Episodi(6) Sunneti profetik në Kur’an
Së dyti: Sunneti profetik në Kur'anin Fisnik
Fjala “Sunneh” nënkuptohet në shumë vende në Kur’an
1. Është përmendur me shprehjen “hikme” – urtësi, si në fjalën e Allahut të Lartësuar, duke iu referuar fjalëve të Ibrahimit – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – kur ai u lut për këtë Ummet (bashkësinë muslimane)duke thënë:
﴿رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ ۚ إِنَّكَ أَنْتَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ﴾ (البقرة:١٢٩)
Kuptimi: ﴾Zoti ynë, dërgo në mesin e tyre një të dërguar që t’u lexojë atyre argumentet e Tua dhe t’u mësojë atyre Librin dhe urtësinë, si dhe t’i pastrojë. Vërtetë që Ti je i Plotfuqishmi dhe i Urti ﴿ (El-Bekare:129)
Apo në thënien e të Lartësuarit:
﴿ كَمَا أَرْسَلْنَا فِيكُمْ رَسُولًا مِنْكُمْ يَتْلُو عَلَيْكُمْ آيَاتِنَا وَيُزَكِّيكُمْ وَيُعَلِّمُكُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُعَلِّمُكُمْ مَا لَمْ تَكُونُوا تَعْلَمُونَ﴾ ( البقرة: ١٥١)
Kuptimi: ﴾Po kështu, (për të plotësuar mirësinë Time ndaj jush) ju kam sjellë një të Dërguar, nga mesi juaj, i cili ju lexon shpalljet Tona, ju pastron (nga gjynahet), ju mëson Librin (Kuranin) e Urtësinë (rregullat e fesë) dhe ju mëson ato gjëra që nuk i keni ditur. ﴿ (El-Bekare:151)
Apo në thënien e Tij:
﴿ لَقَدْ مَنَّ اللَّهُ عَلَى الْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِنْ أَنْفُسِهِمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ﴾ ( آل عمران: ١٦٤)
Kuptimi: ﴾Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar.) (Ali’Imran:164)
Apo:
﴿وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا﴾ (النساء: ١١٣)
Kuptimi:
Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe. ﴿ (En-Nisa:113)
Apo:
﴿ وَاذْكُرْنَ مَا يُتْلَىٰ فِي بُيُوتِكُنَّ مِنْ آيَاتِ اللَّهِ وَالْحِكْمَةِ ۚ إِنَّ اللَّهَ كَانَ لَطِيفًا خَبِيرًا﴾ ( الأحزاب: ٣٤)
Kuptimi: (Mbani në mendje ato që lexohen në shtëpitë tuaja prej Shpalljes së Allahut dhe Urtësisë (profetike)! Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i pakufishëm dhe di çdo gjë.)(El-Ahzab:34)
Apo:
﴿هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولًا مِنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِنْ كَانُوا مِنْ قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُبِينٍ﴾ ( الجمعة: ٢)
Kuptimi: ﴾Allahu është Ai që dërgoi tek analfabetëve një të dërguar nga mesi i tyre që t’u lexojë atyre ajetet (vargjet) e Tij dhe t’i pastrojë duke u mësuar atyre Librin dhe urtësinë, edhe nëse ata më parë ishin në një humbje të qartë.﴿ (El-Xhumua:2)
Hasani dhe Katade, në lidhje me këtë ajet shprehen se: " “Libri” është Kur’ani, ndërsa “urtësia” është Sunneti i të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – "(1).
