Episodi i PARË ( 1 )
Hyrje
Falenderimi i takon Allahut i Cili i zbriti të dërguarit të Tij librin dhe urtësinë, dhe me ta ndërtoi ndaj robërve të Tij argumentin, dhe garantoi në ta vërtetësinë dhe pagabueshmërinë. Çdonjëri që i ndjek ato në udhën e drejtë udhëzohet dhe kushdo që i kundërshton ato shkon në humbje dhe shkatërrim. Salavatet, selamet dhe përshëndetjet e begata ia çoj Profetit Muhamed, robit të Allahut dhe të dërguarit të Tij, njeriut të besueshëm dhe të sinqertë, të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për botën mbarë, dhe ndaj familjes së tij, shokëve dhe të gjithë atyre që e ndjekin udhën e tij me mirësi deri në ditën e gjykimit.
Në vazhdim....
Pa dyshim që Suneti Profetik (tradita profetike) i pastër përfaqëson bazat e fesë islame në krah të Kuranit famëlartë dhe rregullat themelore të saj. Feja nuk do të kuptohej, as udhrëresat e saj, e as jurisprudenca e saj pa marrë parasysh Sunetin Profetik. Nëse lëmë Sunetin Profetik do të humbisnim modelin më të mirë, do të ndërpritej kuptimi i revelatës, bëheshin të paqarta kuptimet Kuranore dhe nuk do të kishte juridiksion në fenë islame.
Për këto arsye kërkimet shkencore rreth sunetit profetik, argumentimi dhe pozita e tij llogariten si një çështje me rëndësi tepër të madhe në ndërtimin e mendimtarisë islamit, në formimin e llogjikës së dalluar të ndjekësve të fesë islame dhe në veçanti nëse përfytyrojmë madhësinë e sulmit të egër me të cilin ballafaqohet feja islame. Si dhe kurthet e përgatitura nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm të saj. Ata duan që myslimanët të humbasin personalitetin e tyre, madje përpiqen në mënyrë të vazhdueshme që tí largojnë njerëzit nga udhëzimi Profetik, të asgjesojnë dispozitat fikse të tij, të largojnë prej rrezeve ndriçuese e dritës së kësaj feje.
Për të arritur në qëllimet e tyre dashakeqëse ndonjëherë pretendojnë për mos verifikimin e disa llojeve të Sunetit Profetik, e tjetër herë duke pretenduar se nuk ai ekziston, ose është e paqartë bazuar në Kuránin Fisnik, e kështu thonë se njerëzit nuk janë të obliguar për zbatimin e tij.
E herë të tjera mundohen duke thumbuar bartësit e hershëm të Sunetit Profetik, apo transmetuesit e mëvonshëm, apo duke mohuar ndershmërinë dhe drejtësinë e tyre.
E herë tjetër pretendojnë se Suneti Profetik nuk i kalon caqet e udhezimeve, orjentimeve apo këshillave dhe thonë që myslimani nuk është i obliguar të veprojë sipas tij, madje i lejohet ta lërë atë. Që të gjitha këto teori janë të argumentuara në bazë të medh’hebeve (shkollave të tyre juridike) të korruptuara, opinioneve të tyre dashakeqëse dhe artikujve të tyre të shkatërruara, duke sjellë dyshimet më të dobëta dhe fantazitë më të parëndësishme.
Disa prej tyre pretendojnë se: me Sunetin Profetik duhet të veprohet vetëm atëherë pasi të njihemi me të gjithë kushtet e ardhjes së tij, me kushtet e shfaqjes, dhe me gjithçka që tek ta mund të ndikojë në argumentimin e tij. Gjithashtu Suneti Profetik nëse tregon një gjykim i cili nuk është cituar në Kurán, tek ta, nuk merret parasysh. Sipas tyre duhet që hadithi të shikohet nga mendjet e tyre të ngurta. Nëse mendja e tyre e shkurtër dhe zemra e tyre e sëmurë e pranon atëherë ky hadith është i saktë dhe veprojnë sipas tij. E nëse mendjet e sëmura të tyre nuk e suportojnë atëherë e neglizhojnë dhe e lënë këtë hadith.
