Episodi i dytë ( 2 )
Tregimi i Ibrahimit - Paqja qoftë mbi të- (1-3)
Nga Seid bin Xhubejr transmetohet se Ibn Abasi ka thënë: “E para prej grave e cila ka lidhurbrez(rrip në bel) ka qenë nëna e Ismailit, ajo lidhi një brez( me një bisht – si fshesë- që të fshijë gjurmët në shkretëtirë) që të humbasë gjurmët e saj prej Sarës. Pastaj Ibrahimi e mori bashkë me djalin e saj Ismailin kur ajo akoma e ushqente me gji dhe i vendosi pranë (vendit të) Qabes (që është sot) pranë një peme të madhe (nën hije) mbi ujin e Zemzemit përmbi (vendin e) Xhamisë (së Shenjtë). E asokohe në Mekke nuk kishte asnjë njeri dhe se nuk kishte ujë, megjithatë ai (Ibrahimi –Paqja qoftë mbi të) i vendosi ata aty, duke u lënë të dyve një trastë në të cilën kishte hurme, e një enë në të cilën kishte ujë, e pastaj Ibrahimi u nis të kthehej, i cili u ndoq prej nënës së Ismailit e cila e pyeti: O Ibrahim, ku po shkon?! A po na lë, në këtë luginë në të cilën nuk ka as njerëz dhe asgjë, duke ia përsëritur këtë shpesh. Por ai nuk kthehej nga ajo. Pastaj ajo e pyeti: “ A- Allahu është ai i Cili të ka urdhëruar për këtë?!” Iu përgjigj: “Po”. Atëherë ajo i tha: “Atëherë Ai nuk do të na humbasë!” pastaj u kthye. Pasi Ibrahimi u largua derisa arriti në një cep që ata nuk mund t’a shihnin; u drejtua me fytyrën e tij në drejtim të (vendit të) Qabes (që është sot), dhe pastaj bëri dua me ato fjalë duke ngritur duart e duke thënë:
{رَبِّ إِنِّي أَسْكَنْتُ مِنْ ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِنْدَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ}-{Zoti im unë i vendosa, nga pasardhësit e mi, në një luginë të pambjellshme, pranë Shtëpisë (Xhamisë) Tënde të Shenjtë} e deri sa tha:{يَشْكُرُونَ}-{që të falenderojnë}.( Ibrahim:37 ).
Kështu nëna e Ismailit filloi t’i japë gji Ismailit, e të pijë prej atij uji, derisa kur mbaroi ajo që ishte në enë, filloi të ndjejë etje e të ndjejë etje edhe djali i saj, derisa pa se si ai filloi të dridhej, ose tha: të përpëlitej. Dhe ajo iku duke mos dashur t’a shikonte atë (në atë gjendje), dhe gjeti Safa-në kodrën më të afërt aty që mund të mbërrinte, dhe hipi në të, pastaj iu kthye luginës për të parë nëse do shohë ndokë, e nuk pa askë. Pastaj zbriti prej Safa-së derisa mbërriti (përsëri) në luginë, ngriti cepin e fundit të saj dhe filloi të ecë me ecjen e një njeri të angazhuar, derisa e kaloi luginën, ku mbërriti tek (kodra) Merwa në të cilën hipi dhe shikoi se mos po sheh dikë, dhe nuk pa askë. E këtë e bëri shtatëherë (radhazi).” Tha Ibn Abasi: “I Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të)tregoi (në lidhje me këtë):
«فَذَلِكَ سَعْيُ النَّاسِ بَيْنَهُمَا»-«Dhe se ky është (shkaku që)Sa’ji (ecja)e njerëzve mes atyre të dyjave (kodrave është bërë obligim) »E pasi u nderua mbi Merwa-n dëgjoi një zë, dhe ajo tha: “kthjellohu”; dhe kishte për qëllim veten e saj, pastaj vuri vesh dhe e dëgjoi përsëri dhe thërriti: “Na dëgjo, nëse ke me vete (diçka) për të pirë!”; por ai ishte një Melek(ëngjëll) në vendin (ku sot është pusi) Zemzemit dhe e gërmoi (tokën) me thembrën e tij, ose ka thënë: me flatrën(krahun) e tij, derisa doli uji. E ajo filloi t’a mbledhë si pus dhe të flasë me dorën e saj kështu, duke e bërë si grumbull ujin për enën e saj, e ai duke e mundur, pasi ajo e rrethonte.” Tregon Ibn Abasi: “Tha i Dërguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
« يَرْحَمُ اللَّهُ أُمَّ إِسْمَاعِيلَ لَوْ تَرَكَتْ زَمْزَمَ أَوْ قَالَ: لَوْ لَمْ تَغْرِفْ مِن الْمَاءِ لَكَانَتْ زَمْزَمُ عَيْنًا مَعِينًا »
«Allahu e mëshiroftë nënën e Ismailit. Nëse do e kish lënë Zemzemin (të rrjedhë), ose ka thënë: Sikur të mos e mblidhte ujin pus, do kish qenë zemzemi burim prej burimeve(rrjedhëse).» Tha: Pastaj piu dhe i dha gji edhe djalit të saj, dhe Meleku iu drejtua asaj dhe i tha: “Mos iu frikësoni humbjes, pasi ja, këtu, është edhe Shtëpia e Allahut të cilën do e ndërtojë ky djalë bashkë me babanë e tij, dhe se Allahu nuk i humbet banorët e saj.” Pasi Shtëpia (Xhamia) ka qenë
(që herët) e ngritur si pirg mbi tokë, ku vërshimet vinin dhe merrnin prej saj nga e djathta dhe nga e majta.