Imam Shafiu - Allahu e mëshiroftë! - ka thënë: "Allahu përmend “Librin” e që është Kur’ani dhe pastaj përmend “urtësinë”. E unë kam dëgjuar nga ata me dijen e të cilëve jam i kënaqur se: “Urtësia” këtu nënkupton “Sunnetin” (tradidën) e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -, Kjo e vërteta, Allahu e di më mirë, sepse Kur’ani është përmendur pastaj është përmendur “urtësia”. GjithashtuAllahu e përmend si begati të Tijën ndaj njerëzve që u ka mësuar atyre Librin dhe Urtësinë, ndaj nuk ka shpjegim tjetër - Allahu e di më së miri – veç të thuhet se “urtësia” këtu është Sunneti i të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -, kjo pasi fjala "Urtësi" është përmendur ngjitur me Librin e Allahut. Po ashtu, edhe për faktin se Allahu e ka bërë obligim (farz) bindjen ndaj të Dërguarit të Vet, dhe njerëzit e kanë për detyrë zbatimin e urdhërave të tij. dhe termi “farz” përdoret vetëm për urdhëresat në Librin e Allahut dhe në Sunnetin e të Dërguarit të Tij – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – bazuar edhe në atë që kemi përmendur se Allahu e ka bërë imanin (besimin) në të Dërguarin e Tij të bashkangjitur me imanin (besimin) në Të, për më tepër Sunneti i të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – është sqarues i kuptimit që dëshiron Allahu: duke qenë udhëzues në lidhje me çështjet specifike apo të përgjithshme të tij (Kur’anit). Pastaj e bashkangjiti urtësinë e tij (sunnetin) me Librin e Vet mundësi të cilën nuk ia ka dhënë askujt prej njerëzve të tjerë përveçse të Dërguarit të Tij"(2).
Ndërsa Taberiu - Allahu e mëshiroftë! –në lidhje me fjalën e Allahut: " ﴾Dhe që t’ua mësojë atyre Librin dhe urtësinë﴿ ka thënë: Kjo do të thotë: “Që t’ua mësojë atyre Librin e Allahut, i cili iu zbrit atij, si dhe t’ua sqarojë atyre kuptimin e tij. Ndërsa me fjalën "urtësi" nënkuptohet: Sunneti (tradita) të cilën Allahu i Lartmadhërishëm e vendosi, nëpërmjet fjalëve të të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- dhe deklaratave të tij, për t’u ndjekur nga ana e besimtarëve. (3)
Taberiu - gjithashtu – pasi përmendه mendimet e Imamëve në lidhje me interpretimin e fjalës “urtësi” tha: “Mendimi më i saktë në lidhje me fjalën “urtësi” është se ajo nënkupton “Njohjen e dispozitave të Allahut të Lartësuar , të cilat nuk mund të arrihet vetëmse nëpërmjet sqarimit nga vetë Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të. (4)
Nëse e pranojmë këtë fakt, që është se sqarimi i Kur'anit Fisnik është urtësia që i është dhënë të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – dhe se ajo qëndron pranë Kuranit dhe se kjo urtësi nuk është asgjë tjetër përveç vetë Sunneti i të Dërguarit të Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -, atëherë lindin disa pyetje:
Ndër to: Cili është shkaku që Kur’ani nuk ka përdorur fjalën "Sunnet" si një term për të nënkuptuar "sqarimin e Kur’anit", por ka përdorur fjalën "urtësi"?!
Pastaj: Nëse Kur’ani përdor fjalën"urtësi" atëherë përse Profeti -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!, shokët e tij, dhe dijetarët e Ummetit pas tij -e zëvendësuan atë me fjalën "Sunnet" ?!
Thotë Dr. Khaulij: "Sipas përceptimit tonë, fillimi i këtij interpretimi është i fshehur në dallimin mes natyrës së secilit prej tyre, të "Kuranit" dhe të "Sunnetit" pavarësisht origjinës së njëjtë që kanë që është "shpallja", pasi të dyja ato janë të shpallura (frymëzua) nga Allahu i Lartësuar, me dëshminë e vetë Kur’anit dhe Sunnetit pas tij.
Sa i përket dëshmisë nga Kur’ani, kemi sqarim në formë të prerë në fjalën e Allahut ku thotë:
﴿ "وَمَا يَنْطِقُ عَنِ الْهَوَىٰ*إِنْ هُوَ إِلَّا وَحْيٌ يُوحَىٰ﴾ ( النجم: ٣-٤)
Kuptimi: ﴾Dhe se ai (Muhammedi) nuk flet asgjë nga mendja, por ajo që ai flet është vetëm shpallje që i shpallet﴿ (En-Nexhmu:3-4)
Kështu që gjithçka që fliste i Dërguari i Allahut, duke përfshirë citimet nga Kur’ani, dhe gjithçka qai thoshte, secila prej tyre është shpallje.
