Episodi (2)

Fjala rreth terminologjisë dhe semantikës (1/2)

بسم الله الرحمن الرحيم

Me Emrin e Allahut, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit.

 

Fjala rreth terminologjisë dhe semantikës

Rëndësia e njohjes së dallimeve messemantikës(kuptimeve gjuhësore) dhe kuptimeve terminologjike (idiomatike).

Konfuzioni në semantikë (kuptimet gjuhësore) dhe mungesa e njohjes së dallimeve mes kuptimeve në gjuhë dhe atyre në terminologji, është një çështje jashtëzakonisht e rrezikshme;pasi ajoe çon të zotin e sajtek keqkuptimi i dispozitave dhe në rezultate të gabuara, dhe se këtëdo e shohim tek disa shembuj në faqet në vijim. Prandaj, është e domosdoshme që fillimisht të vëmë përparadefinicionin tonë tëSunnetit, në njohje e dallimeve mes kuptimeve gjuhësore dhe kuptimeve terminologjike, rreth të cilës themi:

Ebu Hilal el-Askerij ka thënë: "Dallimi mes emrit të përdorshëm(në popull ) dhe emrit sheriatik(në islam), është se emri sheriatik: “është zhvendosurnga rrënja e tij në gjuhë,dhe që me të mund të emërzohetnjë folje, apo që tregon ndonjë vepër tësheriatit (legjislacionin Islam), si për shembull namazi, zekati, agjërimi, mosbesimi, besimi, Islami, dhe të përafërta me këto. Dhe se këto emra, qarkullonin para se të vinte sheriati me to, e që më pas u zhvilluan në sheriat në kuptime të njohura, dhe filloi të përhapej përdorimi i tyrederisa ato u kthyenrealitet në vetvete (pra u konkretizuan), ndërsa përdorimi i tyre fillestar (i origjinës) u kthye në metaforë. A nuk e shikonse si përdorimi i fjalës "namaz" që sot që ka kuptimin “dua-lutje”, është kthyer në metaforë, por që në fakt rrënja e fjalësnë fillim e tillë ka qenë.

Emrii përdorur në popull,është ai (emër) i cili u mornga lloji i tij, me përdorimin e njohur(në popull),  si për shembull, fjala: "kafshë", fjalë e cila është bërë e përdorshme kështu, për shkak të disa (kafshëve) që ecin ngadalë, dhe fillimisht në origjinë (rrënjë),ka qenë emër për gjithë llojin e vet.

Tek juristët islamë, nëse nga Allahuvjen një fjalim, që në gjuhëka ardhur për diçka,në popull përdoretpërdiçka tjetër, dhe se në sheriat ështëpërdiçka tjetër, atëherë është obligim që tëmerret ai kuptim që i ka dhënë sheriati; pasi ai (kuptim) që është në gjuhë, mund të jetë hequr prej saj(gjuhës), e në këtë rast ai (kuptim) ka ngelur rrënjë (e fjalës), dhe se ai(kuptim) që përdoretnë popull, është më parësor në të (fjalim).E nëse fjalimi, në popull është për diçka, dhe në gjuhëështë ndryshe nga ai, atëherë është obligim që të merret ai(kuptim) që njihet në popull; pasi kjo është më parësore.Ashtu siç,fraza sheriatike e përmban atë prejsë cilës ajo (frazë) është ndryshuar. E nëse ndodhqë fjala përdoret në sheriat, atëherë më parësore është ajo që u përmend më lart, pasi shumica e emrave të sheriatit kanë nevojë për sqarim, si shembulli i Fjalës së Allahut të Lartësuar:[البقرة:43]{وأقيموا الصلاة وآتوا الزكاة} kuptimi {Falin namazin e jepeni zekatin}[Bekare: 43]

Kume argumentin kuptohet se: me të kërkohet diçka tjetër nga ajo që nënkupton në gjuhë, e kjo në këto dy pika:

Njëra:Kërkohet me të, ajo çfarë nuk kuptohet në kuptimin e parë, si: “Salah(namaz) –dua”, “Zekeh(zekat) –shtim”.

Tjetra:Kërkohet me të, ajo që nënkuptohet në gjuhë, por që ajo është kthyer në emërtim i sheriatit, gjë e cila e bën atë të jetë në anën specifike, ose të arrijë kufinjt specifik, duke u kthyer në “si të ishte i përdorur”e jo në atë që “ka qenë përdorur”, si shembulli i: “Sijam(agjërim)-përmbajtje”, “Wudu-(abdes)-larje”, forma të tilla.

