Episodi (4)

Kundërpëgjigjet ndaj sulmuesve kundër Metnit (tekstit).

1-Ibn Kethiri ka thënë se ky hadith është në kundërshtim me Kuranin nga dy anë:

(a)-Ai nuk e përmend krijimin e qiellit.

(b)- Ai e bërikrijimine tokës dhe gjithçkaje në të brenda shtatë ditëve 

E el-Mualimiji është përgjigjur kësaj mospërputhje me një përgjigje përmbledhur si më poshtë:

Së pari: Krijimi i Ademit ështëmë i vonë se krijimi iqiejve dhe tokës, dhe se në Kuran nuk tregohet se krijimi i Ademit ishte në gjashtë ditët, por e kundërta, pasi ajo që kuptohet nga vargjet e krijimit të Ademit në fillim të sures el-Bekare, dhe disa gojëdhëna, kuptohetprej tyre se kapatur në tokëjetëedhe para Ademit, dhe që kanë jetuarnë të për një kohë të gjatë, kështu që mbesin gjashtë ditë ato në të cilat u plotësua krijimi i qiejve dhe i tokës.

Së dyti: Hadithie ka cekurkrijimin e qiellit, duke e përmendur në ditën e pestë: dritën, dhe në ditën e gjashtë: kafshët, dhe se jeta e kafshëve ka nevojë për ngrohje, dhe se drita e ngrohtësia kanë si burim trupat qiellorë.Pra, këto dy ditë janë për qiellin, dhe mbesin katër ditë për tokën,  dhe me këtë bie dakord edhe hadithi me atë që është në Kuran dhe kështu e shmang akuzëne një kontradite në mes tyre (1).  

E ajo që më jep të kuptoj këtu është se përgjigjia e Shejhut - Allahu e mëshiroftë –ishte një përpjekje - me keqardhje e them- jo bindëse, dhe as aq e fortë në përgjigje të kundërshtimit në fjalë, e kjo sipas vërejtjeve të mëposhtme:

(a)  - Thënia e Shejhutrreth përmendjes së hadithit,nëkrijimine dritës dhe kafshëve, se kjo tregon se është një tregues për krijimin e qiellit, është mosbindëse;pasi drita është tjetër nga qielli, dhe fakti se objektet qiellore janë burim i ngrohjes dhe dritës, nuk nënkupton se ata janë qiejtë, por kjo është në mospërputhje me Kur’anin dhe Sunetin, ku qiejtë në Kur’an dhe Sunnet, janë objekte madhështore që kanë dyer dhe roje, dhe ato janë të mbështjellura me njëri-tjetrin ku më i ulti e mbështjell tokën, kështu që këtu nuk bëhet fjalë për objekte qiellore.

(b) -  E sikur t’a bindteShejhun kjo, atë nuk do e bindtese në krijimin e kafshëveka tregues që lidhet me krijimin e qiejve kurrë, dhe që në fakt kjo e tregon mospërputhjen e hadithit me Kur’anit akoma më të dukshme, duke e bërë tërë krijimin e qiellit, në një ditë të vetme.

Prandajpërgjigjjamë e saktë - sipas mendimit tim - është ajo që ka thënëShejh el-Albani në komentin e tijnë “Mishkat el-Mesabih” e që pastaje ka shkoqitur në një përmbledhje të një niveli të lartë, duke thënë: "Në përmbledhje të kësaj, shtatë ditët në hadith, janë ndryshe nga  gjashtë Ditët në Kuran, dhe sehadithi bën fjalë për diçka në detaje të kryer nga Allahu mbi tokë, dhe se kjo vetëmse shton (informacion) më shumë se Kuranidhe se nuk bie ndesh me të, dhe se këtë kombinim e kam patur para se të ndalesha tek hadith ii el-Ekhdari, por që edhe ai është i Saktë kur kam kërkuar për të tek përmbledhjet."(2).

