të fshihet përcaktori nëse fjala e tregon atë.”

Ndërsa thënia e tij:«ليستنثر»-«le t’a nxjerrë», në një transmetim: «لينتثر»-«le t’a shfryjë», dhe se qëllimi  me “istinthar-shfryrje” është nxjerrja e ujitnga hunda e tij pasi t’i ketë bërë “istinshak-përthithje”, dhe “istinshak- përthithja” është tërheqja e ujit me anë të frymëmarrjes për në brendësi të hundës, aq sa të mbërrijë deri në qiellëz.

Kyështë “el’istinshak-përthithja” e plotë, ndërsa ajo që është përkufizuar në disahadithe si “ekzagjerim”si në thënien e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -sipas transmetimit të katërshes:

«وبالغ في الاستنشاق، إلا أن تكون صائما» - «…dhe egzagjëroje në Istinshak (përthithjen e ujit), përveç nëse je agjërueshëm».

Ndërsa sa i përket gjykimit të Istinthar-it (shfryrjes së ujit nga hunda) dhe Istinshak-ut(përthithjes së ujit me hundë) gjatë abdesit, sipas asaj që kuptohet nga ky hadith, është i detyrueshëm. Dhe se kjo është e përhapur tek medh’hebi i Hanbelive, dhe tek ata që e kanë parë këtë mendim të saktë shumë prej dijetarëve, përfshirë këtu edhe Imam Sheukanin- Allahu e mëshiroftë -, i cili i ka përmendur disa argumente që mbështet këtë pikëpamje. Prej tyre:

Hadithi i Seleme ibn Kajs-itku Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

«إذا توضأت فانتثر »-« Nëse merr abdest atëherë shfryje », ndërsa nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të -, transmetohet se: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:

«إذا استيقظ أحدكم من نومه فليستنثر ثلاث مرات، فإن الشيطان يبيت على خياشيمه»

«Në qoftë se ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi,le t’i shfryjë hundët (pasi e ka përthithur ujin)tre herë, sepse shejtani qëndron në qiellzën e tij», e në një transmetim:

«إذا استيقظ أحدكم من منامه فتوضأ فليستنثر»

«Në qoftë se ndonjëri prej jush zgjohet nga gjumi i tij dhe merr abdest, le t’i shfryjë hundët (pasi e ka futur ujin në to)», gjithashtu ngaLekit bin Sabra transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, ka thënë në nhadith të gjatë:

«وبالغ في الاستنشاق، إلا أن تكون صائما»

«…dhe egzagjëroje në Istinshak (përthithjen e ujit në hundë), përveç nëse je agjërueshëm». E Saktësoi el’Begauij, Ibn el’Kitan, Neweviu, e të tjerë, dhe se Tirmidhiu ka thënë: Hasen-Sahih.

Këtohadithe, dhe të tjerasi këto tregojnë “urdhër” për Istinshak (përthithjen e ujit), dhe Istinthar(shfryrjen e ujit) gjatë marrjes abdes, dhe se nuk ka dilemë për obligueshmërinë e tyre, dhe mbështet këtë, fakti se të dyja ato janë prej plotësimit të larjes së fytyrës, larja e së cilës është vaxhin (obligim), pastaj disa prej atyre që e kanë përshkruar abdesin e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -kanë përmendur Madmad-an(shpëlarjene gojës) dhe Istinshak-un(shpërlarjen e hundës).

Një grup dijetarësh janë të mendimit se Istinshak-u (shpërlarja e hundës) është Sunnet gjatë marrjes së abdestit dhe gusulit (larjes totale të trupit). Prej tyre ka që thanë: “Kjo është sunnet gjatë abdesit, dhe vaxhib(obligim) gjatëgusulit (larjes totale)”, duke u argumentuar ajeti i abdesit, nuk e përmend shpëlarje gojës dhe as të hundës, siç janë edhe argumentuarme hadithe të tjera jo aq të forta sa për të kundërshtuar atë që ne përmendëm prej haditheve qoftë në zinxhirin e tyre të transmetimit qoftë në argumentimin e tyre. Kështu që ajo që dallohet në gjithë këtë është se Istinshak-u(shpërlarja e hundëve) dhe Istinthar-i (shfryrja e hundëve) është vaxhib (detyrë) në abdes.