Duhet ditur se kjo bisedë është shumë e rëndësishme, dhe për t’a sqaruar më tepërdo shtoj se:

Emrat janë tre lloje:

Lloji i parë: Të tillëqë, kufinjt e të cilëve njihen nëpërmjet sheriatit si: “el-Iman-besimi”, “es-Salah-namazi”, “ez-Zekah-lëmosha”, “es-Sijam-agjërimi”, “el-Haxhu-haxhi ose pelegrinazhi”.

Lloji i dytë: Të tillë që, kufinjt e të cilëve njihen nëpërmjet gjuhës, si: dielli, hëna, nata, dita etj.

Lloji i tretë: Të tillë që, kufinjt e të cilëve njihen nëpërmjet përdorimit (në popull), si: arrestim etj.

Frazat e sheriatit–edhe pse në origjinë janë në gjuhën arabe–atyre patjetër duhet që t’u mësohet qëllimi i tyre në sheriat, pasi sheriati i ka zhvendosur të tilla shprehje prej kuptimevetë tyre të origjinës (mëparshme) në kuptime të tilla që mes tyre dhe mes kuptimit rrënjësor ka njëfarëndërthurjeje.

Kështu që “Salah-namaz”në konteksin gjuhësor don të thotë “dua-lutje”, por kur erdhi sheriati, e specifikoi emërtimin “Salah” me fjalë, vepra, dhe rregulla të caktuara.

Ndërsa “Zekat– lëmoshë e obliguar”në origjinën e gjuhës ajo është me kuptimin“zhvillim dhe shtim”, dhe me ardhjen e sheriatitkuptimi i saj i u specifikua si një pasuri që paguhet nga ana e atyre që e kanë obligim për ata që e meritojnë, dhurim i cili nënkupton në vetvete një mënyrë për rritje dhe shtim.

Ndërsa“Saum –agjërim” në origjinën e gjuhës don të thotë “përmbajtje” dhe kur erdhi sheriati e specifikoi atë duke i dhënë kuptimin e heqjes dorë nga gjërat caktuara gjatë një kohe të caktuar.

Dhe se “Haxh-pelegrinazh” në origjinën e gjuhës arabee ka kuptimin “synim”, kështu që sheriati e specifikoi atë në “Synim për tek shtëpia shenjtë e Allahut, për të përmbushurdisa veprime të caktuara”.

Kështu që sheriati, nuk i ka zhvendosurtërësisht ato fjalë - e të tjera si këto - ngakuptimi i tyre gjuhësor, por edhe nuk qëndroi në të to siç ato janë në origjinën e gjuhës, por i specifikoi ato me një specifikim sheriatik duke u bazuar edhe në disa burime të tyre, ashtu siç përdorimi në popull i specifikon disa shprehje (fraza) bazuar në disa burime të tyre.

E nëse dikush e anashkalon këtë metodikë në marrëdhëniet e tij me terminologjitë(idiomat) e sheriatit, dhe nuk i shikon këto dallime, atëherë ai do humbasë në një qorrsokak të madh.Prandaj, ne e kemi obligim që të sqarojmë anën e mospërputhjes, mes kuptimit të "Sunneh -Sunnet" në gjuhë dhe kuptimit të tij në term, dhe se kjo do jetë ajo që ne do të parashtrojmë në vijim.

Sunneti në gjuhë

Sunneti në gjuhë: rrjedh nga folja "senne" me “َ - fet’ha – E” mbi “سـ- sijn – S” pa pika, dhe përforcim (dyfishim) të shkronjës “ن -nun-N”, ose nga fjala "Sunen" e cila është një materjal që ndihmon rrjedhjen (vazhdimësinë) e diçkaje dhe shtyrjen e saj me lehtësi, e kjo nënkupton diçka që përsëritet derisa ajo tëkthehet rregull.