Dhe e vërteton fjalën e tij Shejh el-Albani, si më poshtë:

a)  . Se hadithi në fjalë nuk i referohet krijimit të qiellit, i cili është një tregues i qartë, seai bën fjalë për detaje të cilat i ka kryer Allahu në tokë.

b)  . Se Ibn Ebi Hatim i ka bërë një shpjegim Fjalës së Allahut të Lartësuar kur thotë:
(هُوَ الَّذِي خَلَقَ لَكُمْ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعاً)[البقرة: 29]
{Ai është që i krijoi për ju në tokë të gjitha} [Bekare: 29](3).

c) . Se ai– dmth hadithi–sipas transmetimit të el-Ekhdarit, konsiderohet dispozitë në këtë çështje, dhe jo një përpjekje(studimore) me tekst.

d)  . Gjithashtu thënia e Shejh el-Albanite përkrah, faktin se gjashtë ditët e përmendura në Kur’anjanë ndryshe në vetvete, pasi ato a janë ato si ditët e kësaj bote apo jo.Thotë Ibn Xheuzij: "Kuptimi i fjalëve të Tij: {në gjashtë ditë}do të thotë, sa koha e tyre, pasi dita njihet me lindjen e diellit dhe perëndimin e tij, e atëherë dielli nuk ka ekzistuar."(4).

Prandaj nga këtu ne e kuptojmë se ditët e përmendura në hadith, janë ndryshe nga ditët e përmendura në Kur'an.

2)  . Sqarimi seky hadithështë në kundërshtim me hadithet dhe gojëdhënat e tjera, tregon se fillimi i krijimit ishte në ditën e Dielë. Ka thënë el-Mualimij, e ndoshta ai e ka përvetësuar nga Shejh el-Islam Ibn Tejmije, kuShejh el-Islam e ka saktësuarfjalëne atyre të cilët patën thënë:se fillimi i krijimit ishte ditën e Dielë, dhe pastaj e mbështetikëtë mendim, pasi emrat e ditëve tregojnërreth kësaj, dhe se kjo "është një huazim i vërtetuar ngahadithet dhe gojëdhënat e tjera" (5). Ky arsyetim nuk ia ul rëndësinë këtij hadithi, e as nuk e prek atë me ndonjë të keqe, sepse Sahihut (tësakës) nuk mund t’i mvishet Ilja (damka) me Daif (të dobëtin), siç edhe është e njohur. Dhe se këto hadithe dhe gojëdhëna që janë në kundërshtim me këtë hadith "çfarë është merfu’ (i ngritur tek Profeti) është shumë më i dobët seky hadith, e çfarë është jo-merfu’ (i pa ngritur) shumica e tyre janë nga fjalët e Abdullah bin Selamit, Keabit, Wehbit, dhe atyre që marrin nga Israilijatet"(6) 

Dhe konfirmon dobësinë e saj:

a.   Se kushdo që ka folur rreth këtij hadithi, nuk e ka “damkuar”me anë të këtyre haditheve e as këtyre gojëdhënave, të cilat tregojnë se fillimi i krijimit ishte ditën e dielë, por Ibn Tejmije e vuri në dukje, pasi u mbështet në fjalën e Buhariut e të tjerë përveç tij, në replikim ndaj këtij hadithi. E nëse nuk ishin të dobët, pasi shkuandjathtas dhe majtas në damkimin e tyre që i bënë këtij hadithi, atëherë thanë: se e drejta është se krijimi ka filluar ditën e dielë, duke u mbështetur në hadithe dhe gojëdhëna të sakta.

b.  Se një nga shoqëruesit e nëntë nënave, nuk e ka nxjerrë një hsdith të vetëm prej këtyre haditheve e as gojëdhënave, ashtu siç dihet nga ndjekësit e shprehjeve të tyre nëpër fjalor e leksik të shprehjeve të hadithit profetik, e kështu ka vepruar edhe ai që iu përmbajt Saktësisë si Ibn Khuzejme dhe Ibn Hibbani.

