EPISODI  ( 2 )

Rëndësia e teuhidit (2-2)

Qëndrimi i tretë:Mirësitë e fjalës së Teuhidit.

Për mirësitë e saj janë përmendur transmetime të shumta, ku do i përmbledhim disa prej tyre:

Prej tyre përmendim faktin se ajo është shkak për hyrjen në Xhennet dhe shpëtimin nga Zjarri. Prandaj kush e thotë atë, duke besuar me bindje në kuptimin e saj, e duke punuar sipas udhëzimit të saj - në fjalë dhe në vepër –le të përgëzohet me hyrjen në Xhennet dhe shpëtimin nga Zjarri, sipas dëshmisë së Mustafasë - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të–. E prej asaj që ka ardhur në lidhje me këtë, është ajo që ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij se i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekmi i Allahut qofshin mbi të – e dëgjoi një muezin të thotë: “Dëshmoj se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut”, dhe- Paqja dhe bekmi i Allahut qofshin mbi të - tha: «خرجت من النار»- «Dole prej Zjarrit».

E nga Ubadete bin Samit - Allahu qoftë i kënaqur me të–transmetohet se ka thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të - të thotë:

«من شهد أن لا إله إلا الله وأن محمد رسول الله حرم الله عليه النار»

«Kush dëshmoi se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin)përveç Allahut dhe se Muhamedi është i Dërguari i Allahut, Allahu ia bën haram atij Zjarrin».

Gjithashtu në Sahih, transmetohet nga Uthmani - Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekmi i Allahut qofshin mbi të- ka thënë:

«من مات وهو يعلم أن لا إله إلا الله دخل الجنة»

«Kush vdes, dhe ai e di (në vetvete) se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut do hyjë në Xhennet».

Dhe shumë hadithe të tilla të tjera si këto.

E prej mirësive të fjalës La ilahe ila Allah – Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Allahut  është se përdoruesit e saj do jenë njerëzit më të lumtur për shkak të ndërmjetësimit  të Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - në Ditën e Gjykimit, siç kjo ka ardhur në Sahih nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të - se Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -ka thënë:

}أسعد الناس بشفاعتي من قال لا إله إلا الله خالصاً من قلبه أو نفسه{

«Njeriu më i lumtur me ndërmjetësimin tim (për të në Ditën e Gjykimit) është ai që ka thënë: “La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut- ” sinqerisht nga zemra e tij, apo brendësia e tij.»

E prej mirësisë së saj gjithashtu,se është përkujtimi më i mirë që mund t’i bëhet Allahut të Plotfuqishëm me të, e është gjëja më e rëndë në peshoren e veprave të mira të robitnë Ditën e Ringjalljes.Ka ardhur në Musnedin e Imam Ahmed ibn Hanbelit - Allahu e mëshiroftë–nga Abdullah bin Amr – Allahu qoftë i kënaqur me të dy–se Pejgamberi –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

«إن موسى - عليه الصلاة والسلام - قال: يا ربّ علمني شيئاً أذكرك وأدعوك به، قال: يا موسى، قل لا إله إلا الله قال موسى، يا رب كل عبادك يقولون هذا قال ياموسى، قل لا إله إلا الله قال: لا إله إلا الله، إنما أريد شيئاً تخصني به، قال: يا موسى، لو أن السموات السبع والأرضين السبع وعامرهن غيري في كفة، ولا إله إلا الله في كفة، مالت بهن لا إله إلا الله»

«Vërtetë që Musai - Paqja qoftë mbi të - ka thënë: “O Zot, më mëso mua diçka me të cilën të të përkujtoj dhe të lus me të.”Ai tha: “O Musa, thuaj “La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut”. Musai tha: “O Zot, të gjithë robërit Tu e thonë këtë.” Tha: “O Musa, thuaj “ La ilahe ila Allah – Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut” Ai tha: “ La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut” por unë kërkoj diçka që më përket e që është vetëm për mua.” Ai tha: “O Musa, nëse shtatë qiejtë dhe shtatë tokat dhe gjithçka që ka në to përveç Meje, do të viheshin në njërën anë të peshores dhe “La ilahe ila Allah- Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut” do të vihej në anën tjetër të peshores, do i ngrejë ato fjala “La ilahe ila Allah- Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut”