Bazuar në atë që pohuam më sipër, se “urtësia” e përmendur në Kur’an është "Sunneti" i të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -, atëherë ajeti:
﴿وَأَنْزَلَ اللَّهُ عَلَيْكَ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَعَلَّمَكَ مَا لَمْ تَكُنْ تَعْلَمُ ۚ وَكَانَ فَضْلُ اللَّهِ عَلَيْكَ عَظِيمًا﴾ (النساء: ١١٣)
Kuptimi: ( Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.) (en-Nisa:113) kthehet në argument të prerë se “Sunneti” konsiderohet shpallje, të cilin Allahu ia shpalli të Dërguarit të Tij – ashtu siç ia ka shpallur edhe Kuranin.
Ndërsa argumenti i tretë është fjala e Allahut të Lartësuar:
﴿ ثُمَّ إِنَّ عَلَيْنَا بَيَانَهُ﴾ ( القيامة: ١٩)
Kuptimi: ﴾Pastaj na përket Neve që ta sqarojmë atë(Kur’anin)﴿ (El-Kijame:19)
Ajeti është premtim i prerë se sqarimin e Kur’anit do ta merrte përsipër Allahu i Lartësuar, ashtu siç mori përsipër gjithashtu edhe:
﴿ جَمْعَهُ وَقُرْآنَهُ﴾ ( القيامة: ١٧)
﴾Renditjen dhe leximin e tij﴿ (El-Kijame:17) duke e konsideruar njësoj si sqarimin edhe renditjen dhe leximin e tij., Termi “njësoj” do të thotë se sqarimi do t’i shpallet të Dërguari të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të !-në të njëjtën formë shpalljeje si të Kur’anit.
Pra, Sunneti është shpallje, duke u mbështetur në argumentet e qarta të Kur’anit, por edhe nga argumentet që sjell vetë ai (Sunneti) , siç ka thënë i Dërguari i Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -
: "ألا إني أوتيت الكتاب ومثله معه"
Kuptimi: Mua në të vërtetë më është dhënë Libri (Kur’ani) dhe bashkë me të diçka si ai» (5).
Të Dërguari të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- nuk i është dhënë bashkë me Kur’anin asgjë tjetër, përveçse Sunneti, dhe se Sunneti nuk është si Kur’ani në asgjë, përveçse në faktin që edhe ai është shpallje si ai.
Kështu që sado që të përpiqemi që të gjejmë kuptimin e të qenit të tij “si Kur’ani” përveç faktit se ai është shpallje si ai, ne vetëm se do të kërkonim të pamundurën. Pasi është e qartë se ai nuk është si Kur’ani, as në formë dhe as në masë. sunëti, Gjithashtu nuk është sfidues njëlloj si Kurani.
Mes Kur'anit dhe Sunnetit ka ngjashmëri të kufizuara, që vërtiten rreth faktit se të dyja janë shpallje prej Allahut të Lartësuar, ndërkohë që dallimet mes tyre janë: se Kur’ani është "shpallje" me fjalë dhe kuptim, ndërsa Sunneti është "shpallje" në kuptim por jo në fjalë.
Këtë ndryshim e shohim qartë, sapo të meditojmë në lidhje me bukurinë shprehëse të Kuranit krahasuar me të Sunetit.
Zoti ynë e ka garantuar ruajtjen e Kur’anit dhe e ka mbrojtur nga çdo lloj ndryshimi apo shtrembërimi duke thënë:
﴿إِنَّا نَحْنُ نَزَّلْنَا الذِّكْرَ وَإِنَّا لَهُ لَحَافِظُونَ﴾ ( الحجر: ٩)
﴾Ne e kemi zbritur Përkujtimin (Kur’anin) dhe Ne jemi ruajtësit e tij﴿ (El-hixhr:9)
Ndryshe nga "Sunneti" i cili na u la neve përgjegjësi që ta ruajmë dhe ta mbrojmë. Por me të ka ndodhur diçka që është e pamundur të shmanget nga njerëzit. Këtë na e tregojnë edhe mospajtimet që ekzistojnë në lidhje me transmetimin e një hadithi, i cili është transmetuar në rrugë të ndryshme transmetimi, të gjitha janë të besueshme dhe të vërteta, gjë e cila e tregon përfundimisht se gjatë transmetimit të tij ka ndodhur diçka, e cila përbën edhe arsyen e mospajtimit. E nëse ka mospajtime në lidhje me lejueshmërinë që hadithit të transmetohet vetëm me kuptim, për Kuranin ka konsensus që nuk lejohet të transmetohet vetëm me kuptim.
