Episodi (1) Hyrje
Në mbrojtje të Sunnetit
بسم الله الرحمن الرحيم
MeEmrin eAllahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.
Mbrojtja e Sunnetit:
Hyrje:
Falënderimi i qoftë Allahut, Zotit të botëve, dhe paqja dhe bekimi qofshin mbi Imamin e edukatorëve, udhëheqësin e shkëlqyer, Profetin Muhammed, familjen dhe shokët e tij të gjithë.
E siç vijon:
E ka vendosur Allahu Plotfuqishëm–Sunnetin e Profetit të Vet- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – në rangunmë të lartë, dhe vendinsuprem, kur i besoi atij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - detyrën e shpalljes, dhe funksionine sqarimit, tha i Lartmadhërishmi:
}وأنزلنا إليك الذكر لتبين للناس ما نزل إليهم...{[النحل:44]
{E Ne t’a zbritëm ty Përkujtiminqë t’ua sqarosh njerëzve atë që iu zbrit atyre ...}[Nahl: 44].
Dhe se fjala “el-Bejan-sqarime” është emër, në numrin shumës, që përmban kuptime përmbledhëse të bazave dhe degëzimevetë degëzuara:
Njëra prej tyre: Sqarimi i përmbajtjes së shpalljesduke e nxjerrë në dukje, nëpërmjet gjuhës së tij, kur ajo ishte e fshehtë.
E dyta:Sqarimi i kuptimit të saj (shpalljes), interpretimi i saj, për atë që kanë nevojë për këtë, ashtu siç e sqaroi se fjala “edh-Dhulm- Padrejtësi”e përmendur në Fjalën e Allahut të Lartësuar : [الأنعام: 82]{ولم يلبسوا إيمانهم بظلم}-{…dhe nuk e veshin besimin e tyre me padrejtësi}[el-En’am: 82], ishte Shirku(1).
E treta:Sqarimi i saj (shpalljes) me anë të veprave, siç ia sqaroi kohët e namazit, atij që pyeti, nëpërmjet veprës së vet(2).
E katërta: Sqarimi i asaj rreth së cilës është pyetur, në lidhje me dispozitat të cilat nuk përmenden në Kur’an, ku menjëherë zbriste Kur’ani me sqarimin e tyre, siç u pyet në lidhje me akuzënndaj gruas,për të cilën Kur’ani erdhi me mallkimin dhe shembujt e tij (3).
E pesta:Sqarimi me anë të shpalljes, rreth i asaj së cilës ai u pyet, edhe nëse nuk ka qenë në Kur’an, siç u pyet në lidhje me atë njeri i cili ka hyrë në Ihram i veshur me veshjen e ihramit pasi e ka parfumosur atë me parfum, kështu që erdhi shpallja që ai të heqë atë veshje të ihramit dhe të pastrojë shenjat e parfumit të tij(4).
E gjashta:Sqarimi i dispozitave me anë të sunnetit të tij, duke i sqaruar edhe nëse nuk është pyetur, siçua bëri të ndaluar atyre mishin e gomerëve(5) dhe Mut’an (6).
E shtata:Sqarimi i tijpër Ummetin, që lejimi i diçkaje me anë të veprave të tij, është (e lejuar) veçanërisht për të, duke mos i ndaluar ata që të punojnëme të.
E teta:Sqarimi i tij në lidhje me lejimin e diçkaje për ta,për t’a bërë, me anë të miratimit të tij, duke qenë prezent aty, ose duke ua mësuar atyre, e ata t’a bënin.
E nënta: Sqarimi i tij në lidhje me lejimin e diçkaje, me anë të heshtjes së tij, duke i ardhur keq t’ua ndalonte, edhe nëse nuk e ka lejuar atë shprehimisht(me fjalë).
E dhjeta: Që Kur’ani të gjykojë për diçkame obligimin, ndalimin apo lejimin e saj, dhe të ketë për atë gjykim, kushte, pengesa, kufizime,kohë specifike, kushte dhe klasifikime të ndryshme, pastaj Allahu i Plotfuqishëm t’a lejojë nëpërmjet të Dërguarin të Tij mesqarimin e tyre, siç thotë Allahu i Lartësuar:[النساء:24]{وأحل لكم ما وراء ذلك}- {…dhe e lejoi për ju gjithçka që vjen pas kësaj}[en-Nisa: 24], dhe se “lejimi”këtu është pezullim nga kushtet e martesës, dhe mungesës së indikacioneve të saj, ardhjes së kohës së saj, dhe të qenurit meritor, kështu që erdhi sunneti me sqarimin e gjithë këtyre.