Prej mirësive të saj gjithashtu është, se asaj nuk mund t’i bëhet pritë asgjë përveç Allahut të Plotfuqishëm, siç e ka transmetuar Tirmidhiu dhe të tjerët nga Abdullah ibn Amr -Allahu qoftë i kënaqur me ta–i cili ka thënë:

«لا إله إلا الله ليس لها دون الله حجاب حتى تصل إليه»

«Fjala “La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut” nuk ka për të, përveç Allahut, asnjë perde (pritë, pengesë), derisa të mbërrijë tek Ai».

Tirmidhiu gjithashtu ka transmetuar nga Ebu Hurejra - Allahu qoftë i kënaqur me të - se Profeti –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – ka thënë:

«ما من عبد قال لا إله إلا الله مخلصاً إلا فتحت لها أبواب السماء حتى تفضي العرش، ما اجتنب الكبائر«

«Nuk ka ndonjë rob që thotë “La ilahe ila Allah – Nuk ka zot tjetër (që meriton të adhurohet) përveç Allahut” me sinqeritet, vetëmse asaj do i hapen dyert e qiellit derisa të mbërrijë Arshin (Fronin), për aq kohë sa ai u shmanget mëkateve të mëdha».

Prej mirësive të saj gjithashtu është, se ajo është siguri nga tmerri i varreve,ringjalljes dhe tubimit. Transmetuar nga Imam Ahmedi në Musnedin e tij se Pejgamberi –Paqja dhe bekimi i Allahut qpfshin mbi të - ka thënë:

»ليس على أهل لا إله إلا الله وحشة في قبورهم ولا في نشورهم، وكأني بأهل لا إله إلا الله وقد قاموا ينفضون التراب عن رؤوسهم يقولون: }الحمد لله الذي أذهب عنا الحزن«{

«Për përmendësit e fjalës “La ilahe ila Allah- Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut” nuk do ketë tmerr në varret e tyre, as në ringjalljen e tyre. Sikur jam duke i parë përmendësit e fjalës “La ilahe ila Allah” që duke u ngritur(nga varret), fshijnë dheun që është përmbi kokat e tyre, dhe thonë: {Falënderuar qoftë Allahu që e largoi prej nesh pikëllimin}».

Ajo është pjesa më e lartë e Imanit (besimit).Në dy Sahihët (Buhariu dhe Muslimi) është transmetuar nga Ebu Hurejre - Allahu qoftë i kënaqur me të – i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - ka thënë:

«الإيمان بضع وسبعون - وفي رواية: بضع وستون - شعبة، فأفضلها - وفي رواية: فأعلاها - قول لا إله إلا الله، وأدناها إماطة الأذى عن الطريق، والحياء شعبة من الإيمان»

«Imani (besimi) është shtatëdhjetë e më shumë –e në një transmetim tjetër: gjashtëdhjetë e më shumë–pjesë, ku më e mira e tyre –e në një transmetim tjetër: më e larta e tyre - është thënia “La ilahe ila Allah- Nuk ka zot tjetër (që e meriton të adhurohet) përveç Allahut”, dhe më e ulta e tyre është të hequrit e diçkaje të dëmshme nga rruga, dhe se turpi është pjesë e Imanit (besimit)».

Dhe të tjera mirësi si këto prej mirësive të kësaj fjale të madhe e cila mjafton që ajo është një tregues i besimit të atij që e thotë atë e që punon me të, e që është ndarëse mes Imanit (besimit) dhe kufrit (mohimit).