Kjo, pasi teksti i Kur’anit është tekst me të cilin adhurohet Allahu (në namaz), gjë e cila nuk ndodh me hadithin profetik, gjithashtu Kur’ani është një mrekulli dhe përbën një sfidë për njerëzit, por kjo nuk mund të thuhet edhe për Sunnetin.
Për shkak të këtyre dallimeve Kur’ani preferoi të përdorte fjalën "hikme" – urtësi, të cilën Profeti - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – e interpretoi me termin "Sunnet".
Nëse e pranojmë këtë ndryshim themelor: Se "Kur’ani" është shpallje: si në “fjalën” ashtu edhe në kuptim dhe se "Sunneti" është shpallje: vetëm në “kuptim” por jo në “fjalë”, atëherë ne e kemi zgjidhur dilemën që në themel.
Ne shprehim mendimin me shpresën tek Allahu që të kemi të drejtë: se "urtësia" e përdorur në Kur’an nënkupton: kuptimet që përmbajnë hadithet e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – të shpallura nga Allahu, të cilat Profeti pastaj –u veshi fjalë.
Pra, "urtësia" nënkupton vetëm "kuptimet"... dhe "Sunneti" nënkupton “kuptimet bashkë me mënyrën e shprehjes së tyre”. Për rrjedhojë nuk kemi shmangie nga ana e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- në lidhje me termat që përdor Kur'ani.
Koncepti "urtësi" është i ndryshëm nga koncepti "sunnet".
"Sunnet" vetëm me kuptim, është “urtësi” Në këtë kuptim ai është shpallje nga Allahu i Lartësuar.dhe "sunneti" me kuptim dhe fjalë, është thënie e të Dërguarit të Allahut – Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! –veprim ose pohim i tij.
Argumenti se kuptimi i "Sunnet" është shpallje nga Allahu i Lartësuar dhe se veshja me fjalë e këtyre kuptimeve është bërë nga i Dërguari i Allahut - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të – është vetë fjala e Profetit - Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të – kur ka thënë:
»إن الروح الأمين قد ألقى في رُوعي : أنه لن تموت نفس ، حتى تستوفي رزقها ، فأجملوا في الطلب«
"Ruhul-Emini" (Shpirti besnik- Xhebraili) më shpalli se asnjë shpirt nuk do ta shijojë vdekjen, para se të përfundojë rrizkun (furnizimin) e tij, kështu që kërkojeni në mënyrën e duhur.» Në një transmetim tjetër:
"إن روح القدس نفث في روعي ..."
«Ruhul-Kudus (Fryma e shenjtë – Xhebraili) fryu në brendësinë time...»(6)
Fjala « نفث في روعي ... » fryu në brendësinë time...» nuk ka kuptim tjetër këtu, vetëmse atë të frymëzimit dhe hedhjes së idesë në shpirt, dhe se ato që hidhen në brendi nuk janë gjë tjetër vetëmse kuptime.
Pasi inspirimi me fjalë dhe kuptim bie në shpirt dhe në vesh njëkohësisht, siç janë Hadithet Kudsi (hadithet e shenjta) dhe Kur'ani Famëlartë.
Kështu që ajo që ne dëgjojmë dhe lexojmë nga këto hadithe, nuk janë ato çfarë janë hedhur në "brendësinë" dhe zemrën e të Dërguarit të Allahut -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! -.
Të Dërguarit të Allahut -Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! i janë inspiruar kuptimet dhe ai i ka veshur ato me fjalë.
Shprehjet i Dërguari i Allahut i ka formuluar sipas mënyrës së vet dhe stilit të tij të veçantë, e cila është një metodë që nuk ka dyshim se ndryshon nga çdo lloj metode hyjnore e Kur’anit.