Kështu ajo vazhdoi, derisa pranë tyre kaloi një grup nga Xhurhumi, apo antarë të fisit Xhurhum që po vinin nga rruga që kishin lënë, dhe u ndalën në fund të Mekkes kur panë zogjtë duke u sjellur, dhe thanë: “Ky është një zog që rrotullohet rreth ujit. Ne kemi kaluar kësaj lugine, e në të nuk ka patur ujë!” kështu që dërguan një vrapues apo dy vrapues(shërbëtorë), dhe kur ç’të shohin, panë ujin. Ato u kthyen menjëherë dhe i lajmëruan për ujin, dhe ata erdhën.” Tha: “Ndërkohë nëna e Ismailit ishte pranë ujit. I Thanë: A na jep leje, që të qëndrojmë pranë teje?! Tha: “Po, por mbi ujin nuk keni të drejta.” Thanë: “Në rregull.”
Tha Ibn Abasi: “Tregon i Dërguari i Allahut:«فَأَلْفَى ذَلِكَ أُمَّ إِسْمَاعِيلَ وَهِيَ تُحِبُّ الْإِنْسَ»-«Atë e gjeti nëna e Ismailit, dhe se ajo e donte shoqërinë.» kështuqë ata u vendosën (aty) dhe dërguan (lajmëtarë) edhe tek familjet e veta, dhe u vendosën me ta, derisa ata u familjarizuan me të (Haxheren-nënën e Ismailit), derisa djali u rrit dhe mësoi prej tyre arabishten, e garues (për veten), dhe kur ai u rrit atyre u pëlqente. Dhe se kur e arriti (pjekurinë),e martuan me një vajzë prej të tyre. (Një rast) Pas vdekjes së nënës së Ismailit, e pasi Ismaili ishte martuar erdhi Ibrahimi për të parë atë që kishte lënë. Ismailin nuk e gjeti, por pyeti gruan e tij për të, dhe ajo i tha: “Ka dalë që të kërkojë (rrizk–gjah) për ne.” Pastaj ai e pyeti për jetesën e tyre dhe nevojat e tyre. E ajo i tha: “Jemi shumë keq, jemi në fukarallëk e vështirësi” e kështu iu ankua atij. I tha: “Kur të vijë burri yt, jepi Selam atij (prej meje) dhe thuaji që t’a ndërrojë pragun e derës së tij.” E kur erdhi Ismaili, sikur ndjeu diçka, dhe pyeti: “A mos ka ardhur kush?!” Ajo tha: “Po, na erdhi një plak kështu e kështu, dhe na pyeti për ty, dhe i tregova. Më pyeti se si ishte jetesa jonë, e i thashë se jemi në halle e vështirësi.” I tha: “ A të la porosi ndonjë gjë?!” Tha: “Po, më tha të të jap Selam, dhe tha: “Ndërroje pragun e derës tënde.” Tha: “Ai ka qenë babai im, dhe më ka urdhëruar që të të ndaj. Shko tek familja jote.” Kështu që e ndau dhe u martua me një tjetër prej tyre. Pasi Ibrahimi qëndroi (larg) prej tyre, aq sa deshi Allahu, u erdhi përsëri, por përsëri nuk e gjeti. Kështu që hyri (në shtëpi) dhe e pyeti gruan e tij për të, e ajo i tha: “Ka dalë që të kërkojë për ne (rrizk e gjah).” I tha: “E si jeni (jetoni) ju?!” Dhe e pyeti për jetesën e tyre dhe hallet e tyre. Tha: “Jemi shumë mirë dhe me mirësi” dhe falenderonte Allahun. I tha:
“E cili është ushqimi i juaj?!” Tha: “Mishi” Tha: “E cila është pija juaj?!” Tha: “Uji” Atëherë ai tha: “ O Allah jepu bereqet në mish dhe në ujë.” Tregon i Dërguari i Allahut(Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të):
«"وَلَمْ يَكُنْ لَهُمْ يَوْمَئِذٍ حَبٌّ وَلَوْ كَانَ لَهُمْ دَعَا لَهُمْ فِيهِ، قَالَ: فَهُمَا لَا يَخْلُو عَلَيْهِمَا أَحَدٌ بِغَيْرِ مَكَّةَ إِلَّا لَمْ يُوَافِقَاهُ"»
«Dhe se atyre atë ditë nuk u gjendeshin drithra, se po t’u gjendej, do kish bërë dua edhe për to, e tha: Prandaj,nëse ndonjëra nga ato të dyja, do të mungojë ndonjëherë tek banorët jashtë Mekkes,(skamja) nuk do i përfshijë këta.»