Qëndrimi i katërt:Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«وأن محمد عبده ورسوله»

«...dhe se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij...»kuptimi i së cilës është: që robitë  

Thënia e tij:«...rob i Allahut...» nënkupton: i zotëruar, shërbëtor, e ai është pronë e Allahut të Plotfuqishëm, dhe se ai nuk gëzon prej zotërimit dhe as hyjnores asgjë, por meqë ai është një rob i afërt, Allahu i Lartmadhërishëm e obligoi atë me bartjen e mesazhit të shpalljes dhe e nderoi atë me të.

Dhe se dëshmia se Muhamedi është i Dërguari i Allahut do të thotë, bindje ndaj tij në ato që ai urdhëron, dhe pranimin e atyre që ai lajmëron, dhe të shmangurit nga ajo që ai e ndalon, dhe të mos e adhurosh Allahun përveçse sipas ligjeve dhe rregullave që solli ai, dhe këtu qëndron edhe dashuria e tij –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, dhe se kjo e kompleton edhe kuptimin e dy dëshmive, kështu që nuk ka dëshmi të fjalës “La ilahe ila Allah - Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut” nëse dikush mohon “Muhammed resul Allah - se Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, dhe se nuk është një musliman i vërtetë ai që e lë urdhërin e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të- dhe të tjerët përveç tij, dhe që i kryen ndalesat e tij, e që dyshon në paralajmërimet e tij.

Kështu, ne e dimë se ka dy lloje të njerëzve që gabojnë në lidhje me këtë dëshmi:

Njëri lloj, shkojnë në ekstreme ku edhe imveshin Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të– ato gjëra që nuk janë të tijat prej cilësive të hyjnores, duke e lutur atë në vend të Allahut, duke u ndërlidhur me të,e duke kërkuar shërim prej tij, e ata në fakt po shkelin ndalesat e tij, dhe kundërshtojnë urdhërin e tij, dhe po trillojnë në fenë e tij atë që nuk është prej tij, njësoj si ai që shihni duke i kundërshtuar urdhërat e tij natën e ditën, dhe pretendon se e don Pejgamberin - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - duke i dhënë atij atributet dhe Cilësitë e Allahut–Qoftë i Lartësuar e i Lavdëruar -. Prandaj ata– nuk ka dyshim se – gabuan rrugë, dhe iu shmangën të vërtetës, dhe është frikë që mbi ta të zbresë dënimi.

Lloji tjetër, e pranon këtë, por aii shkel urdhrat e Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të – dhe neglizhojnë në faljen e namazit, për shembull, ose nuk e japin zekatin ose një pjesë prej tij, ose e lë agjërimin e tij...e kështu me radhë, dhe bën atë që ai e ndaloi  - Bekimi i Allahut dhe Paqja e Tij qoftë mbi të –në fjalët ose veprat e tij, si ai që gënjen, mashtron, dhe manipulon, dhe vazhdonme përgojime dhe thashetheme, dhe bën imoralitetin e turpshëm, homoseksualitet, dhe shikimin në gjërat e ndaluara, dhe dëgjimin e tyre, e kështu me radhë.

Këto dy lloje, nuk e kanë plotësuar akoma dëshminë se “Muhammedi është i Dërguari i Allahut”, dhe se nuk plotësohet përdorimii këtyre dy dëshmive vetëm pasi të jenë vërtetuar ato me fjalë, me vepër, me punë, dhe me besim.

Qëndrimi i pestë: Thënia e tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të - :

«وأن عيسى عبد الله ورسوله»

«dhe se Isai është rob i Allahut dhe i Dërguari i Tij», ndërsa në një transmetim:«وابن أمته»«dhe bir i robëreshës së Tij».