Kanë harruar këta injorantë - ose bëjnë sikur harrojnë- se Suneti i Profetit Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) është bazë në fenë islame, e cila argumentohet ne Librin e Allahut. Gjithashtu për diçka që është bazë nuk thuhet përse dhe si? Por besimtarët e pranojnë dhe gjykojnë sipas saj, Pastaj nuk e gjejnë veten të zënë ngushtë në argumentimin e tij, dhe i dorëzohen plotësisht atij njohjen e plotë të, dhe janë të udhëhequr nga argumentimi i tij me një udhëheqje të plotë[1].
Këta njerëz me qëndrimet e tyre i bëjnë padrejtësi vetes së tyre dhe gjithashtu u bëjnë edhe njerëzve të tjerë padrejtësi, sepse ata kundërshtuan dhe vendosën rregulla në kundërshtim me bazat e jurisprudencës. Këta njerëz në vend që të ishin zbatues të legjislacionit kaluan në ligjvënës, madje sollën legjislacion të ri - duke refuzuar Sunetin Profetik , duke hedhur dyshime në të - gjë e cila çon që ata të refuzojnë fenë dhe të pranojnë revelatën prej shejtanit të mallkuar, dhe kjo është humbja më e madhe.
قال تعالى: ((وما كان لمؤمن ولا مؤمنة إذا قضى الله ورسوله أمرًا أن يكون لهم الخيرة من أمرهم ومن يعص الله ورسوله فقد ضل ضلالاً مبينًا)) [الأحزاب:36].
Allahu i Madhëruar ne Kuránin Fisnik thotë: “Kur All-llahu ka vendosur për një çështje, ose i dërguari i Tij, nuk i takon (nuk i lejohet) asnjë besimtari dhe asnjë besimtareje që në atë çështje të tyre personale të bëjnë ndonjë zgjidhje tjetërfare. E kush e kundërshton All-llahun dhe të dërguarin e Tij, ai është larguar shumë larg së vërtetës”. ( Él_Ahzab 36 )
وقال تعالى: (( فلا وربك لا يؤمنون حتى يحكموك فيما شجر بينهم ثم لا يجدوا في أنفسهم حرجًا مما قضيت ويسلموا تسليمًا ))[ النساء:65].
Allahu i Madhëruar ne Kuránin Fisnik thotë: “Për Zotin tënd jo, ata nuk janë besimtarë (të asaj që të zbriti ty as të asaj para teje) derisa të mos zgjedhin ty për të gjykuar në atë konflikt mes tyre, e pastaj (pas gjykimit tënd) të mos ndiejnë pakënaqësi nga gjykimi yt dhe (derisa) të mos binden sinqerisht” (En-Nisa’65).
وقال - صلى الله عليه وسلم -: ( فمن رغب عن سنتي فليس مني )(2).
Profeti Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “çdonjëri që largohet nga Suneti im nuk është prej meje”[2].
"Omer Bin El- Khattab" - allahu qoftë i kënaqur me të - ka thënë: " shpikësit (poseduesit) e mendimit janë armiq të suneteve. Ata nuk arritën të memorizojnë hadithe (thënjë profetike). I kaluan ato por nuk i kuptuan, dhe gjykuan sipas mendimit të tyre dhe humben vetveten dhe të tjerët i çuan në humbje”[3].
Suneti Profetik ka qenë një çelës për të kuptuarit e rilindjes islame që prej më shumë se katërmbëdhjetë shekuj, kështu që pse të mos jetë një çelës për të kuptuar zgjidhjen e problemeve aktuale?
Veprat të bazuara sipas Sunetit të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) janë punë nëpërmjet të cilave ruhet entitet i islamit, dhe sado që të nëse e lë Sunetin Profetik ka çuar në shpërbërjen e fesë islame[4].
Suneti duke përfshirë përmbajtjen e fjalëve dhe veprimeve dhe përcaktimeve të cilësive të të Dërguarit të Allahut (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) përshkruan " Planprogramin e detajuar " të jetës islame: jetën e individit musliman, të familjes muslimane, të komunitetit musliman, dhe të shtetit mysliman.
Nëse Kurani Fisnik përcakton rregullat e përgjithshme, parimet e plota, dhe përshkruan kornizën e përgjithshme, si dhe përcakton disa nga dispozitat e modeleve të pjesshme të cilat janë të domosdoshme të paraqiten në të, atëherë Suneti përshkruara atë që Kurani Fisnik e trajtoi në mënyrë të përgjithshme, komenton atë që në Kuranin Fisnik nuk është e qartë si dhe vendos shembuj të zbatimit konkret të udhëzimeve të tij.