Ndërsa argumentit të emërtimit të ditëve, i është kundërpërgjigjur Suhajli në “Raud  el-Unf”, ku e ka sqaruar se emërtimi i tyre me el-Eahd(e para –e dielë), dhe el-Ithnejn(e dyta-e hënë)... e me radhë, nuk janë tjetër veçse emërtime të rastit, dhe se emrat e tyre në gjuhën e lashtë janë: Shejar, Daul, Dhexhbar, Dubar, Muns, dhe el-Arubeh(7), e i përmendi emrat e tyre në gjuhën Siriane, dhe pastaj tha se në qoftë se do kishinardhur në Kur’an me këto emra të nxjerrë nga numrat, atëherë ne do të thonim se ato janë emërtime të vërteta nëmënyrën se si quhen, por ato nuk gjendenpërveç emërtimit të Xhumasë(të Premtes) dhe të së Shtunës, të cilët nuk janë derivate të numrit, edhe pse i Dërguari –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – nuk e ka përmendur emërtimin e tyre fillestar, por që ka folur sipas gjuhës së popullit të tij, të cilët mund t’ua kenë marrë kuptimin këtyre emërtimeve prej popullit të ndjekësve të Librit e që ishin komshinj me ta, e i futën këto emra si imitim i tyre (8).

3)  . Thënia e Bejhekiu: "Kanëmenduar disa studiues të hadithit se ai nuk është memorizuar, për shkak të mospërputhjes së tij me atë në të cilën janë mufesirët (interpretuesit e Kur’anit) dhe histori njohësit". Përgjigjen ndaj tijështë se argumentiështë në atë që ka thënë Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe se ky hadith është i vërtetuar nga i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe se e kanë pranuar atë disa mufesirë (interpretues të Kur’anit), të tillë si Ibn Ebi Hatim, Ibn el-Xheuzij dhe disa nga historinjohësitsi Ibn Is’haku. MadjeIbn Xheuzij transmeton nga Ibn el-Anbari, se kyka thënë:"E ky është Ixhma (konsensusi) i dijetarëve." (9), që don të thotë, ajo që është në hadithin e Muslimit, dhe Allahu e di më së miri.

4)  . El-Kurashijka thënë: "Njerëzit janë pajtuarse ditën e shtunë, nuk është bërë krijim, dhe se fillimi i krijimit ka qënë ditën e dielë" ardhja e këtij mendimi mjafton si kundërpërgjigje ndaj tij.
Dhe se konsensusi, tëcilinai e përmend nuk u gjend vetëmse tek Jehudët, të cilët pretendonin – u l
ënçim Allahun - se Allahu është lodhur dhe se u çlodh ditën e Shtunë, Lartësuar qoftë Allahu ndaj asaj qëata ia mveshin.

5)  . Shejh el-Islam kundërpërgjigjen për këtë hadith, e ka ndërtuar në dy çështje–siç edhe u përmend - por të dyja ato çështje nuk janë të sakta sipas mendimit tim.

Sa i përket çështjes së parë : Ajo është mbështetja e tij nësulmet e disa muhadithëve (studiues të hadithit) në hadith, dhe se kundërpërgjigjja ndaj fjalës së tyre u përmend më parë në mënyrë të detajuar.

Dhe se kapen për fjalët e Shejh el-Islam kur përmendet ai ata që sulmojnë në hadith me dy vërejtje:

E para:Futja në të e Jahja bin Muaijn ndër ata që sulmojnë në hadith, dhe kjo nuk është e vërtetë. Ndoshta ai i ka paraprirë në shkrim Shejh el-Islamit, ose është gabuar nga kopjuesi, ose ka gabuar botuesi, pasi ai i cili ka sulmuar në hadithka qenë vetëm Alij bin el-Medenij.