Kjo fjali, ka në të sqarimin e pavlefshmërisë së asaj që besojnë të krishterët, se Isai (Jezusi)–Paqja qoftë mbi të - është Allahu, ose bir iAllahut , i Lartësuar është Allahut nga kjo me lartësim madhështor. Thotë i Plotfuqishmi duke treguar për Profetin e Tij Isa - Paqja qoftë mbi të -:

}قال إني عبد الله آتاني الكتاب وجعلني نبيا * وجعلني مباركاً أين ما كنت وأوصاني بالصلاة والزكاة ما دمت حيا * وبرا بوالدتي ولم يجعلني جبارا شقياً * والسلام علي يوم ولدت ويوم أموت ويوم أبعث حياً * ذلك عيسى ابن مريم قول الحق الذي فيه يمترون{

{Tha: “Unë jam rob i Allahut, që më ka dhënë mua Librin (Inxhilin) dhe më ka bërë Pejgamber. Dhe më bëri të bekuar kudo që të jem dhe më porositi për faljen e namazit dhe dhënien e zekatit  për sa të jem gjallë, dhe për bamirësi ndaj nënës sime, dhe nuk më bëri arrogant e mosbindës. E Paqja qoftë mbi mua, ditën që linda, ditën kur do vdes, dhe Ditën kur do të ringjallem.” Ky është Isai biri i Merjemes. Fjalë e vërtetë, rreth së cilës ata janë në dilemë}.

Nëpërjet këtij teksti të shenjtë, prej Zotit Mëshirëplotë, na bëhet e qartë se Isai - Paqja qoftë mbi të–është rob i Allahut, dhe ai nuk është siç pretendojnë të krishterët se ai është i adhuruari i tyre, thotë Allahu i Plotfuqishëm:

}لن يستنكف المسيح أن يكون عبداً لله ولا الملائكة المقربون{

{Nuk do i vinte rëndë Mesihut për të qenë një rob i Allahut e as Engjëjve të afërt}.

Qëndrimi i gjashtë:Thënia e tij –Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«وكلمته ألقاها إلى مريم وروح منه»

«...dhe fjala e Tij që e hodhi tek Merjemi dhe shpirtë prej Tij».

Imam Ahmedi ka thënë: “Fjala të cilën hodhi tek Merjemi, ishte fjala kur Ai i tha atij: “Bëhu”, dhe Isai u krijua me një “Bëhu”. Ndërsa Ibn Kethiri ka thënë:“Ai e krijoi me anë të fjalës me të cilën e dërgoi Xhebrailin - Paqja qoftë mbi të - tek Merjemi, i cili e fryu në të prej shpirtit të tij me lejen e Zotit të tij - të Plotfuqishëm dhe të Lartësuar-. Kështu që Isai – Paqja qoftë mbi të – u krijua– me lejen e Allahut të Plotfuqishëm -, duke u bërë shkak që ajo fryrje të cilën (Xhebraili) e fryu në mëngën e rrobës së saj, të depërtojë deri poshtë në organin e saj,në vend të kontaktit mes babait dhe nënës, dhe mbarë krijesa vetë Allahut - të Plotfuqishëm dhe të Lartësuar -.

Thënia e tij: «وروح منه» - «dhe shpirtë prej Tij».
Ka thënë Ubej bin Keab se: “Isai - Paqja qoftë mbi të–u krijua me një shpirt nga shpirtrat e krijuar nga Allahu i Plotfuqishëm për të cilët ka thënë se i ka bërë të flasë me fjalët:

}ألست بربكم؟ قالوا: بلى{

{A nuk jam Unë Zoti juaj?! Ata thanë: Sigurisht!}, të cilin e dërgoiAllahu tek Merjemi duke hyrë në të.”

Tha Imam Ahmed Ibn Hanbeli: “dhe shpirtë prej Tij”thotë se qëllimi është “prej urdhërit të Tij ishte futja e shpirtit në të”, siç është thënia e Allahut të Lartësuar kur thotë:

}وسخر لكم ما في السموات وما في الأرض جميعاً منه{

{...dhe ua vuri nën shërbim gjithçka që është në qiej dhe në tokë së bashku prej Tij}pra që don të thotë: me urdhër të Tij.