Pikërisht këtu, gjejmë në Sunetin Profetik detajet e besimit në Allah, besimit në engjëjt e Tij, besimit në Librat e Tij, besimit në të Dërguarit e Tij, besimit në Ditën e Fundit, dhe besimit në caktimin (kaderin) e Tij.
Jeta e Berzahut (ne botën e varrit) në të cilën njerëzit do të jetojnë pas vdekjes në varret e tyre, pyetjet dhe provimi, lumturia apo vuajtja, vështirësitë dhe tmerret e ringjalljes, situata në momentet e ndërmjetësimit të madh, dhënja e llogarisë para Allahut, marrja e mëvonshme të librave të punëve tona, peshorja e veprave tona, kalimi i ures se siratit, mirësitë që Allahu ka përgatitur në Xhennet për ata që iu bindën Atij, mirësi që syri nuk i ka parë,dhe veshi nuk i ka dëgjuar, dhe as në mendje njeriut nuk i shkoi. Çfarë ka përgatitur Allahu për banorët e zjarrit, për ata që kundërshtuan urdhërat e tij, ndëshkime të formave të ndryshme, trupore dhe shpirtërore. Që të gjitha këto rregulla janë detajuar dhe sqaruar në Sunetin Profetik sikur ta kishe parë me sy.
Tek Suneti Profetik gjejmë shpjegimet në mënyrë të detajuar të adhurimeve të cilat përfaqësojnë esencën e veprimeve të ibadeteve si përshembull në katër shtyllat e islamit: namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi. pa marrë parasysh nëse janë namaze farze siç janë pesë namazet e obligueshme ditore, apo namazi i xhumasë në çdo javë. dhënja e zekatit pasi të përmbushë vitin apo frutat kur piqen. kryerja e haxhit një herë në jetë për ata që kanë mundësi. po ashtu adhurimet vullnetare.
po të shohim namazin farz, gjejmë librat që janë mbushur në të gjithë kapitujt e nënkapitujt me hadithe të shumta.po të fillojmë që në hyrje pastaj në kapitujt e abdesit, pastrimit, gusulit, tejemumit, marrjes së mestit etj.. po ashtu çështjet e tjera si ezani, ikameti, xhemati, të qenurit imam, sqarimi i kohëve të namazit, numri i rekateve, mënyra e faljes, kushtet e namazit, sunetet dhe çfarë e prish namazin. përcaktimin e llojeve te veprimeve se çfarë është farz dhe çfarë është sunet, namazin e vitrit apo të natës. sqarimin e namazit të paradites (duhasë), dhë cili namaz falet me xhemat e cili jo, cilin namaz falet njeherë apo dy herë në vit si namazet e bajrameve, apo namazet që falen për shkaqe normale si namazi i eklipsit apo i lutjes për shi, apo namazi i istihares që është namaz i veçantë.
po të vijmë tek zekati gjejmë përcaktimin e sasisë së pasursë që obligohet dhënja e zekatit, përcaktimi i kohës në të cilën obligohet, sa duhet të japë, kur duhet ta japë dhe kujt i takon dhënja e zekatit?
e njejta gjë ndodh edhe në agjërimin e ramazanit, në kryerjen e haxhit dhe umres. suneti profetik i shpjegon këto rregulla në mënyrë të detajuar. këto adhurime kanë pushtuar një pjesë të madhe tek librat e sunetit profetik, derisa po të llogariten shohim se pershembull në librin “xhamius-sahih” të Buhariut në të cilin zënë afërsisht një të katërtën e tij.
po të shtojmë në të çeshtjet e tjera që kanë të bëjnë me dhikrin (përmendjen e Allahut), lutjet, dhe leximin e Kuranit të cilat padyshim që janë pjesë e ibadeteve, atëherë na bëhet e qartë rëndësia e përgëzimit të sunetit, gjë me të cilën e përfundoi Imam Buhariu librin e tij me një hadith të tillë[5].
Ne gjejmë në Sunetin Profetik udhëzime dhe orjentime të detajuara rreth moralit islam, gjë për të cilën Allahu dërgoi Profetin Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të në mënyrë që të plotësojë moralin në mbarë shoqërinë njerëzore me qëllim që jeta të ndërtohet mbi bazat e virtyteve dhe ndershmërisë.