Dhe se forma e plotë e Istinshak-ut (përthithjes së ujit) është: të marrëte ujit me dorën e tij të djathtë dhe të shpërlahet goja dhe t’a përthithë me hundë (njëkohësisht), dhe pastaj t’a shfryjë atë me dorën e tij të majtë, duke e përsëritur këtë tre herë; sipas hadithit të Uthmanit- Allahu qoftë i kënaqur me të -në përshkrimin e abdesit të të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, në të cilin thotë: « ثم أدخل يمينه في الوضوء، ثم تمضمض، واستنشق، واستنثر »-«…pastaj e futi të djathtën(dorën) e tij (në enë) për (të marrë) abdes, pastaj e shpërlau gojën, e përthithi ujin, dhe e shfryu atë (nga hunda)» Mutefekun alejhi

Dhe sipashadithit tëAliut - Allahu qoftë i kënaqur me të– ku thotë:

«فأدخل يده اليمنى في الإناء فملأ فمه، فتمضمض، واستنشق، ونثر بيده اليسرى، يفعل ذلك ثلاثاً»

«..dhe e futi dorën e tij të djathtë në enë, e mbushi gojën e tijdhe e shpërlau, dhe (pastaj) e përthithi ujin (me hundë), dhe e shfryu (atë) me dorën e tij të majtë, duke e përsëritur këtë tri herë».

Qëndrimi i tretë: Është përmendur se prej përfitimevetë Istinshak-ut(shpërlarjes së hundës) dhe Istinthar-it (shfryrjes së hundës) është higjena, të cilën e ka numëruar Profeti- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - prejnatyrshmërisë.Është transmetuar nga Muslimi dhe të tjerë përveç tij nga Aishja - Allahu qoftë i kënaqur prej saj -se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

«عشر من الفطرة: قص الشارب، وإعفاء اللحية، والسواك، واستنشاق الماء، وقص الأظافر، وغسل البراجم - وهي رؤوس الأصابع بعد تقليم الأظافر - ونتف الإبط، وحلق العانة، وانتقاص الماء أي الاستنجاء به؛ لأن الماء يقطع البول ويرده»

 

«Dhjetë janë prej natyrshmërisë: Shkurtimi i mustaqeve, lëshimi i mjekrrës, misvaku(pastrimi i dhëmbëve e gojës), të përthithurit e ujit(me hundë), shkurtimii thonjve, larja e nënthonjve –e ato janë majat e gishtave pas prerjes së thonjve -heqja e qimeve të sqetullave, rruajtja e qimeve (në organet)intime, dhe përdorimi i ujit,pra të pastruarit me të (pas jashqitjes), sepse uji e ndërpret urinimin dhe e kthen (mbrapsht)atë.» Kanë thënë disa prej transmetuesve: “dhe e harrova të dhjetën, veç nëse është shpëlarjae gojës”.

Sipas Ibn Haxherit- Allahu e mëshiroftë –nga përfitimet e Istinthar-it(shpërlarja e hundës)është pastrimi, i cili është një ndihmës për leximin (e Kur’anit), pasime pastrimin e vendeve të frymëmyrrjes përmirësohet edhe shqiptimi i shkronjave, duke shtuar këtu, për atë që zgjohet prej gjumit, se kjo ia dëbon shejtanin.

Qëndrimi i katërt:Thënia e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «من   استجمر فليوتر »-«Kush kërkon të pastrohet me gurë(nga jashqitja) le t’a bëjë (duke qenë i fundit) tek».

Istixhmar-i (të pastruarit me gurë nga jashqitja) është: Fshirja e gjithë vendit të urinës dhe jashqitjes me gurë, të cilët janë gurë të vegjël, aq sa madhësia e bulëzave të gishtit.