Dhe se ajo ka disa kuptime:

1-  Histori e përsëritshme, dhe rrugë e udhëhequr që ndiqet, qoftë ajo e mirë apo e keqe. Ky është kuptimi i fjalës “es-Sunneh”, kuptim i cili është rrënjë (e fjalës) dhe më i përdorshmi në të shumtën e rasteve.Ibn el-Ethijri ka thënë: “Në hadithe është përsëritur shpesh fjala “es-Sunneh”, dhe gjithçkaje që ka lidhje me të, origjina e së cilës është rrugë dhe histori...", dhe se shprehja “rrugë e mirë” apo “histori e mirë” ose “e keqe” na vjen në dy forma, atë tëpërshkrimit dheatë të bashkangjitjes.

Prej formave të përshkrimit, kemi thënien e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – i cili ka thënë:

«من سن في الإسلام سنة حسنة فله أجرها وأجر من عمل بها بعده من غير أن ينقص من أجورهم من شيء، ومن سن في الإسلام سنة سيئة كان عليه وزرها ووزر من عمل بها بعده من غير أن ينقص من أوزارهم شيء»

«Kushrisjell në Islam një sunnet (risjellje) të mirë, do ketë shpërblimin e saj dhe shpërblimin e punës së atij që punon e të, pa u pakësuar nga shpërblimi i tyre asgjë. Dhe kush risjell në Islam një sunnet (risjellje) të keq(e), do ketë barrën (e gjynahut) të saj dhe barrën e (të gjithë) atyre që punojnë me të, pa u pakësuar nga barra e tyre asgjë.»

Ndërsa në lidhje me bashkangjitjen, fjala “sunnet” merr kuptimin ose të lavdërimit ose të përçmimit, sipas llojit të të bashkangjiturës. Kështu që fjala e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«...فعليكم بسنتي وسنة الخلفاء الراشدين المهديين عضوا عليها بالنواجذ»

«....prandaj kapuni për Sunnetin tim, dhe Sunnetin(rrugën) e kalifëve të mençur e të udhëzuar, kafshuar fort përtë me dhëmballë»i jep kuptimin e Sunnetit të mirë dhe të lavdërueshëm.

Gjithashtu dhe thënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

« أبغض الناس إلى الله ثلاثة: ملحد في الحرم، ومبتغ في الإسلام سنة الجاهلية...»

«Njerëzit më të urryer tek Allahu janë tre: Një ateist në Shenjtore,dhe ai që kërkon (të sjellë) në Islam sunnetin (traditën) e injorancës...»

Apothënia e tij- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«لتتبعن سنن من كان قبلكم شبرا شبرا، وذراعا ذراعا، حتى لو دخلوا جحر ضب تبعتموهم، قلنا: يا رسول الله، اليهود والنصارى؟ قال: فمن»

«Do t’i ndiqni sunenet (rrugët, traditat)e atyre që ishin para jush, pëllëmbë pas pëllëmbe, krah pas krahu, aq sa nëse ata hyjnë në vrimëtë dabit (zhapikut të shkretëtirës), ju do t’i ndiqni.»Thanë:- “O i Dërguari i Allahut , për çifutët dhe të krishterët(e ke fjalën)?!” Tha: «E për kë tjetër?»e cila i jep fjalës “sunnet” kuptimin e përmbajtjes së keqe e të qortueshme.

Dhe se origjina e saj gjuhësore është marrë nga thënia: - “Senenet el-ma’u - Rrodhi uji”, që dmth “ndoqi derdhjen e tij”. Ndërsa në fjalorin “Lisanul-arab”: - “Derdhi mbi të ujin”: dmth “ehodhi atë”, e është thënë edhe: - “E dërgoi atë me një dërgesë delikate....”

Dhe “Derdhi ujë në fytyrën e tij”: dmth që ia hodhi asaj atë me një hedhje të lehtë (pa përplasje). El-Xheuheriu ka thënë:- “Derdha ujin mbi fytyrën time” dmth “E dërgova atë me një dërgim pa e shpërndarë(përplasur)…” dhe se në hadithin e beduinit që urinoi në xhami (thuhet):«فدعا بدلو من ماء فسنه عليه »-«…dhe kërkoi një enë me ujë, dhe e derdhi atë mbi të (urinën)» dmth: e hodhi atë.

Ndërsa “Sunen”: është hedhja e lehtë(e me delikatesë)...të cilin e kuptojmë nga hadithi i Amr bin el’As - Allahu qoftë i kënaqur me të –kur para vdekjessë tij tha: "dhe hidheni mbi mua dhéun me delikatesë(sunnen) " dmth: vendoseni atë me vendosje të lehtë.