Suneti Profetik e ka konsideruar moralin pjesë të besimit, dhe virtytet cilësi që duhet të mishërohen tek besimtarët, ashtu siç e konsideron të kundërtën si shenjë të hipokrizisë, vese e cilësi të hipokritëve. Gjithashtu ndershmëria dhe sinqeriteti, bujaria dhe guximi, besnikëria dhe mirësjellja, butësia dhe mëshira, drejtësia dhe bamirësia, modestia dhe durimi, qetësia kur zemërohesh, falja kur ke mundësi, respekti ndaj prindërve, forcimi i lidhjeve farefisnore, nderimi i fqinjëve, kujdesi ndaj jetimëve, nevojtarëve dhe udhëtarëve.
Ajo gjithashtu përfshin atë që ne e quajmë "Moralet Hyjnore", e cila është forca e jetës shpirtërore, si dashuria për Allahun e Madhëruar, mbështetja tek Ai, pendimi dhe shpresa në mirësinë eTij, besimi në Zot dhe përkushtimi për Të, frika nga ndëshkimi i Tij, pranimin i caktimit të Tij, durimi në fatkeqësi, dhe falenderimi në mirësi, dashuria dhe urrejtja për të, devotshmëria për larguar nga gjërat e ndaluara dhe veprimi i punëve vëtëm për dashuri të Tij, etj..., çështje të tjera të cilave u kanë dhënë rëndësi njerëzit e ndershëm e të sinqertë që u dhanë pas misticizmit, deri sa thanë: misticizmi është moral, kështu që kushdo që moralin e tij e rrit dhe e lartëson më tepër se ty atëherë ai është më i lartësuar edhe në misticizëm.
Ne gjejmë në sunet , edhe detajet e edukatës islame, të cilat kanë të bëjnë me jetën e përditshme të një njeriu musliman, e cila përbëhet nga shije të përbashkëta, dhe edukatë të përbashkët mes të gjithë myslimanëve.
Kjo edukatë perfshin vepra të tilla si mënyrën e të ngrënit, të pijes, të qëndrimit ulur apo në këmbë, përshëndetjet me njëri tjetrin, lejen për vizitë dhë si ti kryeni ato, mënyrën e flejtjes në gjumë apo zgjimin, veshjen dhe zbukurimim, të folurit dhe heshtja, takimet, mbledhje apo kur ndaheni dhe largoheni.
Një musliman kur është duke ngrënë apo kur pi fillon me emrin e Allahut, dhe ha e pi me dorën e djathtë, dhe ha nga ajo çfarë ka përpara, dhe nuk ekzagjëron në ngrënje dhe kur e ka mbaruar ushqimin e tij do të falenderon Allahun.
Kështu ne gjejmë se suneti profetik vendos për muslimanin një paketë të detajuar të rregullave të edukatës e moralit të cilat përcaktojnë sjelljen e tij të përditshme. Këto rregulla krijojnë zakone e tradita të përbashkëta me të cilat karakterizohen bashkësitë muslimane nga komunitetet e tjera, gjithashtu kjo gjë bën që individi musliman të ketë personalitet të ndarë dhe të dallueshëm nga të tjerët në të gjithë aspektet si në komunikim, pamje dhe çdo gjë tjetër.
Ne gjejmë në sunet gjithashtu edhe detajet e përmbajtjes së jetës familjare e cila qëndron mbi baza të forta. Në të tregohet mënyra se si funksionon kjo lidhje, si të rregullohen marrëdhëniet mes tyre. Si duhen përmirësuar marrëdhënjet me qëllim që të ketë progres brenda saj. Duhen kërkuar faktorët që luajnë rol në mbrojtje të shpërbërjes dhe të kolapsit familjar, si dhe duhen gjetur metodat dhe mjetet e nevojshme për ta mbrojtur dhe ruajtur të shëndoshë atë. Aty jepen detaje se çfarë kërkohet nga të dyja palët në momentet kur ato kanë mosmarrëveshje, dhe pasqyrohen kriteret e divorcit.
ne e gjejmë në sunet vëmendjen që i kushtohet përzgjedhjes së bashkëshortit apo bashkëshortes. Aty jepet në mënyrë të detajuar mënyra e fejesës, dispozitat e saj. Suneti flet për martesën dhe rregullat e mirësjelljes. Flet për të drejtat e gruas ndaj burrit të saj, si dhe të drejtat që i takojnë burrit nga gruaja e tij. Ne të pasqyrohen dispozitat e divorcit nëse ndodh një gjë e tillë apo të detyrimet që kanë ndaj fëmijëve të tyre apo detyrimet që fëmijët kanë për prindërit e tyre, e çështje të tjera, rreth të cilave flasin kapitujt që janë bazuar mbi "jurisprudencën e familjes", ose siç quhen ndryshe çeshtje për "statusin personal".