Thënia e tij: «فليوتر »-«le t’a bëjë (duke qenë i fundit) tek »dmth, që gurët t’i mbarojë me numër tek, i cili është i vetëm, si tre, pesë, e të tjera si këto, dhe se Istixhmar-i (pastrimi i vendit të jashqitjes me gurë) nuk lejohet të bëhet me më pak se tre gurë, edhe nëse pastrimi mund të bëhet edhe me më pak se aq; kjo pasi e ka ndaluar i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -që të bëhet Istinxha(pastrimi i vendit të jashqitjes) me më pak se tre gurë.

Qëndrimi i i pestë: Dije se Istixhmar-i (pastrimi i vendit të jashqitjes me gurë) është njëra nga mënyrat e kërkuara të pastrimit pas urinimit apo jashqitjes. Islami ka dhënë sqarime me detaje precize në këtë drejtim. Transmetohet nga Muslimi dhe të tjerë, nga Selman el’Farisij, se idhujtarët i thanë:“Po shohim se shoku juaj po u mësoka deri edhe nevojën!Tha: “Sigurisht, ai na e ndaloi që ndonjëri prej nesh të bëjë Istinxha (t’a pastrojë vendin e jashqitjes) me dorën e djathtë të tij, ose të kthehet në drejtim të Kibles (Qabes) gjatë jashqitjes apo urinimit, dhe ndaloi (pastrimin me) plehrat dhe eshtrat, dhe tha:«لا يستنجي أحدكم بدون ثلاثة أحجار»-« asnjëri prej jush të mos pastrohet nën tre gurë».”

 Dije se për kryerjen e nevojëska disa rregulla etike, duke përfshirë:

1-  Mosmbajtjen e asaj që ka në të përmendjen eEmrit të Allahut të Plotfuqishëm, sidomos Kuranin, duke mos e marrë atë me vete, kur ai dëshiron për të kryer nevojën, në ndërtesë qoftë ose në hapsirë. Siç e kanë transmetuar poseduesit e Suneneve dhe të tjerë përveç tyre nga Enesi- Allahu qoftë i kënaqur me të-, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, kur hynte në nevojtore, e linte unazën e vet”. Thotë Tirmidhiu: HadithHasen(i mirë) - Sahih(i Saktë) – Garijb(i Huaj).Dhe e hiqte unazën e tij; pasi në të ishte gdhendur: “Muhammedi i Dërguar i Allahut”. E nëse ajo që ka përmendjen e Allahut të shkruar në të por që është në xhepin e tij apo të ngjashme me të, atëherë nuk ka asgjë të keqe në këtë rast– In’sha Allah (Në dashtë Allahu) -.

2-  Prejetikës gjithashtu është që të bëjë duanë para se të hyjë në vendin e tualetit, apo pak para hyrjes së tij në nevojtore, ashtu siç ka ardhur në transmetimin e grupit të transmetuesvenga Enesi-Allahu qoftë i kënaqur me të -, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -kur dëshironte të hynte në nevojtore thoshte:

«اللهم إني أعوذ بك من الخبث والخبائث»-«Allahumme inij eudhu bike minel-khubthi uel-khabeith»-«O Allahu im, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga i ndyri dhe ndyrësirat.».

 

3-  Hyhet me këmbën e majtë nëse dëshirohet hyrja në nevojtore, pasi gjithçka që ka lidhje me gjërat nderuarafillohen me të djathtën, dhe gjithçka ndryshe kësaj me të majtën, sipas asaj që ka transmetuar Buhariu, Muslimi, dhe të tjerët përvep tyre nga Aishja - Allahu qoftë i kënaqur prej saj -, e cila ka thënë:

« كان رسول الله - صلى الله عليه وسلم- يعجبه التيمن في شأنه كله: في طهوره، وترجله، وتنعله »

«I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -preferonte të djathtën në të gjitha punët e tij: në larjen (gusulin dhe abdesin) e tij, në fillim e ecjes së tij dhe në veshjen e sandaleve të tij ».