Arabët e kanë përngjasuar“rrugëne ndjekur” (shtegun e kalueshëm)dhe“historinë e përsëritshme” me“diçka të derdhshme kutë gjitha pjesët e saj bashkohen në një vend të vetëm”, e në këtë kuptim ka ardhur edhe fjala e Khalid ibn Utbe el’Hudhelij, i cili ka thënë:

فلا تَجْزَعَنْ من سِيرةٍ أَنتَ سِرْتَها* * *   فأَوَّلُ راضٍ سُنَّةً من يَسِيرُها

Mos u pendo nga rruga të cilën ke hapur për të kaluar

i pari që gëzohet është ai që e ka hapur për t'u kaluar

Në këtë kontekst gjuhësor,fjala “Sunneh”ka ardhur edhe në Kur'anin Fisnik, ku Allahu i Lartësuar ka thënë:

}وما منع الناس أن يؤمنوا إذ جاءهم الهدى ويستغفروا ربهم إلا أن تأتيهم سنة الأولين{ [الكهف:55]

{Dhe se nuk i pengoi njerëzit që të besonin, kur atyre u erdhi udhëzimi, e t’i kërkonin Zotit të tyre falje, (asgjë tjetër) përveç (pritjes) që t’u vinte atyre rrjedha (dënimi) e të parëve…}[el-Kehf: 55]

E gjithashtu i Lartësuari ka thënë:

}سنة من قد أرسلنا قبلك من رسلنا ولا تجد لسنتنا تحويلا{

{Historia(ndodhi) e atyre të cilëve Ne i dërguam para teje, prej të dërguarve Tanë, e në rrjedhën (rregullin) Tonë nuk mund të gjeshë ndryshim}[El-Isra: 77]

2-  “Sunneti” në kuptimin e “shembullit të ndjekur” dhe “prijësit që i referohen”, thuhet në “Lisanul- arab”: - “Solli filani një rrugë të mirë për t’u ndjekur”:Pra, filloi një vepër të mirë të cilën nuk e ka ditur populli i tij, kështu që ata e pranuan atë dhe e ndoqën.

Taberiu ka thënë: “Sunneti” në kuptimin e “shembullit të ndjekur” dhe “prijësit që i referohen”, e gjithashtu thuhet: - “Solli filani tek ne një sunnet (rrugë) të mirë, dhe solli një sunnet (rrugë) të keq(e)”. Pra, ka bërë një vepër në të cilën është ndjekur, qoftë për mirë apo për keq, ku argument për këtë është fjala e poetit Lebijd bin Rabia, i cili ka thënë:

من معشر سنَّت لهم آباؤهم   * * *   ولكل قومٍ سُنَّةٌ وإمَامُها

Nga shoqëria dhanë shembujprindërit për ta

E në çdo popull kanjë shembull e prijësin e saj

…dhe fjala e Sulejman bin Katteh-s:

وإن الأُلى بالطفِّ من آل هاشم   * * *   تأسوا فسنوا للكرام تآسوا

Kryesimi në lartësi është nga familja Hashimit

Dhanë shembull bujarie, e merituan nderimin

Dhe se në këtë kontekst gjuhësor, ka ardhur edhe në fjalët e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –i cili ka thënë:

«ما من نفس تقتل ظلماً إلا كان على ابن آدم كفل من دمها ذلك أنه أول من سن القتل»

«Nuk ka ndonjë person i cili vret padrejtësisht, e që të mos i shkojë birit të Ademit (Kabilit) një pjesë prej (mëkatit të) gjakut të tij. Kjo, pasi ai ishte i pari që e solli (bëri shembull) vrasjen.» që do të thotë se mbi Kabilin vrasësin e Habilit rëndon një pjesë për çdo gjakderdhje, pasi ai ishte i pari që e filloi vrasjen, dhe se thënia e tij: “i pari që e solli vrasjen” tregon se ai që e sjell (fillon) diçka i pari, shkruhet për të ose kundër tij, dhe se kjo është origjina e rregullit: - “Ndihma në atë që nuk lejohet, është haram”.