Kështu që çdo gjë që ai e bëri ligj- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –për Ummetin, ai është sqarim prej tij nga Allahu, pasi ky është Ligji i Tij dhe Feja e Tij. Dhe se nuk ka dallim mes asaj që ai ka raportuar prejTij prej fjalëve të Tij të recituara (nga Kur’ani) dhe mes shpalljessë Tij(sunnetit) e cila është njësoj me Fjalën e Tij në zbatimin e obligimeve, dhe të kundërshtuarit e kësaj është si të kundërshtuarit e kësaj(7).
E në qoftë se ky është statusii Sunnetit, dhe se kjo është rëndësia e tij, atëherë mosnjohja e tij, sulmi ndaj tij, të përdhosurit e tij, të dyshuarit në gjykimin e tij, të fabrikuarit e gënjeshtrave rreth tij, të përhapurit e kontraditave të çoroditura të dikurshme, të kërkuarit për hadithe të shtrembëruara, e gjithë kjo është një çështje shumë e rrezikshme, pasi kjo nënkupton hapjene dyerve të së keqes që minojnë strukturën e Islamit, e kjo si më mëposhtë:
Së pari:Pasidispozitat ligjore, shkencore e bazike të "bindjeve",qëndrojnë mbi sqarimin dhe detajet që ua jep Suneti profetik pas Kur’anit dhe me të.Kështu që mosnjohja dhe injorimi i Sunetit i kërcënon bindjetme cungim dhe paqartësi, dhe prekatë që ka lidhje me teologjinë, profecitë, dhe audiologjinë, e të tjera si këto prej çështjeve të besimit.E a mund të ngrihetdot Feja me anë të bindjevetë cunguara e të paqarta?!
Së dyti: Eliminimi i bazave të dispozitave ligjoro-shkencore "Bazat e Jurisprudencës Islame".Pasi kjo shkencëparashtrohet me argumente mbi të cilat ndërtohen dispozitat dhe ligjet.E studiuesit e bazave, janë të gjithë unanim se Sunneti profetik është burimi i dytë për legjislacionin Islam. Bazuar në këtë,të mohuarit e Sunetit profetik e bën Jurisprudencën Islame të hidhet në erë, për shkak të mos përqëndrimit të saj mbi argumente, dhe mungesës së themeleve të saj.
Së treti:Shembja e Fikh el-Furu’ (Kuptueshmërisë së degëzimeve)qoftë "metodike dhe krahasuese", pasi pjesa më e madhe e çështjeve dhe vendimeve të jurisprudencës (fik’hut), janë të bazuara në Sunnetin profetik: ose me sqarim dhe qartësim,si kohët, numri, dhe pjesët e namazeve obligative, ose në mënyrë të pavarur, të tilla si: shpagimi i agjërimit të prishur gjatë Ramazanit, dy dënimet -përpirësin e alkoolit dhe dezertuesin, dhe të gjitha moralet, sjelljet, veprat e virtytshme…e kështu me radhë.
Së katërti:Shtrembërimin e shkencave të Kur’anit Fisnik, që janë të bazuara në shumë prej çështjeve të tyre në Sunnetin profetik, dhe shkatërrimin e shkencës së Tefsirit (Interpretimittë Kur’anit) për shkak të përqëndrimit të tij, në shumicën prezantuese të tij, tek Sunneti profetik(8).
Kështu që, mospranimi i Sunnetit, hap rrugët eskepticizmit (pabesueshmërisë) edhe të vetë Kur’anit, dhe i prish vargjet të cilat nxisin dhe shtyjnë në ndjekjene të Dërguarit të Tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –, marrjes së tijsi një model, arbitrazhin(gjykimin) e tij, të kënaqurit me gjykimin e tij, dhe të preferuarit e ndjekjes së tij përpara çdokujt tjetër, derisa të mbetet Ummeti pa asnjë legjislacion të përcaktuar qartë etë fortë në argument;nëse bazat e legjislacionit dhe degët e tij u ekspozohen shpifjeve dhe inkurajimeve.
Në fakt, sulmi ndaj Sunnetit profetik, është shembje e Islamit dhe bindjeve të tij, adhurimeve të tij, organizimit të tij, moralit të tij, dhe shkatërrim i unitetit të tij, dhe arsyeja për prapambetjen dhe moszhvillimin e muslimanëve në vazhdën e qytetërimit.
Thotë Profesor Muhamed Esed: "Sunneti ishte çelësi për të kuptuar Rilindjen Islame për më shumë se trembëdhjetë shekuj, kështu që përse të mos jetë gjithashtu çelësi për të kuptuar prapambejtjen tonë bashkohore?!Vërtetë që të punuarit me Sunnetin e të Dërguari të Allahut -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -është puna përruajtjen e ekzistencës së Islamit dhe përparimit të tij, dhe nëse lihet Sunneti, atëherë kjo është shpërbërje e Islamit.