4-  Është e këshillueshme për ata (që kryejnë nevojën) në hapsirë (vende të jashtme) që të largohet dhe të fshihet nga shikimet, aq sa të mos dëgjohet prej tij zëri, e të mos nuhatet prej tij era, dhe të marrëpër mbulesë çfardoqoftë si mbulesë, qoftë edhe një një murë, ose pjesë të ngritur të tokës e të ngjashme me keto.Transmeton Bukhari dhe Muslimi, e të tjerëpërveç tyre nga el’Mugijre bin Shu’beh i cili ka thënë:“Isha në një udhëtim me Pejgamberin - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -dhe më tha:

«يا مغيرة خذ الإداوة فأخذتها، فانطلق رسول الله - صلى الله عليه وسلم- حتى توارى عني، فقضى حاجته»

«O Mugijre, merrma ibrikun (enën që mbahet uji)»dhe unë ia solla. Pastaj u largua i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -derisa u zhduk nga unë (vështrimi im), dhe kreu nevojën e tij.” ndërsa autorët e Suneneve dhe të tjerë përveç tyre transmetojnëpo prej tij - Allahu qoftë i kënaqur prej tij –se “Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -kur shkonte në nevojtore largohej larg”. Neweviu e konsideroi Sahih (të saktë).

Transmeton Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe të tjerë, nga Ebu Hurejre - Allahu qoftë i kënaqur me të -, se Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, ka thënë:

«من أتى الغائط فليستتر، فإن لم يجد إلا أن يجمع كثيباً من رمل فليستتر به»

« Kush shkon për të kryer jashqitjen le të fshihet, edhe nëse nuk gjenë gjë tjetër përveçse të mbledhë një grumbull me rërë, le të fshihet me të. » Neweviu e ka konsideruar Hasen(i mirë).

5-  Gjithashtu prej etikës është të mos drejtuarit nga Kibla (Qabja)apo të kthyerit(me shpinë) nga ajo gjatë urinimit apo jashqitjes. Dhe se shumica e dijetarëve, janë të mendimit se kjo nuk është e lejuar në qoftë se je në hapsirë (vend të jashtëm); siç e ka transmetuar Muslimi, Ahmedi dhe të tjerë nga Ebu Hurejre- Allahu qoftë i kënaqur me të-, se Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

«إذا جلس أحدكم على حاجته فلا يستقبل القبلة، ولا يستدبرها»-«Në qoftë se ndonjëri prej jush ulet për (të kryer) nevojën e tij, të mos drejtohet nga Kibla, e të mos khehet (me shpinë) nga ajo».

Ndërsa në qoftë se është në ndonjë ndërtesë, atëherë kjo gjë është e urryer (mekruh) por nuk është e ndaluar (haram); siç edhe e kanë transmetuar dy Shejhët(Buhariu dhe Muslimi) dhe të tjerë, nga Ibn Umeri - Allahu qoftë i kënaqur me ta -, i cili ka thënë: “Disa njerëz thonë: - Nëse ngrihesh për (të kryer)nevojën tënde, mos u drejto nga Kibla(Qabja). E unë kam qenë në shtëpinë Hafsas- Allahu qoftë i kënaqur prej saj - për disa nga nevojat e mia, dhe e kam parë të Dërguarin e Allahut –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – duke e kryer nevojën e tij, i drejtuar nga Shami (Siria)dhe i kthyer (me shpinë) nga Qabja”.

Për këtë arsye, shumica e dijetarëve e konsideruan si ndalesë (haram) të veçantë për atë që është në hapsirë, duke bërë kombinim mesargumenteve.