Pra, kështue kanë quajtur arabët,për çdokë që e ka nisur një punë me të cilën njerëzit kanë punuar pas tij, se ai është ai që e filloi (solli), e në këtë kuptim është edhe fjala e poetit en’Nesib i cili ka thënë:

كأني سننت الحب أول عاشق  * * *  من الناس إذا أحببت من بينهم

Sit’a kisha sjellë unë të dashuruarit me pasion

Ei pari ndër njerëz,kur unë mes tyredashuroj

 

3-  Sunneti me kuptimin stolisje dhe zbukurim. Thuhet: Stolis diçka, e stolis atë me zbukurim, e zbukuron atë: pra e përsos dhe e hijeshon.

Në “Lisanul-arab” është thënë:dhe se “Sunneh” është: fytyra, për shkak të stolisjes së saj dhe shkëlqimit të saj, dhe se është thënë se ajo është një fytyrë e çelur,e është thënë: rrumbullakësia e saj, e është thënë: imazhi, e është thënë: balli dhe mollëzat dhe të gjitha këto janë prej sqimes, çehres dhe hijeshisë.

Në këtë kuptimkanë ardhur poezitë arabe, siç ka thënë el-Eashe:

كريماً شمائله من بني   ***    معاوية الأكرمين السُّنن

Fisnike janë tiparet e tij prej fisit të bijve

Beni Muauije me çehretmë të ndershme

Ku me fjalën: "me çehret më të ndershme" ka për qëllim “me fytyrat më të ndershme”, ku me “çehre” e fytyrave, dhe se "Sunen" është shumësi i fjalës “Suneh”.

Dhe se ka thënë Dhu Rrumeh:

تُريك سنة وجه غير مُقرفةٍ     ***     ملساء ليس بها خالٌ ولا ندبُ

Më shfaq formën e fytyrëspa të metë

lëmuar që s’ka në tërrudhë as shenjë

Ku ai me fjalën"Më shfaq formën e fytyrës" nënkupton: – “më shfaq rrethin e fytyrës”.

Dhe eth- Thealeb ka thënë:

بيضاء في المرآة سُنَّتها          ***    في البيت تحت مواضع اللمس

Bardhësia në pasqyrë është tipar i saj

në shtëpi passipërfaqes së lëmesës

Ku ai me thënien: "në pasqyrë është tipar i saj"nënkupton: “në pasqyrë është imazhi i saj”.

Siç është përmendur në hadithin e saktë, në të njëjtin kuptim:

«أنه - صلى الله عليه وسلم- حض على الصدقة، فقام رجل قبيح السنة»

«Ai - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -bëri thirrje për bamirësi(dhënie lëmoshe), dhe u ngritnjë burrë me fytyrë të shëmtuar» Dmth: imazh të shëmtuar.

4-  Sunneti në kuptimin “përkujdesje ndaj diçkaje dhe mbikqyrje e saj”. Është thënë: “Ruajti devenë” pra “U përkushtua në përkujdesjen e saj dhe mbikqyrjen ndaj saj” dhe se vepra, të cilëne ka vepruar vazhdimisht Pejgamberit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - u quajt “Sunnet” në kuptimin: se ai- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të –u përkushtua në ruajtjen (përkujdesjen) e saj dhe vazhdimësisë së saj.

5-  Sunneti në kuptimin “sqarim”. Është thënë: “U sqarua çështja”, dmth:U bë e qartë. Dhe: “I sqaroi Allahu dispozitat e Veta për njerëzit” pra:I bëri të kuptueshme. Dhe se “Sunneti(sqarimi) i Allahut”nënkupton: dispozitat e Tij, urdhëresat e Tij,dhe ndalesat e Tij. Dhe: “I sqaroi ato Allahu për njerëzit” dmth: i bëri të qarta e të kuptueshme.Në një hadith thuhet:« إني لأَنسى أو أُنسَّى لأسُنَّ » - «Vërtetë që unë harroj, ose vjen harresa, në mënyrë që të sqaroj».

Dmth: Që më vjen harresa që t’i drejtoj njerëzit me anë të udhëzimit për tek rruga e drejtë, dhe t’ua sqaroj atyre se çfarë duhet të bëjnë, nëse atyre u ndodh që të harrojnë.

Fusnotat:

(1)    . “el-Furuk” (faq:56).

(2)    . Shih: "Fetvatë e Shejh el-Islam Ibn Tejmije” (7 / 298-302), dhe “el-Mukhtesar es-Sauaaik el-Murseleh” (2/347).

(3)    . Shih: “el-Mekajis el-Lugah” (3/60).

(4)    . “en-Nihaje fij garijb el-Hadith” (faq:449).