Sunneti ka qenë një strukturë hekuri mbi të cilënështë ngritur kështjella e Islamit, dhe nëseti ia heq strukturën ndërtesës ajo që do të përfitosh është shembja e asaj ndërtese si të ishte një shtëpi prej letre.” (9)
E kjo është ajo që planifikojnë armiqtë e Islamit, qofshin ata, shfaqës të armiqësisë së tyre ndaj tij duke e demonstruar atë, e qofshintë tillë që i mveshën gjybes (mantelit)së tij shpifje dhe intriga. Por ata,edhe nëseu përpoqën në arritjen e qëllimit, kurrë nuk do të mbërrijnë në synimin e tyre të shumëkërkuar, e tek ajo që kërkojnë, përkundrazi ata do të vazhdojnëtë lëngojnë me lëngim në labirintet e errëta, konfuzioneve të shumta, vështirësisë së daljes, derisa të vdesin mllefosur, dhe plot ankthe dhe ligësi, sepse Allahu i Lartësuar e i Plotfuqishëmhyri garant për t’a mbrojtur Fenë e Tij prej çdokujt që ia don asaj të keqen, dhe për mbrojtjen e ndjekësve të saj, prej çdokujt që nuk ua don të mirën, ashtu siç tregon në lidhje me këtë Fjala e Allahut të Lartësuar:
}يريدون أن يطفئوا نور الله بأفواههم ويأبى الله إلا أن يتم نوره ولو كره الكافرون * هو الذي أرسل رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله ولو كره المشركون{[التوبة:32-33].
{Ata dëshirojnë që t’a shuajnë Dritën (Fenë) e Allahut me gojët e tyre, por Allahu nuk pranon derisa t’a plotësojë Dritën e Tij, edhe nëse këtë e urrejnë jobesimtarët. Ai është, që e Dërgoi të Dërguarin e Vet, me udhëzim dhe Fe të vërtetë, që t’a bëjë të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe nëse këtë e urrejnë idhujtarët.} [et-Teube: 32-33].
E çmundet të bëjnënjë grup fundërrinash – të hershëm e të tashëm –me përpjekjet e tyre për të penguar e Sunetine pastër profetik, përveçse ashtu siç ka thënë në lidhje me këtë el-Easha:
Si kokëforti një ditë, gurin që t’a thyejë deshi
po cjapi brinjët e vet theu e atë as s’e gërvishi
Dhe se ata me arrogancën e tyre, refuzimin e tyre, intrigat e tyre dhe shpifjet e tyre të rreme, vetëmsei bënë dëm vetes dhe fesë së tyre: [الشعراء:227]{وسيعلم الذين ظلموا أي منقلب ينقلبون} - {…dhe se do t’a marrin vesh ata që bënë dëme, se cili fitues do të fitojë.}[esh-Shuara: 227].
Dhe se në këtë kënd, ne do të ndalemi metrillimet dhe gënjeshtra e tyre, dhe do t’u paraqesim dyshimeve dhe shpifjevetë tyre të pabaza e të përgënjeshtruara, në mënyrë që të sqarohet e vërteta, e të turpërohet e kota, dhe tek Allahu e kërkojmë ndihmën, e Atij i kërkojmë suksesin:
{وما توفيقي إلا بالله عليه توكلت وإليه أنيب} - {…dhe se suksesi im, është vetëm me Allahun, tek Ai jam mbështetur, e tek Ai jam kthyer.}
Fusnotat:
(1) . Sahihui Buhariut: (32), dhe Sahihui Muslimit: (327).
(2) . Sahih Muslim: (613).
(3) . Sahihu i Buhariut:(4745).
(4) . Sahihu i Buhariut:(1789), dhe Sahihu i Muslimit: (1180).
(5) . Ebu Davudi (4604), Tirmidhiu (2663), Ibn Hiban: (12), dhe e Saktësoi el-Hakim: (1/109), dhe e iratoiDhehebiu.
(6) . Sahihu i Buhariut: (4216), dhe Sahihu i Muslimit: (1407).
(7) . “I'laam el-Muuki’in”: (4 / 97-104).
(8) . “es-Sunetu en-Nebeuijeh”i Dr. Ahmed Kerimeh(faq. 27-28).
(9) . “el-Islam ala mufterik et-Turuk - Islami në udhëkryq” (faq. 87).
Comments
[url="https://brainycoursework.com"]coursework help
degree coursework
[url="https://buytopessays.com"]what should i write my essay on
college essay writers block
[url="https://buy-eessay-online.com"]college application essay help
custom essay writing toronto
[url="https://buyacademicessay.com"]write my essay generator
essay writing help online
[url="https://bestsessays.org"]cheap essay writing service usa
essay writing help for students
[url="https://bestessaysden.com"]buy college essay
best essay writing website
[url="https://bestessayreviews.net"]essay writer website
write my essays
[url="https://besteasyessays.org"]write my essay help
best custom essay service
[url="https://bestcampusessays.com"]act essay help
custom essay company
[url="https://au-bestessays.org"]best paper writing site
essay revision help online