Por, termi “Sunnet” në kuptimin gjuhësor do të thotë: “Rrugë”, kështu që a gabojmë nëse themi se: “Sunneti i të Dërguarit të Zotit, është rruga se si ai e ka komunikuar atë që i është shpallur atij në lidhje me sqarimet rreth Kur’anit – me anë të kuptimeve që i janë frymëzuar – duke i formuluar ato me fjalët dhe stilin e tij, si një "hadith", apo të quajtur ashtu në metagforë për çdo "praktikë" apo pohim nga ana e tij, që për nga treguesit janë njëlloj si hadithi.?!
A është e mundur tani që fjala "urtësi" të përdoret " në vend e fjalës "Sunnet", ose anasjelltas?!
Në fakt secili term është vendosur në vendin e vet, ku asnjëri nuk mund të përdoret në vend të tjetrit!(7)
2. Në Kur’an Sunneti është nënkuptuar edhe në forma të tjera, duke përfshirë:
- Urdhërimin për bindje (ndjekje) ndaj tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç e gjejmë në Fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:
﴿"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ ﴾ ( النساء: ٥٩)
﴾O ju që keni besuar, bindjuni Allahut dhe bindjuni të Dërguarit, si dhe përgjegjësve nga mesi i juaj...!﴿ (En-Nisa:59)
- Pranim i urdhrave dhe ndalesave të tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç e gjejmë në ajetin:
-
﴿ وَمَا آتَاكُمُ الرَّسُولُ فَخُذُوهُ وَمَا نَهَاكُمْ عَنْهُ فَانْتَهُوا ﴾ ( الحشر: ٧)
﴾E atë që ju jep (urdhëron) i Dërguari merreni e atë që ju ndalon prej saj, hiqni dorë prej saj...﴿ (ُl-Hashr:7)
- Pranim dhe dorëzim ndaj vendimit të tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç e gjejmë në Fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:
" فَلَا وَرَبِّكَ لَا يُؤْمِنُونَ حَتَّىٰ يُحَكِّمُوكَ فِيمَا شَجَرَ بَيْنَهُمْ ثُمَّ لَا يَجِدُوا فِي أَنْفُسِهِمْ حَرَجًا مِمَّا قَضَيْتَ وَيُسَلِّمُوا تَسْلِيمًا"( النساء: ٦٥)
﴾Jo për Zotin tënd, ata nuk besojnë derisa të të marrin ty për gjykues në çështjet problematike mes tyre, si dhe mos të ndiejnë në vetet e tyre asnjë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd, e të dorëzohen tërësisht...﴿ (En-Nisa:65)
- Po ashtu: Paralajmërimi për mos kundërshtimin e tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – siç e gjejmë në Fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:
" فَلْيَحْذَر الَّذِينَ يُخَالِفُونَ عَنْ أَمْرِهِ أَنْ تُصِيبَهُمْ فِتْنَةٌ أَوْ يُصِيبَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ" ( النور: ٦٣)
﴾Le të kenë kujdes ata të cilët e kundërshtojnë urdhërin e tij (të Dërguarit) se mund t’i godasë ndonjë sprovë ose mund t’i godasë një dënim i dhembshëm!﴿ (En-Nur:63)
- Si dhe: Obligimi për ta ndjekur - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! - siç e gjejmë në Fjalën e Allahut të Lartësuar ku thotë:
-
"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَطِيعُوا اللَّهَ وَأَطِيعُوا الرَّسُولَ وَأُولِي الْأَمْرِ مِنْكُمْ " ( النساء: ٥٩)
﴾Thuaju: Nëse vërtetë e doni Allahun, atëherë më ndiqni mua që edhe Allahu t’ju dojë dhe t’ua falë mëkatet tuaja.﴿ (Ali’Imran:31)
Apo thënia e Tij:
" وَاتَّبِعُوهُ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ" ( الأعراف: ١٥٨)
﴾...dhe ndiqeni atë (të Dërguarin) në mënyrë që të jeni të udhëzuar.﴿ (El-Earaf:158)
Të gjitha këto tekste dhe temat që ato shtjellojnë ia bëjnë obligim Ummetit që të udhëzohet nëpërmjet tij - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të! – si dhe sqarojnë se ajo me të cilën ai ka ardhë, është përgjegjësi Umetit që t’a pranojë dhe të punojë sipas saj, dhe se kjo është ajo që ne e quajmë "Sunneti i tij"- Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!-. (8)
________________________________________
(1) “El-Fekih uel-Mutefekih” me përshtatje: 1/88.