Qëndrimi i shtatë:Kuptimin i thënies së tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -:

«والجنة حق، والنار حق»

«...dhe se Xhenneti është i vërtetë, dhe se Zjarri është i vërtetë...» dmth: dhe dëshmon se Xhenneti për të cilin ka treguar Allahu në Librin e Tij, të cilin Ai ua ka premtuar kujtdo që beson tek Ai dhe tek i Dërguari i Tij, është i vërtetë, pra: me dëshmi të vendosur pas asnjë dyshim në të. Dhe të dëshmojë se Zjarri i Xhehenemit për të cilin ka treguar në Librin e Tij, të cilin e ka  premtuar për jobesimtarët në Të dhe në të Dërguarin e Tij, është gjithashtu i vëtetë, ashtu siç ka thënë edhe Allahu i Lartësuar:

}سابقوا إلى مغفرة من ربكم وجنة عرضها كعرض السماء والأرض أعدت للذين آمنوا بالله ورسله ذلك فضل الله يؤتيه من يشاء والله ذو الفضل العظيم{

{Garoni për tek falja e Zotit tuaj dhe Xhenneti, gjerësia e të cilit është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës, i cili është përgatitur për ata të cilët kanë besuar në Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Kjo është dhuntia e Allahut, të cilën Ai ia dhuron kujt të dojë. Vërtetë që Allahu në dhunti është Madhështor.}, dhe gjithashtu i Plotfuqishmi ka thënë:

}فاتقوا النار التي وقودها الناس والحجارة أعدت للكافرين{

{Pra, kijani frikën Zjarrit, lënda (djegëse) e të cilit janë njerëzit dhe gurët, e që është përgatitur për jobesimtarët}.

Qëndrimi i tetë:E kanë përmendur dijetarët–Allahu i mëshiroftë të gjithë- se të besuarit që Xhenneti është i vërtetë, dhe se Zjarri është i vërtetë, dhe se Xhenneti i është premtuar atij që beson në Allahun e Lartësuar, dhe se Zjarri u është premtuar jobesimtarëve, kanë treguar – Allahu i mëshiroftë – se ky është një tregues për Imanin (besimin) në Ditën e Gjykimit, i cili është kushti i pestë prej kushteve të Imanit (besimit), të cilat janë:besimi në Allah, në engjëjt e Tij, në librat e Tij,në të dërguarit e Tij, në Ditën e Gjykimit, dhe në Caktimin e mirë e të keqë jane prejTij.

Kështu që Xhenneti dhe Zjarri janë të vërtetë e që nuk ka pikë dyshimi në to, e për këtë nuk ka dyshim, ku Xhenneti është përgatitur si vendbanim për miqtë e Allahut, dhe se Zjarri është përgatitur si vendbanim për armiqtë e Allahut. Në lidhje me këtë Allahu i Plotfuqishëm thotë:

}يا أيها الذين آمنوا قوا أنفسكم وأهليكم ناراً وقودها الناس والحجارة عليها ملائكة غلاظ شداد لا يعصون الله ما أمرهم ويفعلون ما يؤمرون * يا أيها الذين كفروا لا تعتذروا اليوم إنما تجزون ما كنتم تعملون * يا أيها الذين آمنوا توبوا إلى الله توبة نصوحاً عسى ربكم أن يكفر عنكم سيئاتكم ويدخلكم جنات تجري من تحتها الأنهار{

{O ju që keni besuar ruajeni veten dhe familjen tuaj nga Zjarri, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Në të janë mbikqyrës engjëjt të ashpër e të fortë që nuk e kundërshtojnë Allahun në atë që Ai i urdhëron, dhe që e bëjnë atë me të cilën urdhërohen.  O ju që nuk besuat, mos u arsyetoni sot, ju po shpërbleni vetëm për atë që ju kani punuar. O ju që keni besuar, pendohuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, duke shpresuar se Zoti juaj do t'u shlyej mëkatet tuaja dhe do t’u fusë në Xhennete (kopshte) nën të cilat rrjedhin lumenj}dhe gjithashtu i Plotfuqishmithotë:

}واتقوا النار التي أعدت للكافرين * وأطيعوا الله والرسول لعلكم ترحمون * وسارعوا إلى مغفرة من ربكم وجنة عرضها السموات والأرض أعدت للمتقين{

{...dhe ruajuni Zjarrit i cili është përgatitur për jobesimtarët, dhe ndiqeni Allahun dhe të Dërguarin me shpresë se do mëshiroheni, dhe nxitoni për tek falja nga Zoti juaj dhe Xheneti gjerësia e të cilit është sa qiejtë dhe toka, e që është përgatitur për të devotshmit}, e po ashtu ka thënë:

}فاتقوا النار التي وقودها الناس والحجارة أعدت للكافرين * وبشر الذين آمنوا وعملوا الصالحات أن لهم جنات تجري من تحتها الأنهار...{

{Ruajuni Zjarrit lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, e që është përgatitur për mosbesimtarët.E ti (o i Dërguar) përgëzoji ata të cilët kanë besuar dhe kanë punuar vepra të mira, se për ta do ketë Xhennete (kopshte) nën të cilat rrjedhin lumenj ...}, dhe thotë:

}وكفى بجهنم سعيرا * إن الذين كفروا بآياتنا سوف نصليهم نارا كلما نضجت جلودهم بدلناهم جلوداً غيرها ليذوقوا العذاب إن الله كان عزيزاً حكيما * والذين آمنوا وعملوا الصالحات سندخلهم جنات تجري من تحتها الأنهار خالدين فيها أبداً لهم فيها أزواج مطهرة وندخلهم ظلاً ظليلاً{

{E u mjafton Xhehenemi skëterrë. Vërtetë që ata të cilët nuk i besuan argumentet Tona, do i hedhim në Zjarr. Sa herë që t’u piqen lëkurat e tyre, do ua ndërrojmë me lëkura të tjera, në që t’a shijojnë dënimin. Vërtetë që Allahu është i Plotfuqishëm dhe i Urtë. Ndërsa ata që besojnë dhe bëjnë vepra të devotshme, do i fusim në Xhennete (kopshte) nën të cilat rrjedhin lumenj. Në to do të jenë të përjetshëm përgjithmonë. Në to do kenë bashkshorte të pastra, e do i fusim nën hijen e hijes}, dhe po ashtu Allahu i Lartmadhërishëm thotë:

}إن الذين لا يرجون لقاءنا ورضوا بالحياة الدنيا واطمأنوا بها والذين هم عن آياتنا غافلون * أولئك مأواهم النار بما كانوا يكسبون * إن الذين آمنوا وعملوا الصالحات يهديهم ربهم بإيمانهم تجري من تحتهم الأنهار في جنات النعيم * دعواهم سبحانك اللهم وتحيتهم فيها سلام وآخر دعواهم أن الحمد لله رب العالمين{

{Vërtetë që ata të cilët nuk e presin takimin Tonë, e që janë të kënaqur me jetën e kësaj bote, e u siguruan në të, dhe ata të cilët ndaj porosive Tona ishin neglizhentë, të tillët vendstrehim do kenë Zjarrin për shkak të asaj që përfituan. Ndërsa ata të cilët besuan dhe bënë vepra të devotshme, Zoti i tyre do i drejtojë nëpërmjet besimi të tyre. Poshtë tyre do të rrjedhin lumenj, në Xhennetet (kopshtet) e begata. Lutja e tyre (do të jetë): “Lëvduar qofsh o Allahu ynë” dhe përshëndetja mes tyre në të (do jetë): “Selam- Paqe”dhe lutja e fundit e tyre (do jetë): “Falenderuar qoftë Allahu, Zoti i botëve”}

Prandaj, është e domosdoshme për besimtarin, që të jetë i bindur rreth ekzistencës së tyre me një bindje të plotë, dhe gjithmonë t’i përkujtojë me përkujtim, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

}إن في ذلك لذكرى لمن كان له قلب أو ألقى السمع وهو شهيد{

{Vërtetë që në këtë ka përkujtim për atë që ka zemër apo ka dëgjim e është dëshmues}.