Ne gjejmë në sunet , edhe dispozita të shumta për çeshtjet e transaksioneve dhe të marrëdhënieve shoqërore midis muslimanëve njëri me tjetrin. Në të gjendet juridiksioni i mënyrës së shitjes dhe blerjes, dhuratës dhe marrjes apo dhënjes hua, kooperimit dhe bashkëpunimit në sipërmarrje, dhënjes apo marrjes me qera, sponzorimit dhe transferimit, të testamenteve të trashëgimisë, cilësitë e dëshmitarëve dhe kufijtë për ndëshkimet, e çështje të tjera, të cilat jurisprudencën islame njihen si "jurisprudenca e marrëdhenjeve dhe transaksioneve" .
Në të ekzistojnë ligje që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet punëmarrësve dhe punëdhënësve, mes pushtetarëve dhe njerëzve të thjeshtë. Suneti vendosi rregullat në punët administrative dhe financiare, gjyqësore dhe të tjera, të cilat janë shkruar në librat që flasin për "politikën e jurisprudencës", apo në kapitujt që flasin për "pasurinë" etj..
Disa hadithe të tjera përcaktojnë rregulloren e marrëdhënieve ndërmjet shteteve, mes shtetit Islam dhe shteteve të tjera. Në të parashikohet korniza e marrëdhënieve mes myslimanëve dhe jomyslimanët në kohë paqe dhe në luftë. Kapitujt që flasin për këto çështje në jurisprudencë islame janë kapitujt e "Udhëtimit" ose "xhihadit”[6].
Imam Ibn El-Kajjimi ka një thënje të të shkëlqyer, të mrekullueshme rreth udhëzimit të cilin e solli Profeti Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) ku thotë: "i Dërguari i Allahut (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) ndërroi jetë, edhe një zog që valëvit krahët e tij në qiellna mëson ne dituri. Kështu u mësoi atyre dhe ua bëri të ditur çdo gjë, madje edhe rregulla të mirësjelljes të braktisur, - u mësoi çdo etikë personale deri në pastrimin nga kryerja e nevojës -. U mësoi edukatën e kryerjes marrëdhënieve seksuale. Edukatën kur bien në gjumë dhe kur ngrihen apo si të qëndrojnë ulur. U mësoi si të hanë e të pinë, si të veprojnë kur janë udhëtarë apo jo udhëtarë. U mësoi edukatën kur të flasin dhe heshtjen. Si të veprojnë kur janë me njerëz të tjerë dhe kur janë të vetmuar. Si të sillen kur janë të pasur dhe të varfër, kur janë mirë me shëndet dhe kur janë të sëmurë, dhe të gjitha dispozitat që kanë lidhje me jetën dhe vdekjën.
Çdo gjë e përshkroi, dhe nuk la asgjë pa e bërë të qartë. kështu përmendi Fronin dhe Karrigen, Engjëjve dhe Xhinëve, dhe xhehenemin dhe xhenetin, ditën e ringjalljes, dhe çfarë ndodh në të, sikur ta kishte parë me sy.
Profeti Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) u mësoi atyre cilësitë e Zotit të tyre duke ua shpjeguar qatrtë atyre, sikur ata e kanë para sysh Atë në bazë të përshkrimit të cilësive të plota dhe përsosmërisë së Tij. Ai u mësoi atyre Profetët e mëparshëm, kombet e tyre, dhe çfarë ndodhi me ta, sikur ata të ishin në mesin e tyre.
Ai u mësoi atyre traditën dhe zakonet e mira dhe të keqja , të voglen dhe të madhen, saqë u mësoi atë që asnjë profet para tij të ia kishte mësuar popullit të vet..