(2) Shih: “Er-Risale”: fq. 79-78
(3) Shih: Tefsiri i Taberiut: 4/163
(4) Shih: Tefsiri i Taberiu: 1/557
(5) Transmeton Ebu Davudi në: “Libri i Sunnetit”, në kapitullin: “Nevoja e Sunnetit” me nr.4604; Tirmidhiu në: “Libri i Dijes”, në kapitullin: “Çfarë është e ndaluar që të thuhet rreth haditheve të Pejgamberit - Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!- ” nr: 2663 ku thotë: “Hadithun hasenun- garijb (i mirë – i panjohur) .
po ashtu, shton se hadithi është transmetuar edhe nga të tjerë përveç këtyre dyve, dhe se Ibn Hibani e konsideron hadith sahih (të saktë)..
(6) Transmeton Imam Shafiu në: “er-Risale”, fq.53 nr: 306, nga Matlab; Hakimi në Mustedrak në kapitullin: “Libri i shitjeve”: 2/4 nga Ibn Mesudi. Imam Shafiu e sjellë këtë hadith si dëshmi për hadithin e Xhabirit, të cilin e ka sjellë fillimisht si bazë prastaj e ka argumentuar këtë bazë; është transmetuar edhe nga Ebu Nuajm në “El-Hilje”: 10 /26-27, nga Ebu Umame, si dhe është transmetuar edhe nga Khatibi në “El-Fekih dhe l-Mutefekih” fq.: 92-93, ; Sujuti në: “Xhami’u es-Sagir” e ka konsideruar hadithin daif - të dobët : 2273.
(7) Në “Es-Sunneh bejenen lil-Kur’an” (Sunneti, shpjegues i Kur’anit) fq.: 41-46, me përshtatje.
(8) Në “El-Med’khal ila es-Sunneh en-Nebeuijeh” fq.: 21.
Comments
He was entirely right. This post truly maade my day.
You can not ijagine just hoow much time I haad spent forr this info!
Thanks!
My web site - Ukrain-forum.Biz.ua: https://Ukrain-forum.Biz.ua
put in penning this site. I really hope to view the same high-grade content from you in the future
as well. In truth, your creative writing abilities has encouraged me to get my own, personal site now
;)
Here is my site 5 Passive Income Ideas
to Help You Achieve Financial Freedom: https://theexactproblemtoit.blogspot.com/2023/04/5-passive-income-ideas-to-help-you.html
I've been looking for a plug-in like this for quite some time and was hoping maybe you would have some experience with
something like this. Please let me know if you run into anything.
I truly enjoy reading your blog and I look forward to your new updates.
Feel free to surf to my site: Joann Fabrics coupons for yarn: https://affect-your-health.blogspot.com/2022/02/coupons-joann-fabrics.html
Regards
My page ... search engine
optimization strategies: https://aiinsides.blogspot.com/2023/03/the-top-strategies-for-generating.html
I'm definitely enjoying the information. I'm book-marking and will be tweeting this to my followers!
Superb blog and wonderful design and style.
Also visit my website AI-powered healthcare diagnostics: https://aiindustrynews.blogspot.com/2023/03/how-ai-powered-healthcare-diagnostics.html
Exploring in Yahoo I at last stumbled upon this website.
Studying this information So i am satisfied to express that I have a
very excellent uncanny feeling I discovered just what I needed.
I such a lot no doubt will make sure to do not overlook this web site and provides it a look regularly.
Also visit my web site; hair care: https://healthy-lifestylehub.blogspot.com/
Stop by my webpage - Seo Service Uk: http://xn--352bl9lutc8wt.kr/bbs/board.php?bo_table=notice&wr_id=2036