I tha: “Nëse të vjen burri yt, jepi atij Selam, dhe urdhëroje që të përforcojë pragun e derës së tij.” E kur u kthye Ismaili, pyeti: “A u ka ardhur kush?!” Tha: “Po, na erdhi një i moshuar, me pamje shumë të bukur - duke e lavdëruar- dhe më pyeti se si është jeta jonë, dhe unë i thashë, që mirë.” I tha: “A të ka porositur me diçka?!” Tha: “Po, ai të dha Selam, dhe të urdhëroi që të porforcosh pragun e derës.” I tha:
“Ai ka qene babai im, dhe se ti je pragu, për të cilin më urdhëroi që t’a mbaj.” Pastaj qëndroi (larg) prej tyre aq sa deshi Allahu, e pastaj u erdhi përsëri ndërkohë që Ismaili ishte duke mprehur shigjeta nën pemën e madhe (nën hije) pranë Zemzemit. E kur e pa, u ngrit në të shkonte drejt tij, dhe u çmallën bashkë, siç çmallet babai me djalin, e djali me babain, pastaj i tha: “O Ismail! Allahu më ka urdhëruar me një porosi.” I tha: “Bëje atë me të cilën je urdhëruar nga Zoti yt.” Tha: “A do më ndihmosh?” I tha: “Dhe unë do të të ndihmoj.” Tha: “Allahu më ka urdhëruar që të ndërtoj, ja këtu, një Shtëpi – dhe tregoi me shenjë nga pirgu i ngritur krahasuar me vendin përreth -.” (Ibn Abasi) tregon: Atëherë, të dy sëbashku i ngritën themelet e shtëpisë. Ismaili sillte gurët, ndërsa Ibrahimi ndërtonte, derisa kur e ngritën (murin në njëfarë lartësie), sollën këtë gurë (gurin e Qabes) dhe e vunë në të, duke u ngritur kur ai po e ndërtonte dhe Ismaili duke i dhënë Gurin, dhe të dy thonin:{ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ}{ Zoti ynë, pranoje (këtë vepër) prej nesh, vërtetë që Ti je Dëgjues i Dijshëm.}(el-Bekare:127)
Tregon (Ibn Abasi): “E kështu ata e ndërtuan (Qaben), dhe duke u rrotulluar rreth Shtëpisë (Xhamisë) ata thonin:{ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنْتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ} { Zoti ynë, pranoje (këtë vepër) prej nesh, vërtetë që Ti je Dëgjues i Dijshëm}. (1)
Referenca:
1) . “Sahih el-Bukhari” me nr. (3364) faq. (561-563).
Comments
[url="https://brainycoursework.com"]coursework writers
coursework writer uk
[url="https://buytopessays.com"]homework essay help
essay helpers
[url="https://buy-eessay-online.com"]writing essays help
help writing college essay
[url="https://buyacademicessay.com"]college essay help service
essay help chat room
[url="https://bestsessays.org"]professional essay writers review
help with writing essays at university
[url="https://bestessaysden.com"]essay writers service
custom essay writing
[url="https://bestessayreviews.net"]buy essay writing online
best essay editing service
[url="https://besteasyessays.org"]writing essays services
help write essay online
[url="https://bestcampusessays.com"]i need help on writing an essay
community service essay
[url="https://au-bestessays.org"]sat essay writing help
essay help toronto