Episodi i tretë ( 3 )
Kuptueshmëria e Sunnetit
( Fikhu-Sunneh )
Hadithi i katërt
Ndalimi i urinimit në ujin e ndenjur
Nga Ebu Hurejra- Allahu qoftë i kënaqur prej tij –transmetohet se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, ka thënë:
«لا يبولن أحدكم في الماء الدائم الذي لا يجري، ثم يغتسل منه»
«Të mos urinojë ndokush prej jush në ujin e ndenjur i cili nuk rrjedh, e pastaj të lahet prej tij»Mutefekun alejhi.
Ndërsa në transmetimin e Muslimit është:«لا يغتسل أحدكم في الماء الدائم وهو جنب»-«Të mos lahet ndonjëri prej jush në ujin e ndenjur kur ai është xhunub».
* * *
Ky hadith madhështor përmban në të çështje të rëndësishme në lidhje me pastërtinë e ujit, të cilat do t’i sqarojmë në qëndrimet si në vijim:
Qëndresa e parë:Thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -: «لا يبولن»- «Të mos urinojë» ku “لا - La–mohorja” këtu tregon për ndalimin.
Thënia e tij: «الذي لا يجري»- «i cili nuk rrjedh»është spjegim i fjalës “i ndenjur”, i cili është i qëndrueshëm në vendin e tij (të grumbullimit), të tilla si vendmbledhjet ujore dhe puset natyrale (shkretinore, të egra). Dhe e përmendi «الذي لا يجري»- «i cili nuk rrjedh» edhe pse është interpretim i fjalës “i ndenjur”, është thënë se ai tregoi kujdes nëpërmjet kësaj prej atij uji të ndenjur i cili rrjedh pjesërisht.
Qëndresa e dytë:Në këtë hadith është moslejimi i Pejgamberit- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –në urinimin e ujit të ndenjur, i cili nuk rrjedh, e të tjera përveç kësaj, dhe se ky moslejim ështëpër disa urtësi madhështore, ku prej tyre përmendim: që të mos ndyhen këto ujra, që të mos arrihet deri ndotje të tyre, ajo që mund të pasojë prej këtyre papastërtive prej sëmundjeve që përhapen ndër njerëz nëse do të përdorej etj.
Qëndresa e tretë:Nga ky hadithkuptohet gjithashtu, moslejimii larjes prej ujit të ndenjur, qoftë edhe me zhytje (tërë trupin), qoftë një pjesë të trupit, në të.
Qëndresa e katërt:Kuptohet nga sa u tha më sipër, se uji në qoftë se është i rrjedhshëm nuk ka problem që të lahet prej tij, edhe me zhytje(tërë trupin), si lumenjtë dhe detet, e të ngjashme me këta, si dhe urinimi në to; sepse kjo papastërti nuk është se lëndonjë ndikim, megjithatë më mirë dhe më e preferueshme është të shmangurit e urinimitnë të tilla ujra, pasi shtimi i papastërtive në të tilla ujramund të shkaktojë dëme me kalimin e kohës, aq më tepër kur të urinuarit në ato ujra është në kundërshtim me etikën e Islamit në kryerjen e nevojës.
Qëndresa e pestë:Nga ky hadith mësuam se është e ndaluar të urinuarit në ujë të ndenjur,pastaj të larët prej tij. A është ky ndalim në shkallën e haramit, aq sa nuk u lejoka as larja prej tij, apo është mekruh (e urrejtur), ku nëse e bën këtë është e saktë por e urrejtur?!
Dijetarët kanë rënë në mospajtim në lidhje me këtë, disa prej tyre thanë se është mekruh në mënyrë të prerë, e ata janë Malikitë, dhe disa prej tyre thanë se është haram, e ata janë Hanbelitë dhe Dhahiritë, e disa prej tyre thanë se ai është i ndaluar nëse është pakicë, dhe mekruh (e urrejtur) nëse është shumë.
E ajo që mua më duket e saktë - dhe Allahu e di më mirë –është se ndalimi (haram) është i dukshëm në pak ose shumë(prej tij), siçanuan Hanbelitë dhe kush i pasoi ata, por veçohen prej këtyre ujrave, ujërat e detit, me konsensusin e tërë dijetarëve, të cilët nuk i përfshinë ndalesa.
Qëndresa e gjashtë:Uji në të cilin është kryer urina, a mbetet në pastërtinë e tij apo i tëri ndotet me këtë urinë?!
Përgjigjjarreth kësaj ndryshon në varësi të ndryshimit të tij nga papastërtia apo mungesa e saj, sipas pakicës së saj apo të shumtës së saj.Nëse ai (ujë) ndryshon me papastërtinë, në ngjyrë, shije apo erë, nuk ka mospajtime mes dijetarëve në lidhje me papastërtinë e tij, qoftë ai pak aposhumë.
E nëse do ishte i pandryshuar me papastërtinë, dhe ai është shum, gjithashtu nuk ka mosmarrëveshje në mesin e dijetarëve në faktin se ai është i pastër, porsedijetarët janë të ndarë në mendime përsa i përket përcaktimittë kësaj “shumë”.
Dhe nëse ai është i pandryshuar me papastërtinë, dhe ai është pak, këtu dijetarët janë ndarë në dy mendime:
Njëra prej tyre është se, ai është konsideruar i pandotur, dhe se ky është mendimi i një shumice Sahabësh, i Dhahirive, dhe i Malikive, duke u argumentuar në atë që është transmetuar nga Ebu Davudi, dhe Tirmidhiu e klasifikuar Hasen(të mirë), se i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, ka thënë: «الماء طهور لا ينجسه شيء»-«Uji është pastrues, nuk e ndot atë asgjë».Dhe se këtëmendim ka zgjedhur edhe Shejh el-Islam Ibn Tejmije –Allahu e mëshiroftë -.
Mendimi i dytë: Është mendimi i shumicës së dijetarëve, se uji i paktëndotet, sapo t’aprekë papastërtiaedhe nëse nuk ndryshon, në përpudhje me ndalesën në këtë hadith. Por, e sakta është – e Allahu e di më së miri – ajo që kanë menduar të parët, dhe e cila është: se uji nuk ndotet, përveçse me nëse ndryshon ngjyra e tij, ose shija e tij, ose era e tij, edhe nëse nuk pëlqehet vepra e tij – ashtu siç u përmend sqarimi i tij - .
Qëndresa e shtatë:Disa prej dijetarëve bazuar në këtë hadith,kanë arritur në konkluzionin se është e ndaluar çdo gjë që në vetvete i sulmon dhe u bën dëm të tjerëve, apo ajo që ua prish atyre ujin e tyre, apo ua shpif atyre ushqimin e tyre, pasi Islami është fé e pastrimit dhe e pastërtisë.
Comments
[url="https://brainycoursework.com"]do my coursework for me
coursework help university
[url="https://buytopessays.com"]custom essays service
essay on service
[url="https://buy-eessay-online.com"]college essay writing services
essay custom
[url="https://buyacademicessay.com"]custom college essay writing service
buy essay paper
[url="https://bestsessays.org"]please help me write my essay
essay help websites
[url="https://bestessaysden.com"]how to write my college essay
cheap essay help online
[url="https://bestessayreviews.net"]essay writing services scams
essay help college
[url="https://besteasyessays.org"]cheap essays for sale
argument essay help
[url="https://bestcampusessays.com"]custom essays writing service
best paper writing site
[url="https://au-bestessays.org"]custom essay service toronto
help with essay writing