E dyta: Futja në të gjithashtu e Bejhekiut ndër ata që e kanë bërë të dobëthadithin, e që në fakt ajo në të cilën qëndron në konteksin e Bejhekiu në lidhje me thëniet e sulmuesve në hadith, ia bën të qartë atij se ai nuk pajtohet me ta.(10)

E sa i përket çështjes së dytë: Ajo është një argument teorik të cili e ka sjellur, duke thënë: "Është vërtetuar me transmetim tewatur (të gjithanshëm) se Allahu i krijoi qiejt e tokën dhe çka ndërmjet tyre, brenda gjashtë ditësh, dhe është vërtetuarse krijimi i fundit ka qenë në  ditën e Xhuma (Premte), prandaj kjo automatikisht sjell që krijesa e parë ka qenë ditën e Dielë.”

Dhe kundërpërgjigjja ndaj këtij argumenti është i lehtë e i thjeshtë, e që ka shumë anë:

E para: Se parathënia e dytë e argumentimit të tij është mosbindës e jo i saktë.Pra, ku është vërtetuar se krijimii fundit i qiejve dhe tokës ishte ditëne Xhuma (të Premten)?! Ajo që e vërteton krijimin e Tij në ditën e Xhuma është Ademi(alejhi selam), dhe se krijimi i Ademitështë bërë shumë vonë krahasuar me krijimin e qiejve e të tokës, siç edhe dihet sipas kontekstit të  historisë së krijimit të Ademit përmendur në Kur'an dhe Sunet, dhe nëse bieparathënia bie edhe rezultati.

E dyta:Se ai nuk pranon se ditët e përmendura në Kuran, janë të njëjtat ditë si këto tonat(11), pasi nuk ka asnjë provë se fillimi i krijimit ishte në ditën e dielë.

E treta: Ne nuk epranojmë se ditët e përmendura në Kuranjanë të njëjtat, si ditët e përmendura në hadith, por e vërteta është se ato ishin të ndryshme, ashtu siç u përmendën dëshmitë e argumenteve, dhe Allahu e di më së miri.

Konkluzioni:

U argumentuame këtë hadith Dr. Mamun Shakfah, në librin e tij “el-Karar el-Mekijn”(12), se njeriu ka ardhur në fund të krijimit, dhe se rendi i krijimit është si vijon: dheu, pemët, kafshët, dhe pastaj njerëzit.

Dhe tha: "Nëse shkenca moderne, konfirmoi se jeta u shfaq sipas kësaj rënditjeje, kam për qëllim: bimët, kafshët, dhe njerëzit... kjo e vërtetë tek ne, falenderuar qoftë Allahu, ishte para se t’a arrijnë ‘shkenca kohëve të fundit’....Ka thënë i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të - : « ... » dhe përmendi hadithin.

Pastaj tha: «Është e vetëkuptueshme, se këto ditë të përmendura në hadithin sherif, nuk janë njëzet e katër orë si ditët tona, por ato janë periudhatë cilat vetëm Allahu i Lartësuar e di gjatësinë e tyre, pra me fjalë të tjera, ato janë faza dhe periudha të krijimit.”

Pastaj tha: "Dhe se nuk është vetëm rënditja e krijimit të njeriut nga dheuajo që i referohet hadithi sherif.... por ai tregonedhe një fakt tjetër shkencor shumë të rëndësishëm, i cili është: “Krijimin e vetë dheut"

Pastaj filloitë shpjegojë procesin e krijimit të dheut, duke thënë: "Le të supozojmë se shpërtheu një vullkan gjigand, në një vend të botës, dhe llavae tij arriti të mbulojë zona shumë të gjera të tokës... ajo që do ndodhë është se do të shterpëzohen të gjitha këto hapësira të mëdha, dhe doshkatërrohen të gjitha format e jetës, në një cast të vetëm kohe.... dhe se kjo masë e madhe llave do mbulonte zona të gjera dhe temperatura do ishte shumë, shumë e lartë.E çfarë do të ndodhte pas kësaj?! Dhe si do të krijohej jeta nga fillimi?!