Ajo që e tregon atë që është përmendur në këtë hadith, duke bashkuar në të Imanin (besimi) në ekzsistencën e Xhennetit dhe Zjarrit me dy dëshmitë, është ajo që kanë transmetuar Buhariu dhe Muslimi, nga Ibn Abasi – Allahu qoftë i kënaqur me të dy – i cili ka thënë: “Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të-, kur ngrihej natën që të falte namazin e natës – tehexhud- thoshte:

«اللهم لك الحمد، أنت قيّم السموات والأرض ومن فيهن، ولك الحمد، أنت نور السموات والأرض، ولك الحمد أنت ملك السماوات والأرض، ولك الحمد أنت الحق، ووعدك الحق، ولقاؤك حق، وقولك حق، والجنة حق، والنار حق، والنبيون حق، ومحمد - صلى الله عليه وسلم- حق، والساعة حق، اللهم لك أسلمت، وبك آمنت، وعليك توكلت، وإليك أنبت، وبك خاصمت، وإليك حاكمت، فاغفر لي ما قدمت وما أخرت، وما أسررت وما أعلنت، أنت المقدم، وأنت المؤخر، لا إله إلا أنت، أو لا إله غيرك»

«O Allahu im, Ty të përket falenderimi. Ti je Ngritësi i qiejve dhe tokës e i gjithçkaje që është në to. Ty të përket falenderimi. Ti je Drita e qiejve dhe e tokës. Ty të përket falenderimi. Ti je mbreti i qiejve dhe i tokës. Ty të përket falenderimi. Ti je i Vërtetë, dhe premtimi Yt është i vërtetë, dhe takimi me Ty është i vërtetë, dhe Fjala Jote është e vërtetë, dhe se Xhenneti është i vërtetë, dhe Xhehenemi është i vërtetë, dhe profetët janë të vërtetë, dhe se Muhammedi - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – është i vërtetë. O Allahu im, Ty të jam dorëzuar, dhe Ty të kam besuar, dhe tek Ti jam mbështetur, dhe nga Ti jam kthyer, dhe me Ty luftoj, e tek Ti kërkoj Gjykimin, pra më fal mua, gjithçka që kam bërë e kam lënë pa bërë, gjithçka që kam fshehur e kam shfaqur. Ti je i Pari, e Ti je i Fundit. Nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Teje.»

Qëndrimi i nëntë:Nuk është mjaftueshme për një musliman që të besojë me një besim teorik, se Xhenneti ekziston dhe se Zjarri është i vërtetë, por është e nevojshme që ky besim të çiftëzohet me punën, gjë e cila e argumenton besimin e tij në to dhe krijimin e tyre. Prandaj është e domosdoshme që të vërtetohet besimi teorik dhe me fjalë me anë të besimit praktik, duke i zbatuar dispozitat e Islamit në realitetin e jetës së tij praktike. Kush dëshiron që të ketë sukses (kalojë) në provim duhet me doemos që të mësojë e të përgatitet, e kush dëshiron që të mbërrijë i sigurtë në udhëtimin e tij kur ai udhëton me makinën e tij, duhet me doemos që t’i bëjë llogaritë vetes para se të niset, e kush dëshiron që të vërtetojë Imanin (besimin) duhet me doemos që të bashkojë veprat me fjalët dhe me bindjen. Por kush e kundërshton këtë me vetëdijen e tij qëllimisht, shpërblimi i tij është në përputhje me llojin e veprës së tij.

Qëndrimi i dhjetë:Thëniae tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të - :

«أدخله الله الجنة على ما كان من العمل»

«do e fusë Allahu atë në Xhennet sipas asaj që ka punuar».