Muhamed (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) u mësoi atyre momentet e vdekjes, dhe çfarë do të jetë pas kësaj jete në jetën e Berzahut (pas vdekjes). U mësoi për ndodhitë e mëvonshme si lumturi apo ndëshkimi ndaj trupit dhe shpirtit. Këtë gjë nuk e kishte bërë asnjë profet tjetër. Gjithashtu u bëri të ditur argumentet që të jenë të bashkuar. U foli për profecinë, për ringjalljen etj. U bëri të qartë mënyrën e thirrjes së njerëxve që të largohen nga udha e mosbesimit dhe devijimit. U mësoi atyre kurthet e luftërave, si dhe ballafaqimi me armikun. U tregoi metodat e fitores dhe të triumfit. U mësoi atyre dredhitë dhe kurthet shejtanit, mjetet dhe metodat që ai përdor. U mësoi gjithashtu edhe mjetet mbrojtëse prej këtyre dredhive në mënyrë që të mbrojnë vetvetet e tyre nga e keqja dhe sherri i tij.
Në përgjithësi Muhamedi (paqja dhe begatia e Allahut qofshin mbi të) solli mirësitë e plota të kësaj bote dhe të tjetrës, u mësoi të mos kenë nevojë për askënd tjetër pos Allahut, ku legjislacioni i Tij është i plotë, ku bota nuk ka parë një të tillë më parë[7].
[1] Marrë nga libri Huxhxhijetus-sunneh faqe 13-14.
[2]. Buhariu e transmeton ne Kapitullin e Fejeses, me nr: 5063. Muslimi e transmeton ne Kapitullin e Fejeses, me nr: 1401.
[3]. Ibn Abdulberri e transmeton ne librin e tij (xhamiul-bejan) me nr: 1924,2003, 2005. Dhe El-Lalekaij ne librin (sherhu Usulil-I’tikad) 1/1123.
[4]. Shiko librin El-Islamu ala mufterekit-turuk fq 87.
[5] hadithi që transmetohet nga Ebu Hurejra (Radijall-Llahu Anhu) (dy fjalë të dashura tek Mëshiruesi të lehta në gjuhë të rënda në peshore: SUBHANALLAHI ËE BIHAMDIHI, SUBHANALLAHIL-ADHIM”
[6]. Shiko librin El-Medkhal ila dirasetis-sunneh faqe 63-67.
[7]. Shiko I’lam el-muvekiin 4/375.
Comments
My website ... norethindrone à un prix
compétitif: http://skincora-rodamca.com/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=3713
daily, if so afterward you will without doubt take fastidious experience.
my page - How
to Build a Successful Online Business: Tips and Strategies: https://aiinsides.blogspot.com/2023/03/how-to-build-successful-online-business.html
I'm going to watch out for brussels. I will appreciate if
you continue this in future. Lots of people will be benefited from your writing.
Cheers!
Feel free to surf to my web blog yoga practice: http://888.ck9797.com/viewthread.php?tid=7037164&extra=
health blog membership sites
affiliate marketing tips and tricks
affiliate marketing for health bloggers
Also visit my page :: Meghan: http://annettexx.com/index.php/community/profile/janbrody913995/
PharmEmpire affiliate terms and conditions
work from home teaching jobs
make money blogging from home
my webpage - remote work tools: https://demo.paganprideofeasttn.org/community/profile/marshamcgraw315/
Supplements affiliate marketing registration
work from home jobs for stay at home moms
work from home
Also visit my web-site - choosing the right pharmacy
affiliate program: https://bossladiesgastrobar.com/forums/users/esperanzareno/edit/?updated=true/users/esperanzareno/
web site which presents these stuff in quality?
Also visit my blog post - pharma affiliate programs
for passive income: https://i-would-be-happy-again.blogspot.com/2023/03/maximizing-passive-income-how-to.html
posts which carries lots of valuable information, thanks for providing these information.
my web blog - AI market trends: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/how-to-make-money-using-ai-insights-on.html
this board and I to find It really helpful & it helped me out a lot.
I am hoping to offer something again and aid others like you helped me.
My site - AI-powered personal shopping: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/ai-powered-personal-shopping-assistant.html
I will be returning to your site for more soon.
My web-site :: Walgreens digital coupon usage limit: https://medicines-for-allergies.blogspot.com/2022/02/how-many-times-can-i-use-walgreens.html