Ajo që do ndodhte do ishte si në vijim:

Do binte shiu dhe do avullonte, pastaj përsëri do bintedhe do avullonte, dhe se çdo herë sipërfaqjae vullkanitdo ftohej dalëngadalë, do ngrinte dhe do të çahej ndërkohë që shiu bie dhe avullon, duke mbetur njëkohësisht diçka prej tij në tokë në tokë.

Pastaj do të shfaqeshin në të carat, krijesa të gjalla fillestare, të cilat i klasifikojmë tek bimët e para,si myshqet dhe algat, që do krijoheshin dhe vdisnin, dhe që do krijoheshin përsëri të tjera dhe do vdisnin, dhe kështu me vazhdimin e ndërveprimit të faktorëve të mjedisit me këto materiale organike fillestare, dhe me erozionin e vazhdueshëm të llavës e cila ngurtësohet, dhe me akumulimine ndërveprimeve dhe copëzimeve, përbëhet dheu, dhe me këtë veshje të kësaj sipërfaqejellave me dhé, mundësohen kushtet për shfaqjen e krijesave më të zhvilluara, dhe bimëvemë të fortasiç janë pemët...dhe kështu vazhdoi jeta...llavë... dhé ... pemë ... pastaj çdo gjallesë do krijonte kushtet e një tabloje për një krijimtë ri, derisa të plotësohej Krijimi…

Kjo që ndodh me llavën vullkanike,  është një përshkrim i zvogëluar i asaj që ka ndodhur në rruzullin tokësor, kur toka ishte e gjithë vullkanetë ndezura, shpërthyese njëherësh…

KështuqëAllahu krijoi së pari dheun, pastaj krijoi pemëtpas tij... qoftë ky fillimi krijimit në detë (siç besohet) apo në tokë, kjo e vërtetë nuk ndryshon, pasi dheu është krijuar i pari, pastaj pastaj pemët, pastaj kafshët, dhe pastaj njeriu ... ".

 

Koment:

Shembulli, të cilin ai solli dhe pas të cilit ai tha: "Kjo që ndodh me llavën vullkanike,  është një përshkrim i zvogëluar i asaj që ka ndodhur në rruzullin tokësor, kur toka ishte e gjithë vullkane të ndezura, shpërthyese njëherësh…" ështënjë thëniebazuar vetëm në hamendje dhe spekullime, pasi nuk ka prova për të, e as argumente, e sa i përket rënditjes së dheut përpara pemëve dhe i pemëve përpara njeriut, kjo është për shkak se bimët kanë nevojë për dhénë mënyrë që të zhvillohennë të, ndërsanjeriuka nevojë për bimët për t’u ushqyer prej tyre, por që edhe vetë Ademi është krijuar nga dheu.

Gjithashtu unë kamedhe një qëndrim në lidhje me fjalën e tij: "Se këto ditë të përmendura në hadithin sherif… nuk janë njëzet e katër orë sit ë ditëve tona

E ky është: Nga e di ai, se ato nuk ishin si ditët tona, kur fundi i hadithit e cilëson se krijimi i Ademit ka qenë në fund të orës nga orët e ditës së Xhuma (Premte), në mes të Ikindisë (pasditës) dhe natës! Ndoshta ai ka menduar se këto ditë janë ditët që janë përmendur në Kur’an, por e kemi sqaruar se ai (hadithi)ishte sqarim i detajuar të asaj që Allahu ka kryer në tokë, dhe jo se ajo është përmendur në Kur’an në lidhje me krijimin e qiejve e të tokës, dhe se Allahu i Lartësuar e di më së miri.

 

  

___________________________________

1)  .“el-Enwar el-Kashifeh” (faq.190)

2) .“Mukhtesar el-Uluw”(112)

3) .Shih “Tefsir Ibn Ebi Hatim” (1/103).

4) .“Zad el-Mesirah”(3/211).