Kjo fjali është një përgjigje e një fjalie kushtore,e cila është përmendur në fillim të hadithit, ku ai tha:

«من شهد أن لا إله إلا الله، وأن محمداً عبده ورسوله، وأن عيسى عبد الله ورسوله، وأن الجنة حق، والنار حق..) الجواب عن ذلك: (أدخله الله الجنة على ما كان من العمل»

 

«Kush dëshmoi se nuk ka zot tjetër (që e meriton adhurimin) përveç Allahut, dhe se Muhamedi është rob i Tij e i Dërguari i Tij, dhe se Isa iështë rob i Allahut dhe i dërguari i Tij, dhe se Xhenneti është i vërtetë, dhe se Zjarri është i vërtetë...»Përgjigjja për këtë është:

«أدخله الله الجنة على ما كان من العمل»

«do e fusë Allahu atë në Xhennet sipas asaj që ka punuar»e në një transmetim tjetër thuhet: «do e fusë Allahu në Xhennet prej cilës derë (të dëshirojë) nga tetë dyert e Xhennetit».

Ky është shpërblimi për atë që e njëson Allahun e Lartësuar, dhe që e ndjek të Dërguarin e Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe beson në Ditën e Gjykimit, për të cilin nuk ka tjetër shpërblim përveç Xhennetit; shpërblim prej Zotit tënd Dhuruesit pa Llogari.

 

Dhe se kuptohet se kushdo që bie ndesh me këtë, si ata që nuk e njësojnë Allahun e Lartësuar, dhe nuk e ndjekin Profetin e Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të -, apo që e përgënjeshtruan Ditën e Gjykimit, e të tjera si këto, përfundimi i tyre është Zjarri, Allahu na ruajt, si shpërblim imerituar.

Comments  

#15 Rarely protrusion, aldosterone-secreting slurring incomplete.uvehaxirigie 2023-03-24 22:55
Icusucaog: http://slkjfdf.net/ Uboqoga emx.ttwf.sq.alssunnah.com.rnb.id http://slkjfdf.net/
Quote
#14 Rëndësia e teuhidit (2-2)Nelle 2023-02-06 03:47
Ꮃrite more, thats aⅼl I һave toⲟ say. Literally, it seemѕ as
thougһ you relied on tһе video to make yⲟur ρoint.
You ⅾefinitely khow whɑt youre talking about, why waste your intelligence οn jᥙst posting videos to your blog whеn you could
Ьe giving us ѕomething enlightening to reɑd?

Hеre is mmy blog; australian mobile casinos: http://lms.sweb.kr/bbs/board.php?bo_table=free&wr_id=82557
Quote
#13 Rëndësia e teuhidit (2-2)Ezekiel 2023-01-29 19:16
bookmarked!!, Ӏ really ⅼike your website!

Feel free tо surf to my web blog - neѡ australian online casino: https://europechat.eu/england-chat-room/
Quote
#12 Anti-ischaemic, joints: high-volume swallowing, occludes implies inadequacy.udefugaidulab 2019-06-04 08:47
Amoxil Children: http://mewkid.net/buy-amoxicillin/ Amoxicillin Online tqk.fgej.sq.alssunnah.org.qzg.ys http://mewkid.net/buy-amoxicillin/
Quote
#11 Test spongiosum hypovolaemia until marrow assessment.rilufiyubate 2019-03-11 08:59
Buy Amoxicillin: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#10 Late signalling irritable aircraft, spreads.fevetuxulerdq 2019-03-11 08:31
Buy Amoxil 500mg: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin Online http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#9 Other lip describe; stepwise earth, child-proof treatments.pawexudojoow 2019-03-08 12:43
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin Online http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#8 Late accidents, bacteraemia; antidepressants; stasis, suggestibility urine.osogavqinwka 2019-03-08 12:07
Order Amoxicillin 500mg: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#7 These sieve oils, hemisphere destroy, nappies topotecan.upefuqozusete 2019-03-08 08:59
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin 500mg Capsules http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote
#6 T-lymphocytes, eventually bursa-like preauricular respect, therapies same.akityijapej 2019-03-08 08:34
Amoxicillin 500mg Capsules: http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/ Amoxicillin Online http://theprettyguineapig.com/amoxicillin/
Quote

Add comment

Security code
Refresh