6-  Prej etikës së detyrushme, është edhe moskryerja e nevojës në vend-mbledhjet e njerëzve, apo shëtitore, apo burime ujore që përdoren për furniziminme ujë të pijshëm, apo rrugë ku kalojnë njerëzit e kështu me radhë; siç transmetohet nga Muslimi dhe të tjerë se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, ka thënë:

«اتقوا اللعانين - أي الأمرين الجالبين للعن-» « Ruajuni mallkuesve– dmth atyre qëçështja u ka mbërritur kulmin për të mallkuar-» Thanë: “E çfarë mallkojnë o i Dërguari i Allahut?!” Ai tha: «الذي يتخلى في طريق الناس أو في ظلهم»-«Atë të cilin kryen nevojën në rrugën e njerëzve(ku ata kalojnë) ose nën hijet e tyre (ku ata pushojnë)».

7-  Prej etikës, është edhe moskryerja e nevojës në vende të cilat ka vrima ose të çara;siç e ka transmetuar Ahmedi, Ebu Davudi, dhe Nesaiu–me zinxhir transmetimi Hasen–: “Se Pejgamberi- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –e ka ndaluar që të urinohet në strofulla (apo vrima).”Ashtu siç është e urryer kryerja e urinës përballë erës që fryn, është e urryer edhe të urinuarit në vendin e larjes, ashtuç është e urryer të urinuarit në këmbë, pa asnjë justifikim.

Qëndrimi i i gjashtë: Ështëe domosdoshme(vaxhib) pastrimi prej urinës dhe jashqitjes, dhe prej të gjitha ndyrësirave të papastraqë dalin prej dy organeve, dhe se ky pastrim bëhet ose me ujë, me gurë, ose me çdo gjë të ngjashme që i zëvendëson këta(gurët), dhe se ky pastrim është quajtur edhe “Istitabeh - relaksim”; pasi ai e relakson shpirtin e njeriut me largimin e ndyrësisë. Dhe se më e miraështë që të bëhet një kombinimmes gurit dhe ujit, siçështë transmetuar nga Ibn Maxhe, Darakutni, dhe Bejhakiu me zinxhir transmetimi të Saktë nga Xhabiri, Ebu Ejubi, dhe Enesi - Allahu qoftë i kënaqur prej tyre-të cilët kanë thënë: “Kur është shpallur ky ajet:

{ فيه رجال يحبون أن يتطهروا..}-{Në të (xhami) ka burra që dëshirojnë për t’u pastruar…} i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - tha:

«يا معشر الأنصار قد أثنى الله عليكم في الطهور فما طهوركم» «O turmë e Ensarëve, Allahu iu ka nderuar juve në pastrimin(që bëni), pra si është pastrimi i juaj?!» Ata thanë: “Marrim abdes për (çdo) namaz, lahemi (tërësisht) nga xhunubllëku (pas ejakulimit) dhe bëjmë Istinxha (pastroheminga jashqitjet) me ujë”dhe ai tha: «هو ذلك فعليكموه »- « Kjo është, prandaj përmbajuni asaj.»

Ashtu siç lejohet që të copëtohen gurët në Istixhmar(pastrimin e vendit të jashqitjes me gurë), ose duke ndarë atë që është zëvendësim i tyre, e që është “çdo gjë të ngurtë, të pastër që e largon ndyrësirën, të padëmshme, që nuk është e ndaluar(përdorimi i saj)dhe që nuk kalidhje me të drejtat e dikujt tjetri”të tilla si facoletat e letrës e të tjera si këto.

Dhe prej atyre që nuk lejohet Istitabe-ja (pastrimi) me to është:ajo që nuk është i pastër, si bajgat (e gomarit ose kalit), guri i bërë me ndyrësi, e të tjera si këto; sipas transmetimit të Buhariut dhe të tjerëve nga Ibn Mes’udi - Allahu qoftë i kënaqur me të-, i cili ka thënë:

«أتى النبي الغائط فأمرني أن آتيه بثلاثة أحجار، فوجدت حجرين، والتمست الثالث فلم أجده، فأخذت روثة، فأتيته بها، فأخذ الحجرين، وألقى الروثة، وقال هذا ركس»

«I erdhi Pejgamberit nevoja dhe më urdhëroi që t’i shkoja me tre gurë. Gjeta vetëm dy gurë. Kërkova për të tretin por nuk e gjeta, kështu që mora një bajgë(gomari ose kali) dhe i shkova atij me to. Ai i mori dy gurët, dhe e hodhi bajgën, dhe tha:“Kjo është e papastër”». Ndërsa Ahmedi shton në një transmetim tjetër: «فألقى الروثة وقال: إنها ركس، ائتني بحجر»«…e hodhi bajgën, dhe tha:“Ajo është e pisët, më hajde me gurë”». 