5) .Shih “Mexhmu Fetava” (18/18). Është sjellëdeklarata e tij e plotë, dhe se do vijë diskutimi rreth saj.

6) .“el-Enwar el-Kashifeh” (faq. 191)

7)  .Shih “Tefsir Ibn Kethir” (4/88) në interpretimine Fjalës së Tij të Lartësuar:
( إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْراً ) [التوبة:36]
{Vërtetë që numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë muaj} [et-Teubeh: 36]

8) .“Rawd el-Enf” (1/271) dhe “el-Enwar el-Kashifeh” (faq.191)

9) .“Zad el-mesijr” (3/211).

10) . Shih “el-Esma ue Sifat” (faq. 384).

11) . Shih “Zad el-mesijr” (3/211,212).

 

12)  . “el-Karar el-Mekijn” (127-129).

Comments  

#20 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesRosaline 2024-05-22 10:54
15 Best Pornstars On Playboy Bloggers You Need To Follow
Best Pornstars: http://rvolchansk.ru/user/pimplecook13/
Quote
#19 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesJerry 2024-01-26 20:21
Everyone loves what you guys are usually up too.
This type of clever work and exposure! Keep up the good works guys I've included you guys to
my personal blogroll.

Feel free to surf to my homepage :: fluxus para comprar en España: http://jkmulti.vip/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=1588949
Quote
#18 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesGabriel 2023-04-03 11:06
Thanks for finally talking about >Episodi (4) - Sunnah Network and Sciences
Quote
#17 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesLeonore 2023-03-30 23:18
Greetings, I do think your web site could possibly be having browser compatibility
issues. Whenever I take a look at your site in Safari, it looks fine however, if
opening in Internet Explorer, it's got some overlapping issues.

I simply wanted to give you a quick heads up! Apart from that, excellent website!


my homepage hair loss treatment for hormonal imbalances: https://consuelovita.it/best-hair-loss-treatment-for-hormonal-imbalances
Quote
#16 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesTroy 2023-03-29 03:10
I every time spent my half an hour to read this blog's articles or reviews
everyday along with a mug of coffee.

My website - Liquid
Electrolyte Supplement: https://consuelovita.it/hydrate-like-a-pro-with-liquid-i-v-the-electrolyte-supplement-you-didn-t-know-you-needed
Quote
#15 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesDianne 2023-03-17 16:41
best pharmacy affiliate programs for beginners
natural supplements affiliate marketing secrets
pharmacy affiliate marketing trends
online tutoring jobs for stay-at-home moms

Also visit my web site - women's health affiliate programs: https://fin-gov.ru/forum/profile/madieperivolari/
Quote
#14 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesZandra 2023-03-15 13:51
passive income with stocks
work from home jobs for writers
healthcare marketing programs
digital nomad

my blog; vegan herbal supplement affiliate programs: https://www.cambio.se/innovationsforum/profile/jeannemahlum527/
Quote
#13 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesBeatris 2023-03-13 14:18
I wanted to thank you for this very good read!! I absolutely enjoyed every little bit of
it. I've got you book-marked to look at new things you
post…

my homepage; National Rail Discount Card benefits: https://i-would-be-happy-again.blogspot.com/2022/02/national-rail-discount-card.html
Quote
#12 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesQuinn 2023-03-13 07:35
I absolutely love your blog and find most of your post's to be just what
I'm looking for. Would you offer guest writers to write content for
yourself? I wouldn't mind publishing a post or elaborating on a few of the subjects you
write in relation to here. Again, awesome web site!

my site ... AI-powered personal shopping: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/ai-powered-personal-shopping-assistant.html
Quote
#11 Episodi (4) - Sunnah Network and SciencesRhea 2023-03-12 22:27
Thankfulness to my father who told me about this weblog, this webpage is truly remarkable.


my homepage :: Revolutionizing content creation with AI: https://aiinsides.blogspot.com/2023/03/revolutionizing-content-creation-how-ai.html
Quote

Add comment

Security code
Refresh