(5)    . Transmetuar nga Muslimi, Libri i Zekatit, kapitulli: “Nxitja në bamirësi qoftë edhe me një gjysëmhurme”, numër (1017).

(6)    . Transmetuar nga Ebu Davudi në Librin e Sunnetit, kapitulli: “Domosdoshmëria e Sunnetit” (4607) dhe Tirmidhiu në Librin e dijes, kapitulli: “Ajo që ka ardhur në lidhje me marrjen e sunnetit pejgamberik dhe të shmanguritnga risitë” me nr. (2678) dhe tha: Hadith Hasen, Sahih.

(7)    . Transmetuar nga Buhariu në Librin e shpagesave , kapitulli: “Ai që kërkon shpagimin e  gjakut të një personi pa meritë” (6882).

(8)    . Transmetuar nga Buhariu në Librin: “Kapja për Kur’an dhe Sunnet” kapitulli: Thënia e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:"Vërtetë që do të ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush" me nr. (7320)

(9)    . Transmetohet nga Buhariu, Libri i abdesit , kapitulli: “Tolerimi i Profetin - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – e i njerëzve ndajbeduinit, derisa e përfundoi urinë e tij në xhami”.me nr. (58,57), dhe Muslim, Libri i Pastërtisë, kapitulli: “Obligimi për larjen e urinës e të pastërtive të tjera, në qoftëse ndodhin në xhami”me nr. (284)

(10)  . Transmetuar nga Muslimi, Libri i Besimit, kapitulli:“Pranimi i Islamit fshin gjithçka që ka qenë para tij” me nr. (121).

(11)  . “Lisanul-arab” 13/227, dhe shih: “el-Kamus el-Muhit” 4/239, dhe “el-Mu’axhem el-Wesit” 1/455,456.

(12)  . “Lisanul-arab” 12/225.

(13)  . “Lisanul-arab” (13/225).

(14)  . Që do të thotë se ti jeprej shoqërisë "dhanë shembull për ta prindërit e tyre" u mësuanatyre mënyrën se si të fitonin piedestalin.

(15)  . kthehu: “Meudiu kurbul- Kufeh”.

(16)  . Nderuan:  prej fjalës “simpati” në kuptimin “e pjesëmarrjes”.

(17)  . “Tefsijr et-Tabari” 4/100.

(18)  . Transmetuar nga Buhariu në Librin e Profetëve, kapitulli:“Krijimi i Ademit dhe pasardhësve të tij”, me nr. (3335), dhe Muslimi në Librin i ndarjes, kapitulli: Sqarimi i mëkatitpër atë që e filloi vrasjen” me nr. (1677).

(19)  . “Tkmeletu Fet’h el-Mulhim” (2/213).

(20)  . “Lisanul-arab” 13/224.

(21)  . Thuhet: “Senene”-“E hapi rrugën” me “e” mbi “s”,ku e para është njëjës dhe e dyta është në shumës “Sunneh”, e cila ka kuptimin e gjetjes së rrugës dhe të qartësimit të saj.

(22)  . Shih: “Lisanul-arab” 13/224, “el-Kamus el-Muhit” 4/239 “el-Mu’axhem el-Wesit” 1/456, 455.

(23)  . Transmetuar nga Ahmedi në Musnedin e tij (4 / 288-296).

(24)  . Shih: “Lisanul-arab” (3/2121) “Taxh el-arus” (9/244 243).

(25)  . Transmetuar nga Maliku në Muwatta, Libri lëshimeve, kapitulli“të punuarit me lëshimet” me nr. (2). Ibn Abdul-Barr ka thënë: “Unë nuk e di këtë hadith të transmetuar nga Pejgamberi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të– as në rrugë transmetimi, as të shkëputur, përveç kësaj forme, i cili është një nga katër hadithettë cilat janë në Muwatta të cilat nuk ekzistojnë përveç se në të në zinxhir dhe as të mbështetura, dhe se kuptimi i tij është i saktë në bazë.

 

(26)  . Shih: “Lisanul-arab” (13/225), “el-Kamus el-Muhit” (4/238).

Comments  

#1 cheap monthly hostingprofile7162 2018-10-31 21:06
Need cheap hosting? Try webhosting1st, just $10 for an year.

http://vault2.kkdphoto.com/albums/userpics/10002/2/cheap-web-host-74891.jpg
Quote

Add comment

Security code
Refresh