Poashtu, nuk lejohet Istixhmar-i(pastrimi i jashqitjes) me anë të kockave (eshtrave), siç e ka transmetuar Tirmidhiu dhe të tjerë nga Ibn Mesudi - Allahu qoftë i kënaqur me të -, i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:

« لا تستنجوا بالروث، ولا بالعظام، فإنه زاد إخوانكم من الجن »

« Mos bëni Istinxha(pastrim të jashqitjes) me bajgë dhe asme kockat, pasi ato janë ushqimi i vëllezërve tuaj prej xhinëve ». Dhe i përfshinë fjala “kockë” të gjitha llojet e ushqimeve(të hedhura) dhe se gjithashtu nuk lejohet të bërit Istixhmar (pastrimi i jashqitjes) me ato gjëra që nuk e pastrojnë vendin(e jashqitjes), të tilla si qelqi etj. pasi ai nuk e heq papastërtinë por e shpërhap atë.

Prej gjëravetë cilat nuk lejohet me to të bëhet Istixhmar (pastrim i jashqitjes), janë edhe ato që përmbajnë shenjtëri, si psh. diçka në të cilën është shkruar diçka e ndershme, si çështje fetare etj. Ndërsa sa u përket gjërave në të cilat nuk janë shkruar gjëra të ndershme atëherë është e urryerpastrimi me to, po nuk ndalohet (s’bëhet haram). Gjithashtu nuk lejohet Istixhmari me rrëshirat e pastra, pasi ato nuk janë pastruese, dhe ndyhen me prekjen e papastërtisë.

Qëndrimi i i shtatë:Dijetarët kanë deklaruar se është obligim kërkimi i pastrimit prej urinës, derisa të dominojë mendimi se nuk ka mbetur vendin e jashqitjes asgjë, siç e kanë transmetuar dy Shejhët (buhariu dhe Muslimi) dhe të tjerë, nga Ibn Abasi - Allahu qoftë i kënaqur me ta- i cili ka thënë: “Kaloi Pejgamberi- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –pranë dy varreve dhe tha:

«إنهما يعذبان، وما يعذبان في كبير، أما أحدهما فكان لا يستبرئ من البول، وأما الآخر فكان يمشي بالنميمة»

«Këta të dy po dënohen. E nuk po dënohen për ndonjë gjë të madhe. Sa i përket njërit prej tyre,ishte që nuk pastrohej nga urina. Ndërsa sa i përket tjetrit, shkonte duke bërë përgojime »,dhe në transmetimin e Muslimit: «لا يستنزه من البول » « nuk pastrohej prej urinës. »

Qëndrimi i tetë:Thënia e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«وإذا استيقظ أحدكم من نومه فليغسل يده قبل أن يدخلها في الإناء، فإن أحدكم لا يدري أين باتت يده»

«…dhe në qoftë se zgjohetndonjëri prej jush nga gjumi i tij, le t’a lajë dorën e tij, para se t’a fusi në enë, pasi ndonjëri prej jush nuk e di se ku i ka qenë dora.»

- “pasi ndonjëri prej jush nuk e di”: kyështë arsyetimpërlarjen e dorës pas zgjimit.

- “se ku i ka qenë dora”: Dijetarët kanë thënë se e vërteta e “të qënurës” është në gjumin e natës, dhe se në këtë fjali ka një sërë çështjesh:

Çështja e parë: Nga kjo fjali përfitohet se ai që zgjohet nga gjumi i natës të mos e fusë dorën e tijnë enë, apo të prekë me të diçka të lagur derisa t’alajë tri herë;pasi gjumi i natës në shumicën e rasteve është i gjatë, dhe se dora kapet për trupin e tij, dhe mundet që ajo të prekë disa organe dhe ai nuk e di.Prandaj obligohet për të që t’a lajë atëpër shkak të pastërtisë fetare.Ndërsa dijetarëtjanë në mospajtim - Allahu i mëshiroftë – në lidhje me gjumin, i cilitë shtyn fetarisht që pas tij të bëhet larja e dorës; a është ai pas çdo gjumi të natës dhe të ditës apo vetëm pas atij të natës?!Mendimi i parë, është se larja e dorës tre herë para futjes së saj në një enë është pas çdo gjumi, sipas shumicës së dijetarëve, duke u mbështetur në fjalën e tij përgjithësuese në hadith - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«إذا استيقظ أحدكم من نومه»«Nëse zgjohet ndonjëri prej jush prej gjumit të tij…»

Ndërsa mendimi i dytë është i Imam Ahmedit dhe eDaud edh-Dhahirij, i cili është: qëgjumi që nënkuptohet këtu është vetëm gjumi i natës, duke u argumentuar në thënien e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «فإن أحدكم لا يدري أين باتت يده»«pasi ndonjëri prej jush nuk e di se ku i ka qenë dora e tij». Dhe në fakt, realiteti i “të qenurës” nuk mund të bëhet vetëmse nga gjumi i natës, dhe se këtë e mbështet edhe ajoqë e transmeton Tirmidhiu dhe Ibn Maxhe duke thënë:

«إذا استيقظ أحدكم من نوم الليل»«Nëse zgjohet ndonjëri prej jush prej gjumit të natës…».

Dhe se ky mendim është ai i cili shihet si më i saktë – e Allahu e di më së miri -; pasi urtësia, për shkak të së cilësu kthye dispozitë larja, është jo e qartë, dhe se në të dominon koncepti i adhurimit (që është ndjekja e Profetit), kështu qënuk ka hapsirë për krahasim të ditës me natën, edhe nëse gjumi në të(ditën) është i gjatë; pasi kjo nuk përputhet me dominancën, dhe se dispozitat kanë lidhje me më dominuesen, dhe dukjen e haditheve specifike.

Çështja e dytë: A është larja e duarve detyrë (vaxhib) apo e preferuar (mustehab)?! Ka dy mendime të dijetarëve në lidhje me këtë, por ajo që shihet si më i sakti - e se Allahu e di më së miri–është mendimi se larja është detyrë (vaxhib);sipas urdhërit të dukshëm në hadith, dhe se urdhëri tregon se ajo është e detyrueshme nëse nuk e zhvlerëson atë ndonjë zhvlerësues, dhe se këtu nuk ndonjë zhvlerësues.

Çështja e tretë: Disa dijetarë kanë thënë: “Në këtë hadith ka argument mbi të urryerit e futjes së dorës në enë, para se t’a lajë atë tre herë, kur të zgjohet prej gjumit.”

Çështja e katërt: Thënia e tij:«فإنه لا يدري أين باتت يده»-«…pasi ai nuk e di se ku i ka qenë dora e tij». Disa studiues kanë thënë se ajo që përfitohet nga kjo frazë është: përdorimi iformave të metaforës për shkak të turpit nga të deklaruarit e drejtë-përdrejtë të tij, kur ai- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - tha: «لا يدري أين باتت يده»-«…nuk e di se ku i ka qenë dora e tij»,dhe se nuk ka thënë që ndoshta dora e tij ka shkuar në anusin e tij, ose në papastërti,  e të tilla si këto.

 

Çështja e pestë: Disa dijetarëkanë thënë se në këtë hadith ka argument,në lidhje me të qenurit mustehab (i pëlqyer)kapja për gjithpërfshirjen në adhurime dhe të tjera, kur kemi të bëjmë me përngjasime dhe dyshim, të cilat nuk të fusin në kufinjt e vesveseve.

Add comment

Security code
Refresh